Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve faktoi dje vjedhjen e votave nga të gjitha partitë që kanë numërues, pa dallim nëse janë në opozitë apo në pushtet.
Njësoj PS, PD dhe LSI, madje edhe PDIU kishin vjedhur vota në 25 Qershor.
Fenomeni pranohej nën zë nga të gjithë, por nga dje doli hapur edhe në KQZ para kamerave të televizioneve.
Por edhe në hajdutëri, ka një renditje dhe matematika nuk të lë të gabosh për “zotësinë” e socialistëve, demokratëve, lësëistëve apo çamëve për të vjedhur.
Kush janë më të zotët për të grabitur?
Lapsi.al ka marrë si shembull 57 kutitë, që u hapën dje në KQZ dhe ku u zbuluan vota të vjedhura. Këto do të shërbejnë si njësi matëse për aftësitë vjedhëse të numëruesve-hajdutë
Partia Socialiste ka vjedhur 85 vota, por e kanë vjedhur me 16 vota. Ka dalë 69 vota fitim.
Partia Demokratike ka vjedhur 77 vota, por e kanë vjedhur me 30 vota. Ka dalë 47 vota fitim.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka vjedhur 80 vota dhe e kanë vjedhur me 6 vota. Ka dalë 74 vota fitim.
PDIU ka vjedhur 52 vota, por e kanë vjedhur me 57 vota. Ka dalë 5 vota me humbje.
Rezultati është i qartë. Fitues për rendimentin më të lartë të vjedhjes së votave dalin numërues-hajdutët e LSI-së.
Në këto zgjedhje LSI vazhdoi të rritej krahasuar me numrin e votave që kishte zgjedhjet e kaluara.
Lsi-istet jane hadute te regjur ja ka kaluar edhe partive te medha,bravo Like bravo,te beme dhe president pale. ?
Epo ne Europe spo na fusin, dhe ne dikujt duhet t’ja fusim apo jo ?! Franceze gjermane italiane ketu s’kemi,keshtu qe …ja fusim njeri-tjetrit gjersa te vije dita t’ua fusim gjermaneve e francezeve ,Gjer tani na e kane futur te gjithe , deri edhe …mender greket .
Vjedhje nuk ka patur kesaj rradhe, thjesht i kan falur njeri-tjetrit vota.
Monika ,a ,a ,a ,a, a na nxoren bojën. Lsi di te vjedhesh? po. Di te fshehesh? po, i fut Monika …
kta me bllok e kan zakon
Një gabim fatal do ishte për kombin tonë nëqoftëse Ilir Meta do të bëjë betimin si president.
I bëj thirrje si një qytetar i thjeshtë çdo deputeti të ndershëm ta bojkotojnë kancerin më të madh të KOMBIT.
Duhen pranuar dhe nje % gabimesh ,gabime qe nuk kane sjell deformimin e rezultatit.