Antikorrupsioni i Ramës në Ministrinë e Arsimit, reagon Karabina: Nuk është për mua

14 Korrik 2017, 20:58Politika TEMA

Pas lajmeve të publikuara nga disa media dhe disa portale në vend, se në Ministrinë e Arsimit kishte shkuar struktura antikorrupsion e Kryeministrisë, për të kontrolluar veprimtarinë e ministres Karabina, ka reaguar edhe kjo e fundit.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Karabina shprehet se lajmi i publikuar nuk është i vërtetë, dhe se struktura antikorrupion që ka mbërritur në ministri, nuk është për të verifikuar punën e ministres, por për “zbatimin e procedurave të ndjekura për menaxhimin e burimeve njerëzore, gjatë vitit 2017”.

Më tej ministrja Karabina shprehet se “sipas legjislacionit në fuqi, detyrimin për të menaxhuar burimet njerëzore dhe për të ndjekur procedurat ligjore përkatëse mbi to, është përgjegjësi e strukturave administrative të Ministrisë së Arsimit. Për vitin 2017, deri në momentin e pezullimit nga detyra, kjo ka qenë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e z. Plarent Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm i MAS, I pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim penal për shpërdorim detyre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje