Vota për Bashën, si mallkim për PD-në

14 Korrik 2017, 19:16Politika TEMA

Nga Fatos Hoxha*

Te dashur miq, mos me quani as tendencioz, as ogurzi. Po te doni mos me besoni, biles edhe mund te me shani, por kjo nuk ndryshon asgje tek fakti, se vota per Bashen eshte mallkim per PD-ne.

Analizoni me serozitet dhe gjakftohtesi mandatin udheheqes te Bashes ne keto kater vjet dhe do dilni dhe ju ne te njejtin konkluzion. Qe kur e vune ne krye te PD-se njeriu ka sjelle vetem dem:

– Dem me drejtimin pa gjak, pa ide, pa kurajo, pa personalitet, pa dinjitet, thjesht pa koke te Partise;

– Dem me ngritjen ne piedestal te mediokritetit dhe zhberjen e vlerave perfaqesuese;

– Dem me çngjyrimin e Partise;

– Dem me kaosin dhe paqartesine vrastare te vijes politike;

– Dem me aksionin politik kontradiktor;

– Dem me çmobilizimin e anetaresise dhe nxitjen artificiale te konfliktit tw brendshem;

– Dem me platformen e ceket elektorale dhe listen joperfaqesuese te kandidateve;

– Dem me “shitjen” e mandateve per deputet dhe dy here dem me marreveshjen tradhetare me kundershtarin;

– Dem me genjeshtren per garantimin fals te zgjedhjeve dhe dy here dem me fushaten memece zgjedhore;

– Dem me mosnjohjen e humbjes se merituar dhe dy here dem me rikanidimin per kryetar.

Analizoni me serozitet dhe gjakftohtesi mandatin udheheqes te Bashes ne keto kater vjet dhe nuk do gjeni dot asnje dobi politike ne veprimtarine e ketij udheheqesi. Provojeni, ju lutem! Merrni laps e leter dhe beni listen tuaj te te mirave qe zoti Basha i ka sjelle PD-se dhe anetaresise me lidershipin e tij. Leshojeni doren, tregohuni bujare me te! Pastaj krahasoni dobine me demin qe na ka bere, PD-se dhe gjithe demokrateve te Shqiperise, dhe do kuptoni mallkimin qe na ka rene mbi koke.

Ka vetem nje menyre per te shpetuar nga ky mallkim: te ngrihemi te gjithe kunder tij.

Une nuk ju ftoj te votoni Selamin edhe pse Selami ia njeh dhe shpreh qarte semundjen PD-se, kupton demin e Bashes dhe fajin e Berishes, njeh dhe vleren kuruese te drejtimit demokratik perendimor. Nuk ju ftoj te votoni kunder, apo te nxirrni votat tuaja te pavlefshme edhe pse e di se vota masive e pavlefshme ose kunder jane grusht derrmues per uzurpatorin e Partise.

Nuk ju ftoj te bojkotoni procesin, apo te mbeshtesni Alizotin, Topallin, Patozin, Mustafajn, Harxhin, Ollin apo Deden edhe pse e di se te gjitha keto alternativa jo zyrtare, veç e veç kontradiktore, te gjitha se bashku japin shprese. Nuk ju ftoj te beheni aktiviste te Levizjes per Shpetimin e PD-se, edhe pse e di se tek kjo levizje eshte embrioni i shpetimit te vertete. Une ju ftoj t’i beni te gjitha keto dhe çdo gje tjeter qe na çliron nga ky mallkim, gjithshka qe shpeton PD-ne, gjithshka qe na rikthen ne jete.

Me date 22 korrik Basha ka projektuar nje gare formale dhe me rezultat te paracaktuar. Ne kete gare beteja e Selamit kunder Bashes eshte si beteja e Davidid kunder Goliathit. Me date 22 Basha kurorezohet uzurpator. Nese doni te shpetoni PD-ne ne kete date, alternativa juaj eshte nje: votoni “te voglin” dhe refuzoni “te madhin”, jepini besimin sfidantit shpreseplote dhe ndeshkoni kryetarin fodull, sepse Selami, sido qe te jete, i jep PD-se fryme, kurse Basha, çfaredo qe te beje, ia merr PD-se frymen.

Me date 22 e me pas PD-ja ka vetem nje opsion, vetem nje shprese, vetem nje shpetim: çlirimi i PD-se nga pengmarrja dhe grabitja fillon me pengimin e Bashes me çdo kusht qe te uzurpoje per nje mandat tjeter Partine.

*Ish-deputet i PD-së

9 komente në “Vota për Bashën, si mallkim për PD-në”

  1. Fatosi-kosove says:

    Zoti hoxha kur luli u fut ne qader çdo dite shante,fyente e kercenonte Edi Ramen dhe ata qe ishin me te ne qader e kane degjiar jo pak here kur thoshte se :nuk keni pare asgje akoma,dhe me vjen mire qe spaskeni pare gje akoma,prandaj z.hoxha mos u brengos shume per lulin dhe PD-n pasi qenke bindur edhe ti se eshte kryekrimineli i shqiperise prandaj gzohu per shkaterrimin qe i ka bere PD-s edeh pse ishte me dhibje epr shqiperine,kujto vitin 2011 kur dha urdher te vriten njerezit dhe en vend te burgut u shperblye vet dhe shperbleu edhe vrasesit,kurse juve ju denoi duke u lene edhe jasht listave per deputet,por mos u brengos shume pasi ka edhe me keq,kujto Olldashin!

  2. Cudia says:

    Teper e sakte!!

  3. Anita says:

    Pershendes Z.Fatos Hoxha per kete thirje i bashkohem plotesisht .Ne te gjithe demokratet qe na dhimset PD duhet te behemi bashke duke mos votuar Lulezim Bashen, kete njeri te papergjegjshem dhe pa pike ndjeshmerie per PARTINE DEMOKRATIKE, eshte njeriu me i papershtashem per te qene ne krye te Pd .Mendoj se z.Selami i perket nje politikani qe eshte spikatur qe ne ditet e para te krijimit Pd megjithese shume i ri ne moshe per nje maturi dhe pjekuri politike qe e dallonte nga te gjithe politikanet e asaj periudhe.Eduard Selamit i dhimset Partia Demokratike, mendoj se e ndjen si nje prind qe duhet te kujdeset gjithe jeten per femijen e saj. Demokratet kane nje shans kete rradhe te zgjedhin njeriun qe do ti perfaqsoj me dinjitet dhe perkushtim ne betejat e ardhshme elektorale.

  4. TR says:

    MILITANTET E LD JANE INJORANT . ATA DO TA VOTOJNE LULZIMEN ,POR SHUME SHPEJT DO TE PENDOHEN ,KUR TE SHIKOJNE QE PD DO TE SHKERMOQET ,POR ATEHERE ESHTE VONE ,SHUME VONE.

  5. shushica says:

    Hera e pare qe shikoj nje gjysem kendveshtrimi ndryshe ne PD…kjo eshte pozitive jo thjesht per PD …por per politiken shqiptare…Por …z..Fatos ,,une e kuptoj se ti flet me rezerva ….sepse realisht kupton me shume…..Une e kuptoj se ti vjen nga kultura e nje qyteti qe edhe para 90…ishte e veshtire te gjeje duartrokites…..edhe pas 90…pavaresisht dyndjeve …tjetersimit ,ruan thelbin civil dhe europian..Sinqerisht …duke qene gjithmone kundershtar i krahut tuaj ,por duke pranuar demokracine si te keqen me te vogel…do te prisja nje levizje intelektuale te moderuar te djathte ,jo per te kthyer PD.. e se kaluares….Ato qe keni fituar ne te kaluaren jane rezultat i nje ndryshimi historik boteror ..Koha do te vertetoje se ky ndryshim ashtu si u be ,ishte nje progres apo regres…Por PD e se kaluares ,me perjashtim te shpresave te momenteve te para ,ishte nje grup heterogjen ,me parrulla perendimore ,por pa program ,pa ide ,ku dominuan praktikat ,shkaterruese dhe jo ndertuese,,,hakmarrese dhe jo pajtuese,radikale dhe jo reformiste …PD…po te gjykosh me mendje te ftohte dhe logjike matematike ,nuk eshte demokratike ,por nuk do ta quaja as neofashiste as neokomuniste ….sepse shkaterroi strutkturen ekonomike te vendit ..e cila eshte baza e mbijeteses se cdo kombi ….As Musolini ,as Hitleri ,as Lenini ,as Mao….por as edhe nje drejtues komunist i Europes Lindore jo vetem qe nuk e shkaterruan strukturen ekonomike parardhese .por e mbrojten me ligje te rrepta ….Analiza eshte komplekse ,….Megjithate do ta pranoja thirrjen tende si racionale ,me kusht qe nje grup intelektualesh ,politikanesh ,te rinjsh ,biznesmenesh te nderrmenit nje hap vendimtar ,me ide dhe program modern te qendres se djathte europiane ,per rindertimin nga themelet te PD ….Pra jo rikthim ne te kaluaren sepse e kaluara ka vetem nje emer anarko fashizmin tribal te Berishes….Duhet te bindeni me modesti se e kaluara juaj eshte e kompromentuar ,eshte pa vlera ,eshte anarki ,oligarki ,mohim i shtetit te te drejtes ,mohim i parimit baze te kapitalizmit modern ,liri dhe konkurence te ndereshme..E di qe ka nje shumice qe propozimet e tua do ti quajne me gjuhen primitive ..tradhetare …per te mos folur per sugjerimet e mija modeste te cilat do ti quanin komuniste….por kij besim ,,,mbi germadha gjithmone ka dicka qe ngrihet ,te rinjte e lindur ne vitet 90…nuk mund te pranojne politiken ,psikologjine ,moralin ,praktikat primitive ,personale ,jo racionale te Berishes dhe zedhenesit te tij ,Basha…Ndoshta edhe Selami ,nuk eshte karte e djegur por eshte lider i lodhur ,i fshehur per shume kohe ne qetesine amerikane..Ndoshta nje fytyre e re ,si Makron ne France ….do ti jepte te djathtes shqiptare ate qe i mungon ,,,frymen moderne ,civile ,qytetare ,perendimore…..Lerini pleqte dhe ish..et …pasardhes te anadollakeve…ne shejtnine e tyre…

  6. spartaku says:

    Mendoje se Fatos Hoxha ka te drejte.Basha eshte nje kryetar medioker.Me shume ka bere budalleqe se sa veprime te mençeme.
    Me kujtohet ne 2013-en kur humbi pd-ke.Qeveria e Saliut do qendronte deri ne shtator me krijimin e qeverise se re. NE MUAJIN GUSHT BASHA DEL NE TELEVIZION DHE JEP NJE INTERVIST SHUME INTERESANTE,POR EDHE INJORANTE,KU THA: ” Edi Rama nuk e mbajti fjalen per 300 mij vende pune qe premtoi popullit”. Edi Rama nuk kishte ardhur akoma ne fuqi,donte dhe nje muaj e ca.Kete gje kaq banale dhe pa ment ne koke nuk e mirepriti asnje,se ishte nje budallek i madhe.Ne nje intervist te Eni Vasili,e mbroiti EDI PALOKA,duke thene se “eshte afer mendjes qe ai (Rama) nuk mund t’ bente 300 mij vende pune,pa ardhur ne pushtet,por e por e justifikoi me ca gjera te kota per te dale nga situata.Ja pra kushe eshte Basha.Njeri pa tru,pa koshienc,njeri radikal,mendjemadh,i pallogjikshem,i paafte,qe nuk e meriton per asnje moment te jete kryetar i pd-ke.Ai mund te zgjidhet kryetar,por do jete fatkeqesi per pd-ke.

  7. Mentari says:

    Xhaketat e vjetra te korrupsionit nuk kane me vend ne PD,Karrieristet te terbuar mbas parave te taksave te popullit shqiptar duhet te denohen per jete per te mos qene ne shtetin shqiptar dhe Basha kete po ben ,pastron PD nga Korrupsioni dhe shqiperine nga Sharlatanet e pangopur me parate e publikut.Garda e vjeter ne pencion dhe ti hapet rruga atyre qe bejne shtet si zoti Lulzim Basha.Urrejtjet kunder Bashes eshte urrejtje kunder Demokracise dhe Meritokracise dhe e Institucioneve te shtetit shqiptar.Shteti shqiptar takon cdo shqiptari te afte te marre pjese ne qeverisjen dhe administrinin e tij dhe ai shtet nuk eshte prone e atyre qe kane 20 apo 30 vjet qe jetojne me taksat e shqiptarve dhe terbohen po ti largosh ata nga pushteti.

  8. ylli b says:

    FATOS,TE NJOHE QE NE FILLIMET E DEMOKRACISE,PROGRESI JUAJ POLITIK ESHTE MBRESELENES.VAZHDO SE pd KA NEVOJE PER TY.MIKU I JUAJ I VITEVE 90-te

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    Po’ Ca t’ju bente basha gjith spiunave
    Basha beri nje gabim
    Qe nuk i kandidoi
    Dhe pastaj ti drejtohej komisionit te hapjes se dosjeve dhe te largoheshin si pula te lagura
    Tani le ti duroje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje