Zbarkojnë te Ministria e Arsimit inspektorët e antikorrupsionit, teknikja Karabina ka shkelur ligjin?

14 Korrik 2017, 16:53Politika TEMA

Në Ministrinë e Arsimit kanë zbarkuar inspektorë të antikorrupsionit për shkak se janë bërë disa emërime dhe vendime të fundit nga ana e Ministres Teknike, Mirela Karabina.

Dyshohet se kjo e fundit ka shkelur rëndë ligjet, ka dalë përtej kompetencave të saj duke krijuar dyshime të mëdha për akte korruptive, mungesë të zbatimit të ligjit, shkuan BW.

Burime pranë njësisë antikorrupsion, bëjnë me dije se provat paraprake janë të patjetersueshme, edhe pse nevojiten hetime më të hollësishme për të provuar shkeljet e Ministres.

Dhe është pikërisht kjo arsyeja pse inspektorët antikorrupsion që kanë zbarkuar sot në Ministrinë e Arsimit duket se nuk do të gëzojnë pushimet verore, pasi do të punojnë intensivisht, çdo ditë, për të zbardhur dyshimet, të cilat nëse provohen, do të krijojnë jo pak telashe për Ministren Teknike, që në bazë të marrëveshjes Rama-Basha, duhet të ishte larguar që në 26 qershor.

1 komente në “Zbarkojnë te Ministria e Arsimit inspektorët e antikorrupsionit, teknikja Karabina ka shkelur ligjin?”

  1. rudini says:

    Niseni me ministrine e shendetesise se tek kjo e arsimit e keni sport politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje