Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë për analizën e mediave gjermane ku shtronin idenë për ekzistencën e një plani për të rikthimin e Ish Jugosllavisë, pa Kroacinë dhe Slloveninë, por me Shqipërinë.
Teksa foli për këtë analizë lRama tha se nuk ka broçkull më të madhe se krijimi i Jugosllavisë.
“Aspekti themelor i procesit të Berlinit mbetet në planin politik si një plan ku është bërë një progres i paimagjinueshëm deri përpara se ky proces të iniciohej nga kancelarja Merkel. Një progres ku nuk përbën asgjë historike takimi i liderëve të rajonit por është rutinë siç duhet të jetë dhe nga ana tjetër se jetojmë në një fazë tjetër të zhvillimit të rajonit ku vullneti i çdo vendi për axhendën rajonale dhe evropiane është në nivelin më të lartë.
Dua të nënvizoj rëndësinë e një hapi të hedhur në këtë samit, organizimin e një tregu të përbashkët rajonal, duke hedhur poshtë kundërshtitë qesharake ndaj këtij projekti për të nënvizuar atë që është thelbësisht e vërteta e këtij projekti.
Rritje e kapaciteteve të rajonit për të pasur treg më të madh të vendve tona. Hiqen barrierat penguese jo tarifore dhe një rritje edhe në aspektin e rritjes së rajonit për t’iu bashkëngjitur tregut të përbashkët evropian. E kotë të humbasim kohë dhe energji për gjithfarë broçkullash që lidhen me këtë projekt. Është tërësisht evropian dhe mbështet në frymën evropiane të bashkëveprimit.
Nuk përbën zgjidhje alternative por një përpjekje komplementare me atë të integrimit të vendeve tona dhe të rajonit në BE dhe nuk ka broçkull më të madhe për t’u evidentuar si kulmi i marrëzisë se sa broçkulla e krijimit e rikrijimit të Jugosllavisë. Jemi duke hedhur hapa përpara në një proces tërësor”- tha Rama.
Gazeta gjermane “Die welt” shkruante dy ditë më parë nën titullin “Pse Brukseli do të krijojë një Jugosllavi të re”, se një sërë shtetesh në Ballkan duan të jenë pjesë e BE-së, por për shkak se Bashkimi Europian nuk ia del dot aktualisht të bëjë pranime të reja, ai kërkon që të fitojë kohë, përmes një ideje të lindur më parë në Ballkan.
Z.Rama,mbeshtes politiken tuaj te brendeshme e te jashteme ne teresi.Lidhur me Samitin e Triestes, si axhande e Procesin e Berlinit,jo me prej gazetarit gjerman,por edhe fare pa kete kete “teze” te tij, do te thoshja se ketu ne Shqiperi ka skepticizem sepse nuk ka transparence per per menyren se si do te behet ky “integrim rajonal” dhe sa perfiton Shqiperia dhe shqiptaret ne terma konkrete nga ky lloj integrimi .Une mendoj se integrimi rajonal parakupton rritjen e nivelit te zhvillimit per te gjithe vendet e rajonit,deri tek arritja e stadit per integrim europian.Tani skepticizmi i shqiptareve eshte se ata jane shprehur per Inegrimin Europian qysh ne fillim,kur shume shtetet te ketij rajoni nuk e kishin kete axhende,dhe tani ju thuhet se per te arritur kete synim atyre ju thuhet se me pare duhet te bejne integrimin rajonal ?!Tani pyetja eshte: Si do te behet me vone integrimi Europian i ketyre shteteve,”ne Bllok” apo sipas performances se cdo vendi aspirant ne BE?Kam pershtypjen se integrimi ne BE i shteteve te rajonit do te behet sipas performances se sejcilit vend.Cfare sigurije kemi ne si shqiptare se ne integrimin rajonal qe propozohet, do te arrijme ne fund stadin e integrimt Europian.Komenti im mund te duket si loje fjalesh,por mua me duket se BE e mban larg integrimin e Shqiperise dhe e shtyn integrimin e saj me kete teorine e re te “Integrimin Rajonal”.Kam degjuar nje shprehje nga perfqesues te institucioneve Europiane: “Bashkimi Europian eshte i lodhur nga integrimi”,sa here e degjoj kete shprehje nje gaz i madh me kaplon qenijen, sa edhe ne gjume qesh me vete ! Z.Rama a ju vjen te qeshni edhe ju me kete shprehje?