Jozefina Topalli-Berishës: Indiferenca të bën fajtor. Dikush duhet t’i dalë zot PD-së

13 Korrik 2017, 21:08Politika TEMA

Jozefina Topalli i është shmangur disa  herë pyetjes nëse është Sali Berisha që po mbështet Lulzim Bashën në krye të PD-së, veçanërisht pas rezultatit të thellë humbës në zgjedhjet e 25 qershorit, ende pa një analizë humbje.

E pyetur nga “Express” sesi e vlerëson heshtjen e ish-kryeministrit Berisha për këtë situatë, veçanërisht atë brenda PD-së, ku kritikët janë ngritur kundër Bashës, Topalli shprehet: “Heshtja të bën bashkëfajtor në këtë situatë. Kushdo që hesht. E nis që nga vetja ime. Po indiferenca të bën fajtor. Dikush duhet t’i dalë zot PD-së

Kujtojmë se zoti Berisha është mjaft aktiv në situatën politike në vend e vazhdimisht reagon përmes rrjeteve sociale, por për atë se çfarë po ndodh në Partinë Demokratike që ai drejtoi derisa ja “dorëzoi” Bashës në 2013-ën, ende nuk ka thënë asnjë fjalë.

Figura që themeluan PD-në mbetën jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e qershorit të 2017-ës, të hartuara nga Lulzim Basha.

Ndërkohë më 22 korrik PD zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së ku në garë është Basha me funksione që i “ngriu” pas humbjes më 25 qershor, dhe Eduard Selami, i lënë jashtë Kuvendit të ri të Shqipërisë pasi nuk u fut në listat “Basha”.

Topalli hedh edhe një akuzë të fortë kur thotë se Lulzim Basha e ka caktuar rezultatin. “Zgjedhjet në PD janë farsë”, – përfundon ajo.

Topalli thekson se Basha e “mblodhi partinë dhe e futi në çadër, pikërisht në momentin kur duhej fushatë e fortë ndaj mazhorancës.

Kur do bëheshin zgjedhjet në Kavajë Basha mori e tha bëjmë protestë për të bllokuar zgjedhjet. Ka bërë akt tradhtie kur premtoi se nuk do hynte në zgjedhje me Ramën”, shprehet ish-kryeparlamentarja duke radhitur kështu veprimet që Basha bënte në kundërshti me situatën ku ndodhej vendi dhe vetë PD-ja në funksionimin e saj të brendshëm.

Një ndër zërat më kritikë kundër kryetarit të PD-së, Jozefina Topalli, thotë se Basha ka qenë 12 vjet në pushtet, nga 2005 deri në 2017, me poste ministrore dhe së fundi si kryetar i Bashkisë së Tiranës, derisa të merrte drejtimin e partisë më të madhe opozitare kur PD pësoi rënien nga pushteti në vitin 2013.

“Basha nuk e ka njohur PD-në për të qenë kryetar i saj. Nuk i sillte lavdi “uni” që përcillte gjatë gjithë kohës. “Plani im. Unë kryeministri i ardhëm. Unë jam ai me formim perëndimor”. Kjo është një fyerje për shqiptarët. As sot s’e di se kush është Basha. Ke të bësh me një maskë dhe maskën nuk e lexon dot”, theksoi Topalli përballë gazetarit Berat Buzhala.

“Edhe në fushatë nuk e përmendi që ka qenë kryetar bashkie. Ka premtuar edhe tramin dha tha: E mbajta premtimin. Kjo është fyese”, shton demokratja.

Sipas saj, Basha ka qenë ministri më i përkëdhelur gjatë kohës së qeverisë Berisha.

Topalli zbuloi për “Komiteti” se Bashën nuk e ka votuar që në krye të herës kur Sali Berisha, lideri historik i së djathtës, i la drejtimin e partisë.

“Unë nuk e kam votuar Bashën. Kam luftuar prej kohësh se ka qenë aty për interesa personale. Për mua ka qenë enigmë e shkuara e Bashës. Kam pasur pikëpyetje që i kam thënë publikisht, edhe në mbledhje grupi. Kam reaguar edhe në zyrën e tij. I kam thënë kjo nuk është PD-ja, veçanërisht për protestën në çadër”, përfundoi Jozefina Topalli.

E pyetur nga gazetari Berat Buzhala nëse Basha e ka mbështetjen e zotit Berisha për vendimet e marra në PD, duke nisur që nga listat për zgjedhjet e 25 qershorit, Topalli ngre pikëpyetje se garancinë në veprimet e tij, ndoshta ja jep edhe kryeministri Edi Rama.

Ku e gjen garancinë ky njeri që shkel skandencat elektorale, që nuk mbledh Këshillin Kombëtar, i turret dhe komitetit ndërkombëtar gjatë çadrës me një fjalor që unë nuk e kam dëgjuar. Kur s’pranonte të hynte në zgjedhje kam menduar se ka qenë presion, derisa sa kapërcyer skadencën elektorale. Thash nga ky njeri çfare s’mund të presësh. Tha: Unë kisha një zgjidhje tjetër; Të mos hyja në zgjedhje”, thotë Topalli duke cituar kreun demokrat Basha, por këtu zbulon edhe pse ai nuk do merrte pjesë në garën elektorale të 25 Qershorit. Mundësi që Basha sipas saj, e shihte “si derë shpëtimi për kokën e tij, por nga ana tjetër, për të shkatërruar partinë”.

Pyetjes së përsëritur të drejtuesit të emisionit komiteti, nëse është Berisha që e mbështet, Bashën, Topalli ju përgjigj:

Po ndoshta është zoti Rama. Ndoshta është dikush tjetër”.Ish-kryeparlamentarja thotë se nuk është e zhgënjyer për rezultatin e dobët të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit, dhe as për situatën brenda PD-së, pasi e priste nga mënyra e drejtimit të Bashës, e madje e ka paralajmëruar diçka të tillë. “Nepotizmi është ulur këmbëkryq në PD. Jam ndër të paktët persona që s’jam e zhgënjyer me degradimin e PD-së. Nëse dikush merr peng një forcë politike është alarm për shoqërinë jo vetëm për kryesinë” përfundoi Topalli.

11 komente në “Jozefina Topalli-Berishës: Indiferenca të bën fajtor. Dikush duhet t’i dalë zot PD-së”

  1. hehe says:

    Berisha ja piu lengun PD mi gru, ai kot rri aty per inerci me tall pak trapin ne kuvend e ne Facebook ahahahaha.

  2. I says:

    U merzite pa pushtet. Tani qe nuk je as deputete na kujtohesh ti zonje me thane se ne cfare gjendje eshte katandisur PD

  3. Vendimet sipas tyja ne PD i marrka RAMA paskeni vajtur per LESH te gjith edhe ti edhe BERISHA edhe BASHA
    JU dashkeni nxjer prej ZHELESH

  4. Populli says:

    Gjeni nje komunist me te perparuar se Berisha qe te beje bashke PeDe-ne

  5. Ardi says:

    Zhelefina….zhelefina…
    Sa te rrije xhaxho dixhitali ne qoshe…cdo levizje eshte boshe….
    E keni murrosur te gjalle…

  6. alphade says:

    Po kjo baxhella e institutit te misrit ne Shkoder nuk do te hetohet e
    investigohet nje dite per shperdorimet marramendese te parave te
    shqiptareve vetem per ece-jaket ne Shkoder ne shtepine e saj ka
    harxhuar mbi 68milion leke benzine e dieta. shifer kjo mikroskopike
    ne krahasim me udhetimet neper bote gjoja per “vizita” zyrtare te
    sheiket arabe . Kjo qe sot kritikon nepotizmin e Bashes le te shikoje
    c’ ka bere kjo shtrige vete kur ishte ne pushtet me dhendurre diplo-
    mate,me fis e soj e sorollop qe bridhnin neper bote me funksione
    diplomatike e “sherbime”te specializuara ?! Turpi botes te mbulofte
    moj kerrme politike .! Edhe Ti duhet t’i paguash haracin ketij populli,
    qe aq shume ia “qan hallin ne parlamentin e kaluar ,kur patetizmi i
    fjales tende vecse ngjallte urrejtje ndaj nje ledi makbeth,……..”

  7. tarasi says:

    Cfare thote kjo????. Akoma ska mare vesh gje kjo cqe ,ceshte pd – ja ??? . Pd- ja moj zonje , qe dhe eshte nje bande hajdutesh ordiner, te kamufluar si gjasme domokrate , kete nuk e ke kuptuar ????? Kaq vite me shoket e bandes dhe ti flije rehat , dhe llomotisje me nivelin tend prej nje idjoteje ne kuvend , dhe nuk di se kush jane ata ose kush jeni ju ???? Po kush i del zot pd – se , ke pare ndonje rast ti dali zot bandes ??? Ju te pd-se nuk shikonit nuk degjonit se ishit verbua r dhe shurdhuar, nga rumpalla , kujtonit se cdo gje ju perkiste , populli ju shikonte , ai eshte kriteri se si do jete fati juaj , nuk eshte as sali efendi as lyli dhe as ti , ishe mesuar zotrote mbi kale ,si ai beu ne kohet e feudalizmit duke folur dhe poshteruar , cdo vartes kolege ne parlament,. Por jeta nuk eshte dhe nuk mund ta kalosh lart kalit ,do vi nje moment qe do jesh dhe poshte , eshte ndryshe poshte zonje , do ta shikosh sa bukur eshte , do te ofendojne kudo qe te vesh , nuk do ruhesh me bodigarde , nuk do te llogariti asnje kush ishe dhe je , dhe shume e shume te tjera privilegje , tani zonje ajo qe te ka ngelur eshte te pershtatesh pa percen e kryetarit te parlamentit dhe pa qene deputete . Po do hashe dhe ndonje shuplake , dhe do te ofendojne , kjo eshte jeta posht kalit , prandaj mblidhe mendjen e beje top , vitet qe kalove iken nuk kthehen me , ose sic thone miqte tane amerikane go away , nje fjale e urte popullore thote qe : nuk sjell gjithmone kucure ( trungje ) lumi , keshtu qe sa me shpejt te orientohesh dhe ta kuptosh qe cishe , iku , aq me mire do jete per ty zonje . Ketu do duken reflexet e tua , ishe ashtu sic tregoje ??? Opo ishe leve ,dhe rupalle dhe ti , opo mos ishe dhe ti antare e banďes??? .shikoni te githe nga saliu , ai i shkreti shikon ndonje te care qe mund te lere vetingu dhe tja mbathe , dhe ju shikoni tju prije prap , mos reago keshtu ,zonje , mos trego reflekse prej idioti , thame : mbaroi festa , kaq qe ……….

  8. bobi says:

    Keta te pd nuk guxojne qe te thone as dhe nje te vertete qe e din te ter shqiptaret,qe basha ka mbeshtetjen e berishes se po mos te donte berisha per dy ore kishte dhen doreheqe. a cju ka ber berisha moj topalle dhisni gjak na frika.

  9. Lexuesi i TemmA says:

    Jozi e dashur:
    Politika eshte “me te ngulme”
    Edhe Ti, banu trimereshe e pranoje se dikush “ta nguli”.
    E pra, jo pak njerez te kan ditur per trimereshe!!

  10. Duna says:

    Merre ti ne dore PD moj zonje, dili ti zot sepse ke qene ne nivelet me te larta drejtuese te saj dhe te pushtetit, apo je vetem per te llafe e thashetheme. Nqs te dhimset pd hidhu dhe ta shohesh se kush je, sa te vleresojne te tjeret.

  11. Shqiptari Ilirise says:

    Paturpesia e kesaj bundre dikur me irritonte.Sot me ben te qesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje