Hije dyshimi: Vendimi surprizë për Spitallën, fiton kompania me ofertë 53 mln € më pak

14 Korrik 2017, 12:47Politika TEMA

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka surprizuar jo pak me vendimin e saj, për të shpallur kompaninë fituese që do të zhvillojë zonën industriale në Spitallë të Durrësit. Sipas ministrisë, konsorciumi fitues është bashkimi i përkohshëm i kompanive “Pelikani”, “Vëllezërit Hysa” dhe “Best Construction”, me një vlerë financiare prej 38,4 mln euro. Kjo shumë rezulton dyfish më pak se oferta qe kompania e dytë në garë, kishte ofruar për investim, rreth 92 mln euro, shkruan vizion plus.

Kjo vendimmarrje e ministrisë, shton dyshimet se shpallja e fituesit, lidhet me afera korruptive të njerëzve me pushtet, që qëndrojnë pas këtij konsorciumi. Por vlera financiare nuk është elementi i vetëm që e komprometon këtë vendim.

Mësohet se kompania e shpallur fituese, ka në plan që në zonën e Spitallës, të ndërtojë një fabrikë të pasurimit të ferrokromit. Ky fakt bie në kundërshtim me llojin e aktivitetit që parashikohet për zhvillimin e kësaj zone. Nëse do të gjejë zbatim, ky projekt do të ketë një ndikim të madh negativ në mjedis, pasi Spitalla është vetëm 2 km larg zonës turistike të Gjirit të Lalzit apo Hamallajt.

Plan-projekti dhe vlera financiare, janë dy elemente thelbësorë që përcaktojnë fituesin në një garë, por mesa duket, ministria dhe Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, nuk i kanë marrë këto në konsideratë, duke ngritur pikëpyetje lidhur me këtë vendimmarrje. Dyshimet shtohen më tej kur Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka marrë vendim për të shtyrë me dy herë afatin për shpalljen e fituesit, pa dhënë asnjë arsye për ta argumentuar.

E nësë do të flitet më tej për kriteret e tjera lidhur me kohën e përfundimit të investimit, numrin e të punësuarve, planin e biznesit etj., vendimmarrja e Ministrisë së Ekonomisë do të duhet të anulohet, pasi është në shkelje të hapur të ligjit. Ky vendim absurd që shpërfill interesin për komunitetin dhe buxhetin e shtetit duket se do të përfundojë në prokurori.

26 komente në “Hije dyshimi: Vendimi surprizë për Spitallën, fiton kompania me ofertë 53 mln € më pak”

  1. asd says:

    Rama ! Keshtu rrezikon ta zgjasesh ate “listen e zeze” me emrin tend.

  2. analisti says:

    Nese eshte keshtu, pas verifikimit duhet te fillojne hetimet. Sigurisht Milva nuk e ka bere pa miratimin e Z. Rama

  3. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

    skandal..e ka bo pd ket pisllik…edi rama me vllain nuk kane dore…shqupista te poshter..presidenti ilir meta i korruptum…a harrova osht ripjellja ne qeveri…viti peste ky?????mero mos e boto komentin se gabova….jahahahaha RIPJELLJA SURRELI JASHA QAFMOLLA

    1. fieraku NGA varibopi says:

      Do ta gjejnë o Rruspije do ta gjejnë se kush ishte. Po mos na del ndonjë ministër PeDer ?

  4. Toma says:

    Futini ne listen e zeze Rama, emrin e Ministres, zyrtareve dhe te vete Edi Rames, se nuk u be nami…

  5. Zigur Qarri says:

    “Hije dyshimi”?-eh….punë hijesh!
    “afera korruptive të njerëzve me pushtet,afera korruptive të njerëzve me pushtet”!!!
    Po në një vrimë i bini kavallit,po tek keqja ju vete mendja?-lerini more pushtetaret të punojnë rehat!
    Kompania fituese ka dhëne vërtetë 53 milion Euro të qelbëta më pak,por ka kualitet ama.
    Eshte çështje kualiteti dhe jo mase.Edhe floriri,vërtetë është i vogël,por ka vlerën e madhe.
    Ah sa u pendua ai fshatari,qe e çoi në Polici hajdutin e pulës qe e dënuan 6 Muaj,i kerkoi falje
    ne gjunje,por më kot,drejtësia se fali që se fali,bëri të sajën.Kishin të drejtë,Shteti duhet të
    tregojë autoritetin,forcën e ligjit,ndryshe bëhet katrahurë.
    Ore,ishte ne “Listën e zezë te 101” ndonjeri nga këta?

  6. lori2 says:

    Hej, mos u nisni nga nje artikull gazete, apo ju leverdis te leshoni llafet kot.. Edhe thoni se ja fusin kot gazetaret, edhe u besoni. Ku e dime ne sesi jane punet, se ka kritere teknike dhe financiare ne nje tender qe shqyrtohen para vendimit. Mos u vijasni o njerez te shani e te shani.

  7. kleptofagos says:

    Ketu kerkojini, o njerez, shkaktaret e Listes se zeze .. tek keneta e Durresit, Parku industrial, Gjiri Lalezit, Bregdeti, Pyjet, Fushat, Minierat, Nafta, CEZ-i, Tenderat, Koncesionet, Marreveshjet e fshehta, etj, etj, etj. Jeni bere si qente e uritur qe zihen me njeri tjetrin per kockat qe u hedhin padronet e tyre. Merrni ore budallej hujte ne dore dhe shporrini keta bandite ordinere qe tallen diten per diell me fatet dhe pronat tuaja ..

  8. Majli says:

    Më bën përshtypje “Pelikani”, kjo firmë nuk ka lekë të paguajë punonjësit e saj prej disa muajve dhe paska miliona euro për investime!!!

    1. porti durres says:

      Majli, une njoh shume njerez qe kane punuar kane dale ne pension aty, dhe te tjere qe punojne ende ne Pelikan, eshte kompania me serioze ne fushen e saj, me mbi 25 vjet eksperince nuk besoj se do rrinte njeri ne pune pa paga apo me vonesa.

      1. Majli says:

        Ndjesë, mendova se bëhej fjalë për një tjetër “Pelikan”, – security, ndaj che shpreha habinë time…

  9. tarasi says:

    Kujdesni andej , se ka vllen Sali efendi , mos ia prishni natyren detin dhe ajrin se do behet hataja , a degjuat ortej, adej ben xhokei Sala kujdesni . Po mire o vlla , per kete veprimtari di gje Sala??? Po nuk di , ti thoni , para se te fillojne punimet te lajmeroni z. Sali . Dhe te lajmeroni punetoret qe mos te dhjesin andej ketej ku te munden , se thame ben xhokei Sala .

  10. Lakja says:

    Ska hije. Pas kompanive qe jane Genc Mataj , Agim Xhelili vellai i deputetit qend Vangjush Dako. Hallall

  11. Treviso says:

    Stop fabrikat ne zonen bregdetare.
    Spitalla eshte e pershtatshme per tu shfrytezuar per magazinimin e mallrave import-eksport. Ajo toke dhe pse eshte e kontaminume nga nish-kimikja akoma duan ta kontaminojne. E gjithe zona bregdetare duhet te shpallet sone e pa prekshme nga industia e rende. Fabrikat e industrise se rende munde te behen ne Marikaj, Gerdec,Bubq, Peqin ku dhe via hekurudhore e mbulon, ose e ka pas mbuluar.

  12. rob i zotit says:

    nuk po kuptohet keta do marrin me pak leke apo me shume se ate tjeret,
    Nese marrin me pak dhe bejne punen cfare ju vjen keq juve te lajmit, apo mungojne bakshishet.

  13. Andi says:

    Nje artikull serioz, perpara se te publikohej do te duhet te tentonte te mesonte me shume tek ata qe bene tenderin. Cilat kane qene kriteret, ka pasur ndonje arsye per investime, etj. Ka nje fakt ketu – firma e dyte ka qene firma e Dulakut, i cili eshte edhe pronari i Vizion Plus. Nese lajmi origjinon prej Vizion Plus, atehere jemi ne nje konflikt interesi dhe ka shume per te dyshuar per vertetesine. Keshtu qe verifikojeni nje here lajmin, pastaj hidheni per shtyp. Keshtu behet gazetari serioze dhe jo llafe boshe dhe sharje pa fund.

  14. Gregor says:

    Njerez, nuk e kuptoni qe kazani Mediatik Vizion Plus eshte urdheruar te shperndaj nje lajm per humbjen e shoqerise finacuese Edil Al. Nga vete texti kuptohet qe eshte nje artikull I paguar.
    Kane dale zera qe gazetaret paguajne koleget e tyre vetem per te vendosur kete lajm ne kopertina.
    Prisni te dale ndonje raport nga ministria perkates, ky eshte nje projket I madh, nuk ja mban dhe komisionerve te bejne lojra me jeten e tyre sa do nderhyrje te kete sic po spekullohet.

  15. mirel says:

    Perpara se te kritikoni gazeten mire do ishte ti drejtoheshit qeverise per nje transparence te plotebi procesin.
    Ajo duhet te beje nje komunikim publik dhe zyrtar mbi cdo investim, koncesion dhe tender.
    Me gjithe te dhenat te detajuara. Pyetje le te bejne aty gazetaret. Po keshtu me veprime teper obskurre vetem kur ja ben bam merret vesh cdo gje. Ku ka ze s’eshte pa gje.
    Lajmi eshte me i vertete se heshtja e qeverise.

    1. Eltoni tr says:

      Mirel,
      Qeveria nuk e ka dhene ende vendimin zyrtar, Vizion plusi e mori vesh qe ka humb.
      Kush ka lidhje me qeverine ? Vizion plusi qe e din qe ka humbur dhe shperndan lajme pa baza dhe raport apo kompania tjeter .
      Presim dhe kthehmi serisht ne kazan per biseda

  16. Analisti edil says:

    E ka gjet mire Rama shprehjem Kazan per kete lloj gazetarie qe kemi ne.
    Po pyesni nje here mo njerez, merrni nje interviste ne ministrine perkatese, pyesni ekspertet perkates, pastaj shkruani apo publikoni artikuj.
    Vizion plus dihet qe eshte i tan dulakut, dhe normal qe te tilla lajme do shperndaj.
    Pyesni vetem cdo bej nje kompani qe merret vetem me ndertim si kompani e dulakut, do e ndertoj dhe do e shese, do bej pallate, hotele ne zone ekonomike , apo do e bejen karabina dhe ta lere sic la ate te vlores.
    Prandaj miq te dashur merrni info nga instituciomet perkatese dhe pastaj hajde serisht komentoni ne kazan.

  17. Jimi says:

    Nje artikull anonim i cili thote shume dhe asgje!? Duket qe qellimi i tije eshte vetem per te krijuar nje tymnaje !

  18. Arkitekti says:

    Zona industriale e Spitalles shtrihet 50 m larg Universitetit te Durresit,eshte 200-300 m larg zonave te banuara te Spitalles,2 km larg qendres se Durresit,5 km larg nga zona turistike e Gjirit te Lalzit,dhe ti propozosh te ndertosh nje impiant siderurgjik per perpunimin e kromit ne kete zone eshte nje masaker ambjentale,aq me shume qe keta thone qe duhej qe zona te zhvillohet me industri “green”.Kjo zone ka te perfshire brenda saj dhe gangrenen e qytetit te Durresit,fushen e plehrave,ku plehrat e qytetit digjen ne qiell te hapur,dhe komplet dioksionat e cliruara perfundojne ne mushkrite e qytetareve,dhe te shkosh e te propozosh ngritjen e nje impianti siderurgjik ne kete zone te zeze ambjentale do te thote qe te mbytet perfundimisht qyteti i Durresit si dhe zonat turistike rreth tij.Perpara disa vitesh u propozua te ndertohej nje termocentral me qymyr po ne kete zone ,dhe pas protestave qytetare dhe te shoqatave ambjentaliste,u be e mundur qe ai projekt te mos merrte jete.Me sa duket qyteti i Durresit eshte i denuar te bashkejetoje me tymrat e dioksines,e fale kesaj eshte qyteti me shkellen me te larte me te semuret me kancer per fryme popullsie,kjo fale papergjegjshmerise te autoriteteve vendore dhe qendrore.Por besoj se ndergjegja qytetare durrsake nuk do ta lejoje kete afere te zeze ambjentaliste te helmoje akoma me shume mushkrite e tyre.

  19. me beri pershtypje fabrika e pasurimit te fero kromit ne breg te detit.
    idjotet, do transportojne gure e dhera, nga miniera ne spitalle dhe atje do ta transfrmojne ne koncentrat.
    ju kripsha trute, legena.

  20. Emiljano says:

    Hajt se kalon dhe ky lajm,i fut nji pal atlete me kostum ai shoku dhe ja heq vemendjen mediave.esht mjeshter per kto gjera

  21. fieraku NGA ferrasi says:

    @ fieraku nga Varibopi
    Po’ te ndihmoj pak
    Vellezerit Hysa Jane Ca katunare nga sulova Kane qene prane Lsi
    Po’ duket ne votimet e fundit è Kane dredh
    Se keshtu jeni ju komunistet
    Ngaqe vini nga shtrese e varfer
    Yxhym per para vidh te vjedhim.

  22. Spitallas says:

    Korrupsion i paster, pasi fitues duhey te ishte oferta me e larte dhe projekt me i mire. Fabrike pasurimi ferrokromi pervec qe nuk vlen ne zone ekonomike ndot ambientin dhe eshte afer detit, Por ne kete vend asgje nuk merret seriozisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje