Ministrja Kodheli në aksionin për pastrimin në Kakavijë, apeli: Trajtojeni vendin si shtëpinë tuaj, kujdes me plehrat

17 Korrik 2017, 17:38Sociale TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli inspektoi aksionin e Forcave të Armatosura për pastrimin e aksit Gjirokastër-Kakavijë, ku shoqërohej nga ministrja e Kultures Mirela Kumbaro dhe prefekti i qarkut Flamur Bime.

Në fjalën e saj ministrja Kodheli ju bëri thirrje qytetarëve por edhe pushtetit lokal që të tregonin kujdes të veçantë ndaj ambientit që na rrethon:

Do të kërkoja me përulje nga shqiptarët që hyjnë në territorin e Shqipërisë për turizëm apo për arsye të tjera, të mund ta trajtojnë vendin ashtu siç trajtojnë shtëpitë e tyre.

Të hedhin hedhurinat atje ku duhet. Dhe një thirrje e kam me zë të fortë për pushtetin lokal. Duhet të jetë më prezent, të paktën të suportojë FA, pa folur që duhet të bëjë detyrën.”

Nga ana e saj ministrja Kumbaro falenderoi Forcat e Armatosura për aksionin e pastrimit dhe iu bashkua thirrjes së ministres Kodheli për pushtetin lokal : “I bashkohem thirrjes së Mimi Kodhelit drejtuar pushtetit lokal dhe gjithë komunitetit për të qënë të gjithë të kujdesshëm, në rradhë të parë për të bërë detyrën, në rradhë të dytë për të krijuar një model edukimi të mirëmbajtjes së mjedisit”- përfundoi ajo.

Prefekti i qarkut Flamur Bime falenderoi ministren e Mbrojtjes për mbështjetjen e dhënë gjithashtu edhe efektivët, komandantët dhe ushtarakët për punën e palodhur dhe cilësore.

Në aksionin për pastrimin e aksit kombëtar Gjirokastër- Kakavijë u angazhuan efektive nga b3k i Poshnjës dhe Batalionit të Mbështetjes rajonale të Gjirokastrës.

Që nga fillimi i këtij aksioni pastrimi, i cili do të vijojë gjatë gjithë muajit Korrik, FA kanë larguar nga akset kryesore kombëtare dhe bregdetare më shumë se 500 ton mbeturina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje