VIDEO/ Tragjedi e rëndë në Zvërnec: Mbyten dy vajza dhe një djalë që hyri t'i shpëtonte

15 Korrik 2017, 15:30Politika TEMA
VIDEO/ Tragjedi e rëndë në Zvërnec: Mbyten dy vajza dhe

Katër persona kanë humbur jetën këtë të shtunë në plazhet e Vlorës. Ngjarja më e rëndë është verifikuar në zonën e Zvërnecit, ku brenda pak minutash janë mbytur 3 persona.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 14:30 policia është njoftuar se pranë Gjirit të Portanovos ishin në rrezik mbytjeje dy persona.

Menjëherë shërbimet e policisë kufitare janë nisur me mjete lundruese për t’u ardhur në ndihmë, por pa mundur t’i shpëtojnë.

Sipas autoriteteve lokale, viktimat janë dy femra dhe një mashkull dhe trupat e tyre janë nxjerrë tashmë nga uji. Ata janë identifikuar si shtetasit:

Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë;

Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë;

Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit, ndërkohë që grupi hetimor nga dëshmitë e mbledhura ka arritur të ndërtojë dinamikën e ngjarjes.

Kështu, nga rrëfimet e të pranishëmve rezulton se në fillim dy kushërirat Manuela Maraj dhe Xhoana Cani kanë hyrë në det për t’u larë, por kanë humbur ekuilibrin për shkak të dallgëve të mëdha.

E ndodhur në vështirësi, 27-vjeçarja Maraj ka thirrur për ndihmë dhe drejt tyre është nisur djali nga Maqedonia.

Fillimisht 24-vjeçari Ferati ka nxjerrë në breg Xhoana Canin, por kjo e fundit nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të ujit të shumtë që kishte gëlltitur.

Më pas Ferati ka hyrë sërish në det për të shpëtuar Canin, por këtë herë as ai vetë nuk ka mundur të kthehet në breg pasi dallgët e mëdha e kanë përpirë.

Një tjetër pushues ka hyrë në ujë për t’iu ardhur në ndihmë atyre, por nuk ka mundur t’u afrohet për shkak të forcës së dallgëve, që e kanë kthyer mbrapsht. Ndërkohë, trupat e djalit dhe 27-vjeçares janë nxjerrë nga deti shumë larg nga vendngjarja.

Më herët gjatë ditës, po në Vlorë, një 14-vjeçar u mbyt në zonën e Ujit të Ftohtë.

10 komente në “VIDEO/ Tragjedi e rëndë në Zvërnec: Mbyten dy vajza dhe një djalë që hyri t’i shpëtonte”

  1. Meti says:

    O rrofshin kabinat e rojeve te plazhit ne Zverrnec, se njeri nuk ka. Per te mos paguar dy veta per dy muaj plazh qe behet ketu, vetem sot iken kater te rinj.
    I plasi by… qeveritareve se u mbyten femijet e popullit te thjesht! Me rrogat e atyre dy rojeve te plazhit do blej iPhonin e fundit ndonje femij ministri.

    1. anil says:

      Gjiri i portanovos eshte disa kilometra larg plazhit te zvernecit ne nje zone te pa banuar. Keshtu qe kabinat e rojeve te plazhit qe thua nuk kan asnje rendesi ne kete rast.

      1. Klevis says:

        Nuk është pafajësi nqs nuk ka banorë nuk duhet të ketë roje plazhi. Nqs është plazh duhet të ketë dhe roje. Nqs nuk është plazh atehere policia duhet të gjobisi dhe pse jo dhe të arrestoje ndonje nqs bën plazh aty ku nuk ka roje.

        1. mirel says:

          Jo po ruajeni plazhin me police. Ai thote qe meqenese ky lloj plazhi eshte zakonisht shume i frekuentuar..
          Ky tjetri thote prit te vije roja te lahesh

          1. Edkari says:

            Edi Rama duke shit pordhe si Don Kishoti

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Vendosja e rojeve te plazhit, si dhe trajnimet e tyre,jane probleme qe kerkojne zgjidhje !
    Shume nga rojet,nuk dine not mjaftushem,si dhe teknikat e nxjerrjes nga uji,i te mbyturve.
    Ata duhet te licensohen,mbas nje kursi nje mujor.
    Tani jemi shume vone….!

  3. mirel says:

    Respekt per djalin nga Maqedonia.
    Dhe turp per pamjet filmike te viktimes.
    Nese ka ndonje ligj per shkeljen e etikes, ndaj ketyre kafsheve qe paraqesin viktimat duhet te merren masa.

  4. vlora.vlora says:

    opo se kane fajin kabinat ,e kane njerzit qe hane pine dhe pastaj ne det ,po ky lumadhi tjeter do bente heroin me dy femra ,dihet qe i mbytyri te mbyt ,,,nejse ngushellime familjeve

  5. ........... says:

    gjynah, te rinj shume.

  6. perivolo says:

    Keta qe iken nuk kthehen,ngushellime familjeve te tyre.
    Sa per fajtoret mire eshte te jemi te sinqerte,per te vegjlit duhet te kujdesen te riturit,te riturit duhet te jene te pergjegjshem per veprimet e tyre,te jene me te kujdesshem.
    Deti nuk ka mundesi te ruhet nga asnje shtet dhe nga asnje roje,pervec plazheve te organizuara qe duhet te kene shpetues.
    E vetmja gje qe ndihmon perfundimisht eshte qe njerezit te edukohen ne lidhje me notin,rrezikun e mbytjes,rregullat qe duhet te ndiqen nga notuesi sic eshte te mos kete konsumuar pije alkolike,te jete i pangrene te pakten per dy ore,etj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje