Mos kini frikë nga “Lista e zezë” e Ramës, por...

13 Korrik 2017, 19:52Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Botimi i listës me 100 punonjësit shtetërorë, ku si margaritar kurore shkëlqente emri i mjekut të njohur Mentor Petrela, ka ngjallur një seri të gjatë reagimesh që nga më indiferentët e deri tek kundërshtarët më të fortë të kryeministrit. Disa kthejnë kokën pas për të evokuar ngjashmëritë me veset e diktaturës hoxhiste, disa flasin për delirin që buron nga pasja vetëm e timonit, të tjerë për të drejtat e njeriut dhe të tjerë akoma për sëmundjen e vjetër të selektivitetit, në një listë ku nuk figurojnë korifejtë e korupsionit të katër viteve të fundit.

Në këtë valë zemërimi që shpesh është komentuar si përpjekje për të ringjallur fantazmat e regjimit të përmbysur, kulmin e ariti gazeta e demokratëve “Rilindja Demokratike”, e cila në faqen e saj të parë e kishte vizatuar Ramën si Hitleri dhe së bashku me këtë kishte shpallur fundin e demokracisë.

Por, sado e ulët, meskine, e padenjë për një kryetar qeverie të jetë lista e publikuar në Facebook, një gjë duhet thënë me gojën plot: ajo nuk është as e frikshme, as e rrezikshme. Ajo është thjesht një lëvizje ramiste.

Të gjithë ata që janë nxehur prej saj, kanë po aq të drejtë sa ata që janë indinjuar me paraqitjen e kryeministrit të Shqipërisë me patika “Adidas” në samitin e Triestes. Edhe për këtë shumëkush u revoltua, shumëkush ngriti zërin duke thënë se ai aty nuk përfaqësonte veten, por sejcilin prej nesh, shumëkush u ndje i neveritur nga ky dendi qëllimi i vetëm i të cilit është të bjerë në sy.

Njësoj si sfilata në Trieste përpara Merkelit, Macronit dhe Gentilonit dhe «lista e zezë» nuk duhet ekzagjeruar. Ajo është thjeshtë një lëvizje për të krijuar efekt momental. Ajo është një përpjekje për të mërrë vëmendje në një kohë kur më shumë sesa lajmet e politikës lexohen ato për motin në plazh dhe çmimet e hoteleve.

Ajo i ngjan si dy pika uji premtimeve verore të katër viteve më parë, kur kryeministri i sapo kurorëzuar betohej se do të mbyllte lojrat e fatit, se do t’i jepte fund marrëzisë së koncesioneve të Berishës, se do të vinte në vend rendin për 100 ditë dhe do t’I thoshte jo importit të plehrave.

Asgjë nga këto nuk ndodhi. Kështu, bashkë me vapën, do të shuhet edhe fabula e tejfryrë e pastrimit të administratës. Për faktin e thjeshtë se Edi Rama nuk di të bëjë asgjë gjatë dhe me themel.

Pra, ata që kanë frikë nga rikthimi i atavizmave të diktaturës, mund të qetësohen. Asgjë e tillë nuk do të ndodhë.

Por, nga ana tjetër simptoma e “listës së zezë, sado që nuk ngjall rrezik dhe frikë, përsëri është shqetësuese. Njësoj si “atletet e Triestes”, ajo na tregon shumë për katërvjeçarin që na pret. Një mandat ku do të kemi përditë në ekran një kryeministër aktor, që do na kënaqë me shfaqe, për t’iu shmangur bilanceve. Një mandat që s’do të jetë asgjë më shumë sesa fushata elektorale që lamë pas, ku një burrë pa premtime dhe pa program endej në Shqipëri duke kërkuar një timon.

Dhe tani që është i vetëm në drejtim, as që ka ndërmend të luftojë me të koruptuarit. Prandaj nuk duhet marrë shumë seriozisht. Ai do vetëm të tërheqë vëmendjen si hartues listash Faceboku.(Lapsi.al)

23 komente në “Mos kini frikë nga “Lista e zezë” e Ramës, por…”

  1. asd says:

    Lufta kunder korrupsionit nuk duhet te kete “figura te shenjta” Mos mbroni ne absurd Petrelen, por si gazetare gjemoni te verteten dhe zhvisheni lakuriq. Kur dhe pasi ta keni bere kete, i dilni ne mbrojtje.

  2. Eh says:

    Po jepini zemer njeri tjetrit si ai kendonte ne pyll nga frika.
    Do vije dhe rradha jote Bushat.

    1. Besniku says:

      Ke te drejte EH, Po dridhet Bushati, Fevzot dhe parazitet e tjere pseudoanaliste, se nuk do kene me publicitet.
      Edi Rama me kete levizje do tia heqe mundesine e te berit show mediatik parazitar , se ai vete, me sistemin qe po krijon do furnizoje direkt publikun me informacion te fresket nga publiku vete, e nuk do jete nevoja qe te stresohemi nga pallavrat e zhegeve, paçrameve & co.
      Tani fillon show I papare I Rames, qe nqse e ve vertet ne sherbim te popullit, ashtu si besoj, do I nxjerre ne rruge rrugaçet analiste, qe po ja marrin shpirtin dhe erzin ketij populli, njesoj si politikanet Berishjane.

  3. Progonati says:

    Si nuk ri pa foluri ti mo budalla. Ju kur ishit në pushtet bënit si të smurë për të dal jashë shtetit.

  4. mateo says:

    Po ty more lamash i Bllokut mos kujton se po te merr njeri seriozisht?

  5. hysa says:

    hahaha foli edhe ky qe nuk le gje pa shfrytezuar per te share Edi Ramen. qenka merzitur e bere vrer sepse Edi shkoi me kepuce sportive ne Trieste….shikoninderi ku arrijne keto qelbesira qe e mbajne veten per modern e qytetare….kepucet sportive nuk e penguan aspak Edin te takonte kokat e Europes, perkundrazi i dhane pak ngjyre e larmi atmosferes shablone te zyrave. Ketij ne nga anet tona i themi ha mut ha!

  6. hysa says:

    qenke merzitur nga kepucet sportive te Edi Rames eeeee. ha mut ha!.

  7. Beni says:

    Po floket e mbjelle te jane rritur ,o Bushat? Ti je pasardhesi me i keq i komunizmit, shpirtlig e ziliqar Nuk ia vlen vertet te komentosh brockullat e tua, vec me vjen keq per ata qe t’i botojne. Kaq poshte kane rene?

  8. me keto shkrime e turperove gjyshin HYSNI KAPON O DEBILLLLLLLLLLLL

  9. shqip says:

    Po pse nuk merreni me shkaqet ? Si nuk doli nje pervers qe ta interpretonte listen si pasqyra ku shqiptaret shihen çdo dite . Dhe me forta eshte se te gjithe fshihen pas ” doktorit te famshem”. Nuk diskuton njeri per zyrtaret ne Erseke , Memaliaj , apo Rreshen . Po kapen pas dr Petreles sepse aty gjejne abitatin e tyre. Dhe e gjitha kjo , sepse keta ” vipat ” , e mbajne veten per te rendesishem . Dhe keshtu u lejohet ta ngjyejne nga Pak doren . O llumi i kazanit . Politik , mediatik , hajdute , mafioze , breke grisur dje , zengjine sot . Mentor Petrela kishte pranuar ne nje interviste ; vetem e virgjera nuk korruptohet . Duke lene te kuptohet se e ka lyer mire qerren . Rama ben mire te kaloje nga listat tek veprimet . Sidomos te sponsorit e llumit mediatik . Qe eshte Po aq i demshem sa gjyqsori e adm e korruptuar .

  10. tarasi says:

    Sipas zotrote spastrimi i administrates shteterore , nuk duhet bere ?? shkelet ligji dhe sipas teje nuk eshte problem primar ?? po gjyshi yt te priste koken ne raste te tilla , dhe ti je ai qe je , nga influenca e gjyshit mos te ishe nipi i Hysniut , nuk do te pirdhte askush, doktor Saliu kaloi mire atehere , ato fryte vjel ti or karabush sot , prandaj je kaq i zellshem me pd-ne , nejse …… . Keshtu qe kudo qe te hedhesh syte ne ruzull , korupsionin e luftojne me ashpersi , ti ke mendim tjeter dhe te kundert?? po kush te llogarit ty mor legen bej ndonje shkrim te nxjeresh koromanen , ke deklaruar qe je analist , nejse sot c`deklaron, je . Te tjera na thoshe para zgjedhjeve , nga ato qe thoshe nuk ne doli asnje , me pak fjale llomotisje kot ne hava ,ti ore gaxhgaun nuk e fshihje deshiren qe kishe per tu zgjedhur Lyli kryetar shteti, Lyli mori buracon, ti vazhdon akoma te besh gam gam gam , jeni nje dore e mire ju , je ti , Zhei , Lubonja ,Preci , tjeter konosh ai Preci , ai spermbahet fare , i ka thene mendjes ik pirdhu , skam me nevoj per ty . Nga hiri do rindertojme pd-ne thot Preci , o te paste nena o Preciiii , e pse sju bia nje damblla , c`ju paguajn kot gazetat , jepni intervista dhe hiqeni si shume te ditur , sikur dituria juaj eshte kaq superiore saqe ofendoni kryeministerat deputetet, ne realitet jeni fundurina , per pak kohe do ta kuptoni dhe vete , nuk do ua vershellej askush, ju kane kuptuar qe jeni ryca , rumpalla mbaroi dhe bashke me te , mbaruat dhe ju . Nuk ju kerkohet te ndihmoni Ramen , ate dihet qe nuk e beni , por te pakten te jeni reale , te analizoni ne menyre jo te njeashme , kaq ju kerkohet , shume eshte ?????

  11. viktor says:

    Perfekt. Listen e vertet te zez e ka me ata qe punon qe kontrollojn pronat aluizni hipoteka osshe si Lame, Qato Cela e comp.te gjith hajdut ordiner.

  12. BB says:

    SI GJITHNJE , NE SHERBIM TE SE KEQES, DHE KORRUPSIONIT. NUK TE SHITEN ME ZARZAVATET O BUSHAT MEGJITHE SE PAGUHESH SHUME PER MALLIN TEND TE PRISHUR. NA QELBE ERE.

  13. Kapaj says:

    Zjen KAZANI MEDIATIK! Gatuajne ne te corben e rradhes e me pas po vete e hane. Si nuk u ngopet o manipulatore qe do te mbaheni mend ne analet e historise si …krimbat qe rriten e ngordhin verave te halese.

  14. TOMORI SHBA says:

    Bushati, je ber si ata qent e rruges qe lehin kot se koti dhe kur dikush u tund kembet, futin bishtin nder shal dhe sdin ku shkojn. Boris tende te prishur i ka dal zgjyra dhe ajo duhet hedhur ne plera.
    Ti dhe nonje zagar tjetet jini ber si tersi i Pojanit, qe u thosh te gjith fshatareve , ;Kjo sbehet, ajo sbehet, do mbeteni pa buk. Kur cdo gje behej, sdinte cfar te thoshte.
    SHkruani nje gje te mir qe ka vendi yne ore palaco panairi se lat nam neper bot. Vetem mohoni, shani e nxini dhe haroni qe cdo dit e jav vine me mijra te huaj ne vendin ton dhe shum prej tyre, megjithe mangesit qe cfaqen aty ketu , maniten me bukurit e vendit ton dhe premtojn rikethim vitin e arcem. Vetem per ju mizantropet SHqiperia esht sketer.

  15. Phoenix says:

    Jam 1000% i sigurt se per Papen e Romes, Shen Pjetrin, Shen Gjonin, Jezu Krishtin, Muhamedin, do kishte pasur shume me teper kontestime. Keto eksperiencat negative nuk kuptohet cfare jane. Ky KM jone Petrelen deshi ta fuste ne provim shteti, se po nuk te bekoi KM ti nuk mund te jesh vecse nje hic. Pasi deshtoi, i permend emrin si ato plakat e lagjes qe te buzeqeshin kur i ke perballe, dhe te marrin gjithe diten me goje mbasi ke kaluar rrugen. Ne ka njeri me probleme emocionale eshte KM. Por dikush duhet t’ia kishte thene me kohe se emocionet te bejne me shume dem se pune. Ai duhet te merret me pune.

  16. Fjala shqipe says:

    “Lista e zeze” eshte lista qe tregon te verteten dhe populli nuk genjrn kurr
    Qeveria “rama” duhet te ngrej nje institucoon per verifikimin r padurove, fuke filluar nga politikanet, gjykatesit, mjekesia, digurimet shoqerore, etj

  17. Ptuuuu says:

    PRIT O BUSHAT,SE DO TE KETE LISTA TE TJERA,,,,DHE KETO NUK I THOT EDI RAMA,POR ESHTE ZERI I POPULLIT QE PO DEGJOHET MBAS KAQ VITESH ALLA DEMOKRADHIJE,,,QE NA SERVIRET JU ANAL-IST SI PUNA JOTE,,,,ESHTE ZERI I PUPULLIT QE NE CDO INSTITUCION SHTETEROR I KA DYERT E MBYLLURA PO NUK FUTI DOREN NE XHEP,,,,MASTURBOHU TI DHE PLEHRAT SI TI ME ATLETET E EDI RAMES,,,NUK FLET PER CFAR U FOL NE TRIESTE, SEPSE ESHTE NE INTERES TE SHQIPTATEVE,POR FLET PER ATLETET ADIDAS,,,,JE HASHTQITJE UMANE O BUSHAT,,,

  18. o kokebosh says:

    Ha, ha, ha ..
    E tha edhe nje fjale Andi Bushati Kokëboshi!
    e ka kunj me Edi Ramen, do e thote nje fjale se s’ben!!

  19. Lexues says:

    Lista pavaresisht te metave me shume ben mire o Bushat leshi.Nje mjek qe permendet aty punon ne klinikat e shtetit po a ben nje operacion pa lek ai?.Pyesni te gjithe ata qe kane kaluar vete apo te afermit aty, cfare do tu thone..Ja cfare me tha nje koleg i cili perpara disa kohesh operon nje pjestar te familjes.I afermi kishte semundje te rende.Nje nga pjestaret e stafit te mjekut me dashamiresi u tregu transparent dhe i thote mos te operohet se nuk ka vlere.Por njeriu per jeten ben gjithcka,dhe “profesori” e operoi thjesht per te marr lek.Njerezit e familjes shkuan tek ky mjek dhe i afruan nje dhurate te vogel,pergjigja e tij :une nuk jam druvar dhe te caj derrasa.Ne keto kushte duke pyetur edhe te tjere per tarifen dhane jo me pak se 3000 euro.Mbas nje muaji i operuari ka vdekur. Mjeku e ka dite se do vdese
    A mundet o njerez qe per vdekjen te marresh lek edhe po te ishte privat,jo punonjes i shtetit.
    A e ka bere betimin ky njeri si mjeket duhet ta bejne.Mos te habitet fare kur ta shohe emrin ne liste.Nuk ka pare gje akoma.

  20. An says:

    Petreles dhe gjithe mjekve te tjere tu vlersohet pasuria dhe te taksohen

  21. fieraku NGA varibopi says:

    Ke qenë, je e plehrë do të mbetesh o Bushat !

  22. e verteta says:

    Nuk eshte vetem ajo lista e zeze, ka dhe lista te tjera por njerezit kane frike te flasin sepse me i dobti goditet. Korrupsioni e nepotizmi ne administrate jane si kangrene per kete popull duhet shkulur me rrenje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje