VIDEO/ / Skandali i PDIU-së me vjedhjen e votave dje në KQZ: Në zarfin e saj kishte futur votat e FRD dhe LIBRA-s

14 Korrik 2017, 09:34Politika TEMA

Shpëtim Idrizi nuk pati shpëtim as nga historia që krijoi me rinumërimin e votave. Ai, mbeti sërisht jashtë Kuvendit, pasi rinumërimi i 64 kutive nga KQZ i dha vetëm 5 vota më shumë, por jo mjaftueshëm (38) për të marrë mandatin e deputetit.

E përpos kësaj, ajo që bie në sy ishte mënyra se si PDIU kishte menduar të merrte mandatinnë Tiranë. Ajo ishte, vjedhja e votave nga partitë e tjera.

Lexo.al ka siguruar një video nga rinumërimi i kutive në KQZ, ku nga zarfi i PDIU-së ku kjo parti thotë se ka 12 vota të sajat, siç shihet, del që janë 5 vota të LIBRA, 3 të FRD dhe vetëm 4 të PDIU. Bëhet fjalë siç edhe shihet në video, për QV numër 2194, Tiranë.

PDIU ka vetëm 4 vota, mirëpo në procesverbal i janë shënuar 12 vota (shih videon). E thënë ndryshe, 8 votat e tjera PDIU ja kishte vjedhur FRD-së dhe LIBBRA-s.

Megjithatë, taktika e PDIU për të marrë votat që nuk ishin të sajat e për t’i futur në zarfin e saj nuk e shpëtuan Shpëtimin, i cili do duhet ta shohë këtë 4 vjeçar Kuvendin nga televizori.

Nga ana tjetër, PS doli me rezultat të njëjtë me atë të 25 qershorit.

2 komente në “VIDEO/ / Skandali i PDIU-së me vjedhjen e votave dje në KQZ: Në zarfin e saj kishte futur votat e FRD dhe LIBRA-s”

  1. Vlonjati 12 says:

    O TemA, pse botoni keto shkrime, se na shqetesohet znj. Mesila, qe me paturpesi nuk la gje pa thene kunder KQZ-s.
    Paninen tani.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Fituesja nuk ka manipuluar,te tjerat le te behen shembull,te japin llogari perpara ligjit.
    Me sa duket do nderrohen tre muskutieret e Parlamentit.
    Te urojme se ky Parlament do mbeshtetet mbi rregulloren dhe jo mbi “respektet” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje