Edi Rama fitoi zgjedhjet edhe me një dinakëri për t’u pasur zili: Ai arriti të bindë një shumicë të konsiderueshme të shqiptarëve se në fakt këto katër vjet nuk ishin mandati i tij, por i tiji dhe i Ilir Metës. Lista e zezë që ai publikoi ishte ama, sinjali i parë se tashmë të gjithë, edhe atë që e votuan për këtë arsye, po realizojnë skemën mjeshtërore të Edi Ramës se në fakt ky qenkësh mandati i tij i parë i vërtetë. Në fakt nuk është kështu. Ky është mandati i dytë i socialistëve, të cilët nëse duan të bindin njerëzit se e meritojnë një mandat të tretë historik blair-ian, duhet të bëjnë disa gjëra të thjeshta:
1.E Para të mos kopjojnë Sali Berishën, siç bëri me të ashtuquajturën “listë të zezë”. Edi Rama duhet të kishte gjetur një skemë më origjinale, më qytetare dhe më ligjore për të denoncuar korrupsionin në administratë, sesa Qytetari Dixhital i Doktorit. Vetë Rama, në vitin 2009 denoncoi Politikën e Përbaltjes apo shantazhin verbal ditor të Qeverisë dhe kryeministrit ndaj çdo njeriu që ai mendonte se kishte armik dhe kundërshtar. Shumica e njerëzve në listën e zezë nuk janë engjëj, por në një vend ku duam drejtësi, nuk mund të bazojmë atë tek anonimët e shpifur të internetit, por t’i inkurajojmë njerëzit të denoncojnë ato në organet penale. Qytetari Dixhital dhe Politika e Përbaltjes janë Shqipëria e vjetër. Edi Rama thjesht e kopjoi atë nga Saliu, ndaj edhe dështoi të na bindë se po bënte një gjë të mirë.
2.Edi Ramës do t’i duhet të tregojë se është ndryshe nga Saliu, sidomos ai i mandatit të dytë në një pikë delikate: Të vërtetojë se Reforma në Drejtësi nuk është një përpjekje për të vënë duart mbi të, por investim serioz për një drejtësi që në radhë të parë do të presë kokat e korrupsionit në administratën dhe kabinetin e tij. Me listën e zezë ku mungonin denoncime për ministrat e tij, dha një provë periferike, por ama provë, e mungesës së kredibilitetit të fjalëve të tij për këtë. Por të paktën për këtë, ka ende kohë të provojë se skeptikët e kanë gabim.
3.E dyta, Edi Rama, ndryshe nga Saliu i 2009-ës, duhet të heqë dorë nga Ilir Meta dhe ta lërë atë të bëjë Presidentin e fortë dhe gruan e tij, opozitaren e fortë. Kryeministri duhet të mos i bjerë më telefonit të Ilirit sepse ai nuk do t’ia ngrejë për shumë kohë. E deshi timonin vetëm, tani ta mbajë vetëm. Sali Berisha nuk e pati këtë pretendim. Deshi vetëm katër vjet më shumë në rresht të parë. LSI do të jetë në opozitë dhe me gjasë do të jetë opozitë më e fortë, më e egër dhe me shumë skenare të paparashikueshme. PS tani duhet të jetë gati për këtë. Numrat jo gjithmonë mbajnë qeveritë në këmbë. Dhe nëse Edi Rama nuk kopjon mendjen e Saliut për Gardën e Republikës, atëherë timoni Ii tij do dridhet shpesh nga gurët në rrugë që do vendosë LSI. Ndoshta do të reflektojë dhe do preferojë më mirë shkopinjtë e dikurshëm në rrota nga “partneri strategjik”, por tashmë ato janë kohë që nuk vijnë më.
4.Edi Rama ndryshe nga Saliu i mandatit të dytë, tani duhet të flasë më pak e bëjë më shumë. Me vepra. Rruga që ka përballë është e panjohur dhe fsheh pas entuziazmit të fitores së vetmuar, edhe ankthin pezull të një disfate që mund ta vuajë vetëm. Sot shqiptarët meritonin minimalisht të dinin cili do ishte kabineti i ri, por i vetmi emër publik është ai i Gramoz Ruçit për Kryetar Kuvendi. Nëse Edi Rama thotë se do ketë bashkëqeverisje me shqiptarët, ata, dhe jo Sandri, duhet të jenë të parët që të dinin emrat e atyre që do qeverisin. Në kabinet ka akoma dështakë. Ata duhet të ikin. Rama duhet të tregojë, ndryshe nga Saliu i mandatit të dytë, se ministra të përjetshëm në masë, nuk mund të ketë.
5.Edi Rama ndryshe nga Saliu, duhet ta lërë Partinë Demokratike të rimëkëmbet dhe mos t’i përzihet nëpër këmbë me rrjetën e marrëveshjes së 18 majit. Në fund të fundit kjo është edhe në interesin e tij: Monopoli i opozitës vetëm me LSI është një skenar i zymtë për qetësinë e qeverisjes së tij. Qoftë Lulzim Basha apo Eduard Selami duhet të jenë zgjedhje të vetë PD. Siç ka treguar historia e humbjeve në PS, rezultati nuk mund të ndryshohet nga faktorë të jashtëm, thjesht faktorët e jashtëm evidentojnë si armiq të panevojshëm njerëz me vlera në partitë respektive. Por ajo që është më e rëndësishme të lërë vendin të ketë një opozitë të shëndoshë.
6.Duke mos u marrë me LSI dhe opozitën, ndryshe nga Saliu i mandatit të dytë, Edi Rama do ketë më shumë kohë të merret dhe me ekonominë. Le t’i lëmë pallavrat e të pranojmë se kanabisi ka pasur një ndikim një cashflow në dy vitet e fundit, por tashmë që kryeministri thotë se kanabis në një janar 2018 më nuk do të ketë, atëherë duhet të punojë mirë që ekonomia të rritet pesë për qind jo pas katër, por pas dy vjetësh. Përndryshe në Lokalet e 2019-ës, modeli i Lali Erit do t’i shërbejë për të fituar Tiranën, por jo gjithë Shqipërinë.
7.Të vetmen gjë që Rama duhet të “kopjojë” nga Saliu i parë dhe i dytë janë investimet publike infrastrukturore. Të përfundojë Rrugën e Kombit lënë turpshëm si zog i rrjepur prej tetë vjetësh. Të nisë rrugën e Arbrit e ta mbarojë atë deri për zgjedhjet lokale. Të çlirojë Jugun nga asfiksia që fillon në Qafën e Koshovicës e nuk përfundon deri në Sarandë. Të krijojë kështu vende pune e frymëmarrje te firmat e mëdha. Dhe të lidhë kështu në mënyrë të integruar Rilindjen Urbane me rrugën nacionale, damarët me fytyrën, formën me përmbajtjen dhe ta kthejë këtë, në një vend modern, entuziast, simpatik siç është Tirana sot, ku njerëzit nuk duan më të ikin.
8.Ndryshe nga Saliu i mandatit të dytë, Edi Rama duhet ta marrë seriozisht integrimin europian, sidomos tani që ky proces do jetë tërësisht në duart e Partisë Socialiste. Ai dhe zyrtarë europianë na thanë se Reforma në Drejtësi dhe zgjedhjet ishin dy kushtet kryesore. Tani nëse asgjë nuk ndodh këtë vit për hapjen e negociatave, i bie që arsyeja e vetme do jetë qeverisja e tij.
9.Edi Rama, ndryshe nga Saliu i mandatit te dytë që shkonte në Mynih dhe fliste për pakte antishqiptare dhe Shqipërinë deri në Prevezë, duhet të jetë më i kujdesshëm në retorikat e tij që mund t’i interpretohen si nacionaliste apo populiste. Miqësitë me Erdogan mund të jenë interesante, sa kohë menaxhohen me kujdes. Por fjalët për një perspektivë tjetër nëse vonon integrimi europian, nëse përsëriten vazhdimisht, do interpretohen thjesht si një përpjekje për të hedhur dështimin tënd në kurriz të dikujt tjetër. Saliu e bëri dhe këtë në mandatin e dytë. Dhe të fundit për të.
10.Por më e rëndësishmja është se nëse mandati i parë ishte më shumë mandati i formës, ky i dyti duhet të jetë ai i përmbajtjes. Ndryshe nga Saliu që përdorte qeleshen, Edi Rama duhet të heqë dorë nga çitjanet dhe çorapet e kuqe dhe të tregojë se tashmë në moshën 53-vjeçare dhe në kulm të suksesit të tij politik, të jetë i përulur para detyrës që ka. Ashtu si pas çdo fitoreje në kohërat antike fitimtarët i blatonin dhurata hyjve dhe Zotit, tashmë Edi Ramës i duhet më shpesh të kthejë kokën pas, për të parë ku ishte në 4 korrikun e vitit 1998, kur mori vendimin e madh për të lënë pavarësinë personale dhe futur në politikën aktive. Për të parë e kujtuar 4 korrikun e vitit 2009, kur për ditëlindje Ilir Meta i bëri “dhuratë” aleancën me Berishën dhe desh e çoi në pension të parakohshëm politik. Pushteti nuk është një lodër për t’u argëtuar apo për të argëtuar të tjerët. Shqipëria kërkon të qeveriset, jo thjesht të ketë një kryeministër interesant.
Ashtu ishte edhe Saliu i mandatit të dytë. Por në fund, edhe ai shkoi në shtëpi.
*Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”
Cfare po thue mor Kol Balla?.Po u bo President Like Floriri ,Ters do te vervitet SHERIAH-i.Nuk do te kete kuptim Reforma per Drejtesi dhe Vetingu po nuk u skanuan Like Floriri .Mona Baxhella,Lul Sumkapuci ,Sali gerdeci dhe Zagare te tjere qe kane shire me Fondet Publike dhe Pasurite e Shqiperise.Nje inventar i shpejte i Pasurive te grumbulluara nga Te Korruptuarit ,nuk Justifikohet KURRE .Te gjithe keta Zagare nga Pa Breke ne Prapanice jane shndruar ne MAHARAXHAHE.Lista nuk eshte e gabuar ,po duhet te pasohet nga me te korruptuarit,Jam dakord qe Z.Rama duhet te skanoje ma perpara ata qe ka ne rrethin e Tije.Une nje nenpunes te thjeshte te tij e njoh .,qe ka shperndare qindra milione leke -tek vjehra,tek gruaja e divorcuar.tek dashnorja e keshtu me rradhe.
Populli e do Diskreditimin e te Korruptuareve.Denoncimeve duhet me i shkue deri ne FUND
Ne mandatin e dyte, ministrat jane treguar te pangopur,ku korupsioni i ka marre zvarre se bashku me qeverite !
Spitalla, investimi i pare ,pa filluar nga puna qeveria “Rama ne timon”,tregon se korupsioni eshte shume aktiv.
Rames I duhet te punoj me drejtues te ndershem,po qe se pretendon,per nje mandat te trete.
Mandati I trete eshte nje rekord per qeverite shqiptare,puna per te ka filluar.
WTF! Ky gazetar me duket se jeton ne hene jo ne Shqiperi…kujt po ja tregon krahasimet e veta djallezore ky rryp mor…po si mind te krahasohet Edi Rama me kriminelin e zi Sali Berisha…si ka mundesi te besh kete krahasim! Sa per listen e zeze apo kafe apo gri…ky rryp gazetar me dashje nuk thote te verteten qe lista ka dale nga komentet e njerezve ne facebook…pra eshte nje pasqyre e ankimeve ku qeveria e ardhshme do te fokusohet te punoje e tze vere gjerat ne vije…Krahasimi me injoranmtin kriminel Sali Berisha eshte komplet i pavend dhe shume djallezor nga ky rrypi qe kerkon te demtoje Edin…por rrypi me arsyetimin idiot “une po e hedh njehere gurin pa le te behet cfare te behet” harron qe Edi Rama nuk perton fare qe te sqaroje popullim deri ne detaje per kete liste edhe per shume gjera te tjera qe qeveria e re do te beje, keshtu qe rrypi gazetar nuk ja arrin fare qellimit djallezor te shkrimit dhe perfundon ne qesharak sikurse vellezerit e tij te kazanit mediatik. qe nga krahasimi e Rames me nje kriminel ky shkrim as qe ja vlen te lexohet.
Top shum mire thua. Ky ballaban pasha vdes pak me u vesh si ai faqziu Klanit. Fute Rama pak tek lista se si shum rroba te shtrenjta vesh zoteria. Kur intervisto ky nuk duket gazetar por ndonje boss me yaht tek porti Monte Carlos. Qorro mos u mer me Ramen por me ato qe vodhen e vran.
Qenke ‘TOP’ vertet nga trute , ne vend te truve ke ajer ne koke . Po Sokol Ballen e akuzon qe dashka te denigroje e ofendoje Ramen ? Sokoli eshte , jo vetem nje gazetar i mire dhe i drejte , por edhe me pikpamje te qarta te majta . Na i bete te gjithe gazetaret pedeiste e armiq te PS-se . Shko ore , pirdhu te shfryesh , idiot !
OR SOKOLBALLA
ashtu si je pervers seksual je dhe gazetar monster
ky barazim te krimeve te saliut me gabimet e rames quhet sindromi ‘aleksarvizu”
qe barazoi vrasjen e 21 janarit me viktimat e bulevardit
.
1-vrau ne 21 janar 2011
2-dogji ne gerdec 26 veta
3-tradhetoi qe shiti detin
4-tradhetoi te varrezat e grekut
5-sabotoi uck
6-furnizoi miloshevicin
7-beri genocid ndaj haklajve
8-zhduku remzi hoxhen
9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
10-dogji vendin e ne 1997
nuk ka amerike dhe europe dhe as gop some te fale salibishen nga krimet me lart
Titulli i artikullit KAZAN!
Sokol Palla , ben mire te permendesh qe ne cdo moment Edi Rama ka qene i hapur dhe i vendosur ne programin e tij per hapjen e perspektives Europiane te vendit. Asnjehere nuk ushtroi presion e ndikim mbi pushtetet e tjera por kerkoi ndershmeri e perkushtim nga to . Kalimi ne siten e vetingut , do te ndaje bykun qe e ka hidheruar per shume vjet buken e shqiptareve. Natyrisht qe ne stanin tone politik , i eshte dashur te bashkepunoje me forca te tjera politike per te realizuar sa me shume te jete e mundur nga programi i tij , me gjithe se eshte penguar jo pak here nga ato. E verteta ka qene se ky stan politik qe kemi pasur , ate bulmet na ka dhene . Puna e tij , tregoi ne syte e popullit se eshte garanti i se ardhmes dhe fitoi besimin popullor per te qeverisur pa bishta. Krahasimet qe ben Palla te ben te gjykosh se sa paragjykohet Edi Rama nga ky i fundit, dhe mostra te tjera, por dhe sa keqdashes ngelen ne syte e popullit. Koha do ta tregoje shume shpejt , me rezultate konkrete , madhore e te prekshme ,se si punon z. Rama e qeveria e tij per kete vend . Pushteti i vrojtuar, e kontrolluar vertikalisht nga poshte rrit ndergjegjsimin , transparencen dhe llogaridhenien ne kryerjen e misionit. Gje qe ska ndodhur asnjehere me pare. Urime qeverise se re qe do dale ne misionin fisnik te saj.
Bukur e ka percaketuar opinionisti “Topi “ . Balla , ka gabuar me kete teme , qe ka zgjedhur . Rama nuk ka asnje pike krahasuse me qeverrisjen “Berisha “ te te gjitha kohrave. Rama mund te thuhet se eshte ana e kundert e berishizmit , kjo semundje e rende , qe e sundoi Shqiperine , ne menyren me cnjerezore te mundeshme , ne historine e e koheve te reja . Sokol ! Ke guxuar shume , qe thua se Rama i mandatit te dyte duhet te frymezohet nga qeverrisja “racionale “ e Berishes . Me kete shkrim ti Sokol , ke mohuar zanatin tend . Nuk e ke njohur Berishen , qe nuk eshte as politikan , as human , as shtetar , por thjesht nje Xhelat me “Xh “ te madhe . As nje njeri normal , nuk mund te imitoi ndonje pozitive nga ky kriminel , qe merr fryme , sepse ka krijuar nje drejtesi , qe i sherben persevitetit te pa shoq berishist . Vete shkermoqia e sotme e PD e tregon ne pellembe te dores , figuren teresisht kriminale te ketij shqiptari te kriminalizuar ne eshter . E genjeu popullin shqiptar me antikomunizmin , kur nen lekure mbetet komunist klasik . E pabesushme , qe ti Sokol , nuk e di realisht se cili eshte balozi i te tera kohrave . Merita e tij e vetme eshte , qe pasuroi familjen dhe familje te afert me te . Ai edhe ate demokraci , qe u orvat ta sjelli , e solli permbys dhe i shkaketoi Shqiperise demin e permbledhur , ne 100 miliard $ . Duhet ta shofesh me sy kritiik , kete gabim te pa falshem ,qe bere me kete shkrim , me keq se pacavure . Nuk te lejohet te mos jeshe i qarte , per nje shqiptar , qe i ka sjelle kaq deme kolosale vendit . Shife PD e sotme dhe shkruaj per Saliun . Jo vetem PD , por dhe LSI eshte produkt i dale nga politika berishiste , kjo faqe e zeze e historise se kombit . Si mund te quash politikan dhe shtetar , nje idiot politik , qe solli firmat piramidale , zhvilloi lufte civile te mirfillte dhe krijo imazhin e shtetit , qe eshte realisht , shteti piramide . Ky shkrim te mbulon me turp . Nuk di si do te gjesh menyren te dalesh nga kjo orbite turperuse . Eshte epa falshme , qe e therrasin neper studjo televizive . Sa per krahasimin , duhet te jeshe i qarte , qe Rames nuk i vjen te gishti i kembes , as per aftesi , as per ndershmeri , as per atdhetari . Zgalem
Z. Balla. Kur Rama te futi edhe ty ne Kazan me erdhi keq, ndersa sot them se paska pas ten drejte.
Thjesht je shume i sakte Zgalem…nuk kam c`ti shtoj me komentit tend briliant. Sa per kete gazetarin do thoja keto jane “varja”, nuk kane pike pergjegjesie e pike serioziteti…keto jane ndihmuesit me temedhenj te montimit te berishizmit ne Shqiperi….asnje nuk e ngriti zerin kur vucidolasi idiot filloi shkaterrimet shume planeshe pas-diktaure, urbanizimi, mjedisi, vjedhjet pa fund, tallje klaSIKE ME ISH TE BURGOSORIT POLITIKE, e ish pronaret, degjenerimi i shtetit, policise, drejtesise, doganave, arsimit, kultures…asnje nga keto nuk e ngriti zerin kur vucidolasi injoranr u shnderrua ne monster kriminele e vrasese e arriti deri aty sa te vrase shqiptare te pafajshem me mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit”
Sokol artikullin nuk pata durim dhe nuk kisha deshire ta lexoja, pasi qe ne titull mu duk shume provokues! Shiko c’thote “Hanko halla”!
Fet e fet e mora nje kongjill nga zjarri
Nxora dhe nga xhepi nje gjerdan prej ari
“Na-i thash’- trazoj’, nuk trazohen kurre
njeri per ne gusha, tjetri per ne furre”
Dhe presim te behet ky vend me i korruptuari i Ballkanit kur ky flet e ben krahesime me sali!!
Ketu nuk eshte nje idjot e ti besh derman.Nje idjot tjeter me emerin Fabjan Topollaj ‘keshilltar’ qe i vjedh shteti òdo muaj nje milion ka dy muaj qe u martua dhe diten e dasmes sa mbaroi doli te bllokonte rruget sipas porosise se Bashes sot nga Vlora thote te iki Basha kur akoma nuk di ku eshte gruaja e me ke q…
Kur nuk kupton edhe Z.Palla ndryshimin midis Rames dhe Berishes ca kerkoni me tutje.Qenke nje koqe kandari ti….ose ju rini ca, nuk keni ca te beni edhe pirdhni .Po ca te besh ka alamet djemsh intelektual neper Shqiperi…te zgjuar ,te shkolluar, orator ,te bukur edhe na dalin ku syshtremsi me kokeqerosin qe te hapin barkun.
.Edi Rama arriti te fitoje zgjedhjet edhe me nje DINAKERI PER T’U PATUR ZILI se arriti t’i binde njerezit se mandati i tij i pare, nuk ishte ne fakt i tij por i tij dhe i Ilir Metes.
Po mire qe Rama ja hodhi nje pjese te mire te shqiptareve qe jane trapa, po ti cfare mendimi origjinal ke zoti inteligjent?
I kujt ishte mandati, vetem i tij?
A mund t’ju pyesim se sa deputete duhen per te patur nje mandat qeverises?
Po per “Aleancen per Shqiperine Europiane” ke degjuar ndonje here?
Po kete “blerjen me droge” nga e gjete, te guzhina e PD + LSI qe baronin e droges e kishin te tyrin, apo ai i paska derguar parate te votuesit e PS?
Krahason Ramen me Saliun? Ne c’pikpamje?
Vetem per t’u dukur “te pavarur” dhe “origjinal” jeni gati te vetngjyeni vullnetarisht me katran nga kazani juaj i dashur, zoti kryeredaktor i Topit.
Z.Balla ,kampion i oportunizmit klasik ,mendoni me te vertete se Ilir
Florir dhe Sali Berishovici do te gezojne “poltronat” e tyre dhe nuk
do t’i ngrejne telefonin K/ministrit ,etj.etj. Nese ndodh kjo nuk ishte
vetem nje fatkeqesi e shqiotareve ,por do te ishte edhe fundi i vete
K/ministrit sepse binomi Berisha- Meta kane hesape per te lare ndaj
shqiptareve dhe ma do mendja dhe besoj te thenje e K/ministrit se
“nuk keni pare gje akoma” , qe une e perkthej se shqiptaret nuk do te
shohin vetem ” cironkat” por mbi te gjithe do te shohim para drejtesise
” peshkaqenet ” dhe une i besoj kryeministrit Rama .
Jam dakort me nje milion per qind me ” zgalemin” ,me germa te medha”ZGALEM ” !!!!!
Ne komentin tim e kam quajtur zotin Balla : “oportunist klasik” ,duke iu referuar sidomos
pikave 5-6-7-8-9-10 !! Te besh krahasime te tilla midis Rames dhe Berishes do te thete te
keshe humbur plotesisht sensin apo perceptimin e realitetit shqiptar aktual dhe te jetosh
ne ” kullen e fildishte” ! E pyes zotin Balla : A e ke seriozisht e me gjithe mend kur na ke
paraqitur kete ” tabllo sinoptike” duke vene ne nje plan Berishen – Meten – Ramen ?!
Ruajna zot ! Cfare gazetarie eshte mbjellur ne truallin shqiptar ! Ne cfare mut pushteti
bejne pjese gazetaret tane ? Ne te katertin jo se jo ! Zoti Balla Ti ke qene gazetari me objektiv
dhe rrealist qe kam njohur por me kete artikull e ke qelbur fund e krye ! Korigjohu ! Dil nga
llum turpi ! Eshte hera e pare qe te shoh ne kete peshtjellim irrealist !
Po komentet e mia c’u bene,zoterinj apo nuk iu pelqyen ???
Sallaksit i erdhi goja !
Rama me shume politese, per aresye edhe te pozicionit plolitiko shoqeror qe ka i quajti nje pjese te medias (pavaresisht se ju e meritoni te tere) “kazan mediatike” Une e kame mire parasysh se c’do te thoshte Rama po te mos ishte ne kete pozicion! Me te vertet sic thone italianet juve jeni “Pezzo di merda!” Ky eshte vleresimi real per ju, te cilin nuk e bejne poliitikanet konformiste, te cilet mbase jane edhe te detyruar te bejne deklarata te tilla.