Nga Enver Robelli
Më 21 shkurt 2008, pak ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë, mijëra serbë e serbe, të ndërsyer nga qeveria nacional-shoviniste e Vojisllav Koshtunicës, dolën në rrugët e Beogradit për të protestuar kundër kësaj «padrejtësie». Bërtitën sa patën zë, pastaj iu vërsulën ambasadave të shteteve që tashmë kishin pranuar pavarësinë e Kosovës. U sulmuan, mes tjerash, ambasada amerikane, turke dhe gjermane. Shumë objekteve iu vu flaka. Pastaj patriotizmi serb u dëshmua në hyrjen e dhunshme nëpër dyqane të artikujve sportivë në kryeqytetin e Serbisë. Tinejxherë e tinejxhere vodhën sa mundën – «patika», domethënë atlete. Më të preferuara ishin atletet e firmave amerikane. Në historinë e lavdishme serbe ky episod mbahet në mend për shkak të motos: «Patike za Kosovo». Në fund të majit të vitit 2008 mediat serbe njoftuan se një gjykatë në Beograd dënoi dy biondina me nga dhjetë muaj burg me kusht për shkak të vjedhjes. Njëra nga vajzat e dënuara tha: «I kërkoj falje të gjithë qytetarëve dhe shtetit që i kam poshtëruar – si dhe familjes sime». Të dyja nënvizuan se «kemi vjedhur si të gjithë të tjerët».
Edi Rama ka sens për humor. Këtë javë ai në Samitin e vendeve kryesore të BE-së me shtetet e Ballkanit në Trieste të Italisë defiloi me «patika». «Provokacija», provokim, mund të kenë gjëmuar e piskatur serbët. «Patikat» e Edi Ramës u kujtonin atyre një njollë nga e kaluara e tyre. Për një palë atlete shumë serbë janë të gatshëm të harrojnë Kosovën, «tokën e shenjtë» të Car Llazarit. Mesazhi i Ramës i drejtohej edhe kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron: «Mos i merrni shumë seriozisht serbët që vajtojnë për gjoja humbjen e Kosovës. Sepse krejt dhimbja e tyre mund të shërohet me një palë atlete në vlerë prej 50 eurosh».
Çfarë deshi të thoshte tjetër Edi Rama me atletet e tij? Ndoshta synoi t’ua bënte me dije serbëve se një kryeministër shqiptar shkon në Trieste me atlete si në plazhin e Durrësit, sepse qyteti verior i Italisë në historinë shqiptare luan një rol të rëndësishëm. Aty më 2 prill 1879 lindi Aleksandër Mojsiu, pinjoll i një familjeje hebraike shqiptare me origjinë nga Durrësi, ku teatri i qytetit edhe sot bart emrin e tij. Në zemër të Triestes një rrugë mban emrin e Karl Gegës, inxhinier me origjinë shqiptare, i lindur më 10 janar 1802 në Venedik. Gega është ndërtuesi i njërës prej hekurudhave më prestigjioze të kohës, e cila lidhi Vjenën me Triesten. Për këtë vepër të madhe arkitektonike ai nga Perandoria Austro-Hungareze u emërua kalorës. Austriakët e quajtën Carl Ritter von Ghega, italianët Carlo Ghega, në Trieste rruga e përmendur mban emrin «Via Carlo Ghega». Aty gjendet hotel «Roma», pastiçeria Zampolli dhe Shkolla e Muzikës «Giuseppe Tartini», një violinist e kompozitor italian. Ndoshta të gjitha këto i kishte ndërmend Edi Rama, kur mori udhën drejt Triestes me atletet e bardhe me vija të kuqe. Ose…
Ose: kryeministri shqiptar me atletet e tij deshi të përçojë një mesazh krejt tjetër: meqë rruga e integrimeve europiane është bllokuar prej vitesh dhe gjithnjë e më pak njerëz në Ballkan besojnë në pranimin e shteteve të tyre në Bashkimin Europian, atëherë hajde të shkojmë pak në Trieste të bëjmë një gjiro me atlete sa për të treguar se «jemi europianë». Edhe kështu bëhet politikë në Ballkan.
shkrim i bukur dhe me llogjike .edhe nje xhest apo veshje ne takime te rendesishme thone shume. cdo dite duhet mesuar per te qene i bindeshem ne arsyetime .edi eshte i thekur ne perdorimin e simbolikes e meriton te respektohet .ne trieste ka mbrojtur kombin e kulturen shqipetare faleminderi gazetar Robellit
Z. Robelli me shkrimin e tij, me në fund hodhi pak dritë mbi gjestin e kryeministrit.
Edi Rama
duhet te mbushe faqet e para te gazetave
si njeriu qe mbajti fjalen dhe hapi 3oo mije vende te reja pune
,si njeriu qe zhduku kanabisin dhe krimin e rruges dhe jo se
ngaterron veshjen.
o kom pa tyca e lexu dy gjona me ket bote..mo gazetar te varfer skom pa nai here..i varfen nga trute
O Vero paske ik për lesh……
Mesazhi i Rames ishte i qarte!!! Jemi gati te vrapojme ne rrugen e integrimit Europian! Gati te kapim kohen e humble!!! Nje mesazh i zgjuar i dhene ne menyren e zgjuar!!!
Ky eshte mesazhi me i qarte dhe i sakte. Araniti e ka kuptuar drejt.
osso kuklla messo panukllaa
Kjo e ”patikave” te Edit ,qe shume gazetaruce tane e kane quajtur
ne s sakrilegj per je kryeminister serioz te botes se qyteteruar mua
me kujton metaforen apo simboliken perdorur nga Edi Rama ne
Paris ku ne xhepin e xhaketes se tij kishte vene tre lapsa me ngjy-
rat e flamurit francez . Simbolikat e perdorura nga k/ministri yne
kane nje domethenje te thelle ,qe gazetaret tane super medioker
nuk mund te arrijne ‘i kuptojne ….!!
Ik mor gomar to-Robell…!!! Na çave trapin, me “shkrimin” tënd, “injoranto-patriotik”… me “talljen” që u bën “ARMIQVE” të shqipove… (sa për kujtesë, për shqipot e tipit tënd, nuk ka kuptim jeta, pa “armiq”…)
Hiqe emrin e Faikut te madh ti o idiot …ate bej !
Pas xhares me vrap nisu!
Here -here K/ministri yne me nxjerr mallin e Salvador Dalise , njeri
si piktor ne kete rast dhe tjetri si politikan …………….!!!!!!
O Vero a je per ndonje vizë?
O Enver (Hoxha), a pe ndonjehere ndonje zyrtar zviceran, gjerman, austriak apo qofte dhe kosovar qe te shkoje ne takime zyrtare me atlete? Epo pulitikanet e Shqiperise, as me ata te Kosoves nuk krahasohen dot. Mbase do te kete ndonje shtet andej nga Afrika qendrore qe ka ndonje politikan sportist, i cili shkon ne takime zyrtare drejt e nga stervitja…
Nejse, te dy ju jeni cuna sportive.
Simbas jush duhet qe dikush para Edit te mbath patike, sa qesharake, Le te tjeret te shkojn mbas Edit mendje hapur.
@autori
L’ipocrisia si raddoppia nell’esprimersi ..
O Rrobell sa je munduar te gjesh simboliken e atleteve…
Po Edi eshte atlete nga trute…Mos u mundo kot..Palloshi, Kryeministri i nje vendi te vogel e te varfer, qe rron me ndihmat qe i japin pikerisht keta qe e presin, tregon se eshte nje dhi e zgjebosur qe e mban bishtin perpjete, a thua se do tja dije Makroni e Merkel se sa gjoja modern eshte Edi lloshi.
E varfera Shqiperi ne dore te kujt ka rene
ore mos rri shume ne diell ti…po per takimin e meparsgem ne brulsel ku rama ishte po sportiv me xhaket blu etj etj e kministrat e ballkanit me kostume ,a na e shpjegon edhe kete mesazhi qe kishte rama? se ne nuk e kuptuam ama dil ne diell dhe na rrefe edhe nje here…
Mire qe nuk shkoi zbath si Abebe Bekila!!!????
konceptual ai, artist I madh!!!!!!!!!!!!si sju vjen turp….dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjet
kur dhia e zgjebosur e man bishtin perpjete s ben gje tjeter vecse ve me shume ne pah zgjeben qe e ka merthy ….le te menoje car te doje palloshi me ato trute skizofreno-moderne….
Turkobythosi, tani e quan veten e tij Plato. Sikur ta dinte Plato se cili eshte ai gomar qe I ka marre emrin hua, do te ishte ngritur nga varri.
Kush eshte dhi e zgjebosur, ate e dime te gjithe. Jeni ju jevgjitet e Europes qe e quani veten greke. Te ishte ndonje tjeter qe te na shante, po ja benim hallall, por kur te shajne turkobythosi me shoke, apo Plato (ky I sotmi se ai I vjetri hante buke vec) qe u kane shkuar poturet ne fund te kembeve, ky eshte kulmi.
Mos u merzit turkobythos se do te te kaloje edhe ty dalldia. I more evrot per kete muaj mo?
Z.Robelli ju falenderojme per kete shkrim interesant dhe me doza te kendshme humori. Dicka me ne fund qe e lexon me kenaqesi dhe pa shume sterhollime. Gjithashtu per sa i perket performances se k /m exellent. Jo po keta kokederrat qe per kaq vjet na turperonin dhe per me kryesoren vetem sabotonin asgje me shume. Ku jeni o anal-iste??? Apo me holiday?
Pame dhe politikanet e se djathtes , qe shkonin ne samitet e atehershme, me kostumet dhe kepucet e shtrenjta cna bene ??? Na bene nje vrime neuje , a e kuptuat ?? Nje vrime ne uje . Ne samitet e partive popullore , pothuajse Angela nuk deshi ta shikonte kure Saliun , edhe pse i servilosej gjithmone , dhe paraqitej para saj duke i thene : une jam Sali Berisha , presidenti i Shqiperise ajo vrehej ne fytyr , sikur donte ti thoshte , ” hape rrugen , dhe ze vendin tend , dhe mbylle gojen ” afersisht keshtu i thosh jo me fjale , por me veprimet e saj , nga fundi i karieres se Saliut si president ose kryeminister , as nuk ia fershellente fare , me mardheniet dypeleshe me gjitonet , e dime te gjithe perfundimet , bente sikur zihej me serbet , sa per sy e faqe , se maredheniet me ta i kish te shkelqyera qe nga fillimi i viteve 90 . Se bashku me greket , cane enbargon kuder serbise dhe e furnizuan ate me nafte dhe me shume prodhime te ndalura per serbine, kurse me fqinjet e tjere , greke beri sikur ziej futi nja 4-5 vorioipirote ne burg sikur ishin agjente , duke e ditur qe ato veprime nuk pinin uje me ,i la te lire dhe me vone e dime te gjithe se cu be me detin , ata e kishin si marionete . Me gjithe keto si thoni , ne cduam nje kryeminister , si sala ???? Apo nje si Rama ?? Sigurisht si Rama mos i shikoni gunen por punen ………
Idjot,te shtrenjra i ka atletet
Veshja e Rames mund te interpretohet ne 100 menyra por fakti asht : asnje nga kryetaret e shtet eve ne ate takim, nuk ishte veshur si ai !!
More mos. nuk. ka pare per. kepuce Edi. o bo. bo mos ka ndodhur ndonje gje andej nga fabrika?
Po nga na e nxorre Aleksander Mojsiun hebraik o tu mbyllte e mendjes…. kur edhe sot ekziston nje fis i tille ne Kavaje dhe jane me origjine vllahe ose Arumune….
Eshte nje menyre per te terhequr vemendjen me cdo kusht… sidomos ne mungese te ideve.
Do te donja te perseris thenien e bukur shqiptare:”Nuk e bejne rrobat njeriun!”Gjykoni me mire per idete,nese keni ndonje e jo per rrobat qe vesh secili.Nuk eshte me I mencem e me I zoti ai qe vishet bukur !