Rama paralajmëron administratën: T’iu rrini në këmbë qytetarëve dhe t’iu thoni “mirëseerdhe” dhe “faleminderit”

14 Korrik 2017, 11:45Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët në Librazhd.

Ai është ndaluar veçanërisht tek marrëdhënia me administratën.

Do jetë një mekanizëm me një ushtri të tërë të qeverisë për ta ndjekur një problem deri në fund. Personit do ti jepet përgjigje edhe kur nuk ka të drejtë.

Në të njëjtën kohë do të merren masa për të gjithë shkaktarët e kësaj torture. Shkeljet i bëjnë ata që paguhen nga taksat tona dhe rrinë në zyrat e shtetit në pritje për të grabitur njerëz.

Ne do ta bëjmë administratën që të thonë “mirëmëngjes”, “mirëseerdhe”, “ju lutem”, “faleminderit”. Që kur tu trokasë njeriu në derë, të çohen në këmbë, jo të përplasin derën në fytyrë. Është një mal i lartë për tu ngjitur, por ose do ta ngjisim, ose nuk ia kemi dalë dot”, tha Rama.

Sipas tij “anëtarët e qeverisë kanë detyrimin që të shkojnë dhe të përgjigjen në Parlament sa herë të thirren në interpelancë nga një grup deputetësh.

Ne duam të bëjmë të njëjtën gjë që anëtarët e Qeverisë të kenë detyrimin të paraqiten në interpelancë me anëtarë të këtyre grupeve të koalicionit tonë me njerëz të zakonshëm”.

“Duam që të jetë një qeveri koalicioni me njerëzit e zakonshëm dhe këtë duam ta ndërtojmë përmes një mekanizmi që na e mundëson teknologjia e informacionit. Të gjithë të jenë anëtarë. Platforma që po ndërtojmë do të jetë një hapësirë për të gjithë ata që duan të jenë në koalicion”, tha Rama.

Duam të bëjmë që anëtarët e qeverisë të paraqiten në interpelancë edhe me njerëzit e zakonshëm. Mandatin duam që të luftojmë bashkë me njerëzit ato gjëra që i kanë nxirë jetën popullit”, shtoi kryeministri.

5 komente në “Rama paralajmëron administratën: T’iu rrini në këmbë qytetarëve dhe t’iu thoni “mirëseerdhe” dhe “faleminderit””

  1. imas says:

    Z. Rama, me kete organizim qe po beni, opoziten do ta nxirrni ne pension te parakohshem.
    Nese do te punoni me keto principe, ku ne qender vendoset qytetari, ne zgjedhjet e vitit 2021 nuk do merni 74 mandate, por 104 mandate.
    Aferim ju qofte dhe ju uroj vetem suksese.

  2. J says:

    Kryeministri thote te verteta qe populli i di mire. Po arrite te besh 50% te atyre qe thua ne zgjedhjet e ardhshme merr 140 deputetë.

  3. Vlors says:

    Te shpresojm qe te shpetojm me ne fund nga bashibozuket e administrates shteterore.

  4. Roni says:

    Hallall po qe se e arrin

  5. analisti says:

    Ministrat e tu shiko Z. Rama qe jane pasuruar dhe ju duket vetja si biznesmene te sukseshem. e di ti per ke shkon fjala. filloje katarsisin nga ish Ministrat dhe pastaj merru me administraten. Preja duart atyre qe vjedhin ne emer tend duke filluar nga Ministrat te drejtoret e kompanive shteterore. keshtu do jeni bindes. po nuk bete kete bishti do perdridhet se e komandon koka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje