Fatos Lubonja tregon historinë e 1991 me Berishën: Kur e kuptova se ishte “kokë e këmbë Enver”

14 Korrik 2017, 09:07Politika TEMA

Fatos Lubonja fajësoi të gjithë figurat kryesore të Partisë Demokratike se ishin nënshtruar përballë prirjeve diktatoriale të Sali Berishës, ndërsa ka folur në emisionin “Të paekspozuarit”, ku ishte i ftuar Eduard Selami.

Sipas Lubonjës, situata me të cilën përballet sot Partia Demokratike është pasojë mënyrës se si e drejtoi Berisha për 25 vjet.

“Që në vitin 1991 më tha njëri prej këtyre, dhe nuk dua t’ia përmend emrin sot.

“Të gjithë ne jemi nga pak Enver, por ky është kokë e këmbë Enver”, më thanë për Berishën.

Ishim 9 përfaqësues të partive dhe të shoqatave për të drejtat e njeriut në takimin me Xhejms Bejker.

Normal që Sali Berisha ishte nga njerëzit më të rëndësishëm.

Por kishim vetëm 1 orë kohë për t’i folur atij.

Gjysëm orë foli Sali Berisha, nga 2 minuta i la gjithë të tjerëve në atë takim”, tregoi Lubonja gjatë emisionit, duke fajësuar edhe bashkëpuntorët e Berishës që nuk folën për largimet e njëpasnjëshme në Partinë Demokratike gjatë viteve të para të demokracisë.

5 komente në “Fatos Lubonja tregon historinë e 1991 me Berishën: Kur e kuptova se ishte “kokë e këmbë Enver””

  1. sb says:

    Shpejt u kujtove te thuash edhe ti, pas 26 vjetesh……………….
    sb

    1. LORA says:

      ,,,ljuba eshte pacient I dashur per kararin e mentor petrelave te pas-nentedhjetes.
      Mua me sherben si leter lakmuesi,,,per hallin e qenerise se perbashkuar,kunder interesave te Shqiperise dhe shqiptareve ,ne shumice.

  2. gs says:

    keshtu e ka tosi i kap valet me vonese

  3. gs says:

    o toso je kot fare plako

    1. redi says:

      Ky ka ikur per lesh kot fjalos cfare te beje ai lesh ka qene por tani ka lajthitur fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje