Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po përdor stilin e tij shumëngjyrësh dhe të guximshëm të veshjes për t’i përcjellë Europës një mesazh ndryshe lidhur me Shqipërinë modern, sipas ekspertëve.
Kreativiteti në veshje është karakteristikë e njohur e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, I cili u bë I njohur për stilin e tij përparimtar pasi u shpall Ministër i Kulturës më 1998.
Vetëm një vit pasi Shqipëria doli nga periudha traumatike e trazirave, Ministri Rama- 1.98m I gjatë – u shfaq në publik me pantallona të gjera dhe çorape me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë.
Të rinjtë shaqën interes të menjëhershëm për të, pjesërisht për shkak të profilit të tij të pazakontë si piktor dhe basketbollist.
Në veshjen e tij, ashtu si dhe në kanavacë, ai preferon të kombinojë ngjyra të forta, duke krijuar një stil unik, I cili pa dyshim e ka ndihmuar atë të ngjisë shkallët e politikës.
Si Kryetar I Bashkisë së Tiranës për 11 vite, karakteri I tij artistik pati një impakt të fortë në ndryshimet që ai I bëri qytetit, ndërtesat e të cilit fituan famë botërore për shkak të transformimit qw pwsuan pas lyerjes me ngjyra të ndezura pastel.
Belina Budini, një akademike në komunikimin politik, e përkufizoi stilin e tij si “neo-populist” në librin e saj të vitit 2009, “Edi Rama, politikani pop star”, ku thuhej se e konfirmoi lidershipin e tij në sytë e opinionit publik.
Sidoqoftë, shumë dyshuan se duke u zgjedhur kryeministër, Rama do të duhej të zbuste ngjyrat dhe t’I përshtatej një stili veshjeje më modest.
Është e qartë se mendonin gabim. Përkundrazi, stili i tij arriti në një stad tjetër.
Të mërkurën, teksa merrte pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste, krah udhëheqësve të tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së, Rama kombinoi kostumin e tij formal me atlete të bardha Adidas.
Atletet me vija ishin të pranishme gjatë takimit dypalësh me Presidentin Farncez Emmanuel Macron dhe në takimet me përfaqësues të tjerë të lartë të instituineve të BE-së dhe qeverive Europiane.
Kjo nuk është diçka e papërsëritur më parë. Më 24 Maj, në një takim të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor me Zëvendës Presidenten e Komisionit Europian, Federica Mogherini, ai u shfaq me një T-shirt të stampuar dhe me pantallona e këpucë sportive.
Irena Myzeqari, lektore në Universitetin Europian të Tiranës, u shpreh për BIRN se Rama I shikon veshjet tradicionale të politikanëve si të mërzitshme sepse nuk përcjellin asgjë të re.
“Akademikët dhe kërkuesit e komunikimeve mund të shprehin shumë kritika ndaj tij, por për sa I përket krijimtarisë dhe ndjesisë së tij natyrale të vetëbesimit, Rama është I pakrahasueshëm me të tjerë. ” u shpreh ajo.
Ajo beson se Rama po dëron një mesazh politik të mprehtë përmes veshjes së tij, ashtu si bëri përgjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Qershorit në Shqipëri.
“T-shirte të stampuara me trëndafila të kuq dhe pantallona të zeza u përdorën për të përcjellë një mesazh të thjeshtë: Jam I thjeshtë, jam një prej jush dhe ne jemi një familje; një familje ku dashuria dhe besimi janë të qëndrueshme dhe ku nuk ka nevojë për kostume dhe kravata formale. ” deklaroi Myzeqari.
Ajo tha gjithashtu se përzgjedhja e veshjeve të përditshme joformale në sallonet e pushtetit Europian nuk është një zgjedhje rastësore, por një strategji e menduar mirë dhe e përcaktuar për të promovuar imazhin e vetëbesimit shqiptar.
Lidhur me anëtarësimin në BE, ajo shprehu mendimin se, “po presim në një dhomë, sigurisht, por po bëjmë çfarë është e mundur për të qenë në dhomën e ndënjjes. Dhe në dhomën e ndënjjes mund t’ia lejosh vetesh të ecësh si të duash, qoftë zbathur apo me shapka”.
Balkaninsight
Fuck you all,idiots,
Historia e mbretit lakuriq.
Nje pjese e mire, vazhdon te shikoj,per pandallonat kauboj,floket e gjata,qendrimet me femra etj,fenomene te lena pas,te kohes se Hoxhes,
Ramen nuk e shikoj nga atletet,apo marken e tyre,e gjykoj nga mendimi dhe veprimi ne detyre,per ate qe i dhame voten,si Kryeminister !
undefined
Vetë fakti që njerëzit flasin për veshjen e tij dhe jo për ndonjë aferë korruptive, tregon që është njeriu i duhur për Km.
Ceshtje kendveshtrimi, zoti Timi! Vete fakti qe nuk flasin per permbajtjen, por per formen tregon qe ndoshta s’kishte permbajtje? Apo forma ishte kaq e investuar saqe fitoi ballancen me permbajtjen? Sido qe te jete, nje funksionar i ZGJEGHUR eshte i paguar me parate e mia dhe ka detyre kryesore te shprehi ato qe mendoj UNE=populli! Stili personal, fantazite individuale, udhetimet kurioze e eksperimentale qe ben subkoshienca nuk mund te paguhen me parate e mia e te popullit tim. Kur te hapi kompani private le te shkoje ne takim pune me rroba banjo po te doje. Asnje perendimor nuk impresionohet me udhetimet emocionale te Edit. Ata menjehere kuptojne qe si i verberi qe ka rifituar shikimin ka dalldi qe i falen. Edit dalldite i duken si leksione ndaj ndaj botes apo si komfirmim idenditeti. Tipike semundjet e femijerise. Bota i shikon i pranon dhe po ashtu i klasifikon si xheste adoleshence… ku me ngulm kerkohet komfirmim.
Stili modern i Rames i percjell Europes po ate mesazh qe na percjell edhe neve, ate te nje debili
Ja ke fut kot o gazrtari i tems, se aji ishte nje gafe e pashoqe .. dhe jo’ MESAZH PER EUROPEN’..
Mos u mundoni te lani mu_in me sh_rre.
Ndoshta i dha nje mesazh Europes se Shqiperia eshte veshur me atlete per te ecur lirshem dhe shpejt. Tani hajde te hamendesojme.
Mos i shikoni gunen,por punen.Modestia e Edi Rames,u ka bere pershtypje njerzeve,por ama pozitive.Thjeshtesia,nderohet dhe respektohet.
Por Amani o Bllokiste mesojeni kete idiot dhe injorant se si te vishet sepse shijet e tija jane shijet e Gomarit.Ky kerkon te riktheje Kohen e humbur kur ishte femije qe asnjehere nuk pati kepuce Atlete me emer; si Niky,Aditas, etj.O social-Komuniste Po ku e keni gjetur kete gomar qe e rizgjodhet si KM te shqiperise.Ky vend ka shum probleme te kaluares pa u rregulluar dhe tani po na I shton me shum problemet Idioti I juaj qe po behet 70 vjec dhe akoma nuk di se me cfar kepucesh vishet kostumi?A jane qe te gjith Idiota dhe injoranta mbeturinat Enveriste? s ndryshe nuk ka mundesi qe ky te jet I vetem.
Edhe une ashtu mendoj ????.Me mire per keto.Kuptohet nuk kane ku ta kapin.Oratoria yll..veshja e papare…po beri dhe 1/2 e atyre qe thote do jete ?
vetem Mero Baze mund te ishte i afte te shihte pozitivisht kete klloun, te sqarohemi; jo se merua eshte pozitivist, po sepse eshte natyrshem sahanlepires apo nje Uriah Hipi! Sa per tju qetesuar pak, ju siguroj qe per kepucet e Edit, i cili vuan nga nje kompleks i theksuar inferioriteti (se ndryshe nuk shpjegohet tendenca per te terhequr vemendjen me cdo kusht) asnje TV italiane apo internacionale nuk ja vari. E dini pse? E thjeshte, sepse shqiperia eshte nje vrime haleje, pa kurrefar rendesie, e cfardo gjeje ekstreme/vetvrasese te beje nuk e terheq dot vemendjen e ketyre! Keshtu qe vellezer shqipetare veni shpirtin ne paqe, filloni punoni, kushtojini kohe punes dhe familjes, investoni ne kulture (per veten tuaj) se europianet apo amerikanet as qe duan t’ia dini se kush jeni, cfare beni apo ca mendimi kane shqiptaret per ato. mbetshi me shendet!
Analizen e ka shkruar vete Shoferi me athlete … ha ha i madh
Rama edhe keshtu duket shume arkaik.
Ne takimet me BE ai duhet te shkoje me pantallona te shkurtera ose ndoshta edhe me breke .
Sepse kjo eshte “Shqiperia qe duam” = Shqiperia qe nuk e pjerdh kerkush !
Bravo kryeministri yne! Cdo energji e shpenzuar, e studiuar. Po largon Shqiperine nga “e vjetra” ne shume fronte
Cuditem nga mendimet kontradiktore qe shkruhen ne lidhje me veshjen e Kryemnistrit Edi Rama per mendimin tim ai e tregon veten te pavarur nga suaza konservative e paraqitjes ne veshje sepse eshte nje njerime shpirt te liredhe mendje hapur.Perse nuk kritikoni kryeministrin grek Sipras i cili nuk mban krevate si te tere ne takime me leader nderkombetare?
PO si te bejme me ca komentus qe e heqin vete per dikush dhe na dalin si keca te shtire: lereni njeriun te vishet si e mendon se ashtu ka per te bere dhe punet; ndryshe skeni per ta kuptuar kurre boten e lire demokratike dhe te barabarte para ligjit dhe shoqerfise; jo para pasurise: Sa mbrapa botes keni ngele. Egi Rama do te ngelet kryeministri shqiptar me moderni e me vizionari ne boten be lire qe spo e gjen dot lirine nge njerezit fallco
K/ministri Rama – sui generis ….!!!!