E akuzoi si “shërbëtor të Shullazit”, deputeti i PS "shpërthen" ndaj Bashës: I nderuar Z. 21 janari, shitës i territorit shqiptar, hajdut i 350 milion eurove

18 Korrik 2017, 19:03Politika TEMA

Pasi kryetari i ngrirë i PD-së, Lulzim Basha e quajti deputetin e Durrësit Jurgis Çyrbja si shërbëtor të Emiljano Shullazit ka ardhur edhe reagimi i Çyrbjes.

Në një prononcim ekskluziv për BalkanWeb, Çyrbja i përvishet Lulzim Bashës dhe e akuzon se ishte pikërisht Shullazi dhe të tijët ata që i kanë mbrojtur votat në Farkë Lulzim Bashës.

“I nderuar Z. 21 janari, shitës i territorit shqiptar, hajdut i 350 milion eurove të rrugës së autostradës Rrëshen-Morinë.

Unë jam marrë si dëshmitar për të dëshmuar kundrejt një cështje që ka të bëjë me një pronë, e cila është marrë forcërisht nga disa individë, të cilët sot ndiqen penalisht. Në dëshminë time në asnjë moment nuk është mbrojtur askush, përvec deklarimit të së vërtetës.

Z. Humbës, e dimë të gjithë që nga dëshpërimi njëriu bën gjithcka, por unë nuk jam adresa se ku mund të hedhesh dëshpërimin tënd. I mbytur nga dështimet e tua kërkon të kapesh pas shkumës.

Jo zotëri, se sot për ata qe ti po flet dikur i kishe në krahun tënd dhe të mbronin votat në Farkë e gjetkë që ju zotëri dështimi i dini shumë mire! Ti nuk mund të hedhësh baltë mbi emrin tim sepse vetë je i zhytur i tëri në llum”,-thotë Çyrbja.

3 komente në “E akuzoi si “shërbëtor të Shullazit”, deputeti i PS “shpërthen” ndaj Bashës: I nderuar Z. 21 janari, shitës i territorit shqiptar, hajdut i 350 milion eurove”

  1. Studenti says:

    Nëse e ka shkruar vetë këtë përgjigje, deputeti i ri Çyrbja,,,,ja vlen t’a përgëzojmë vërtet.
    Por kam frikë se ja ka shkruar dikush tjetër dhe ai vetëm e ka lexuar. Basha do të përndiqet gjithmonë nga tre gjëra (tre ngjarje):
    1. Si hajdut i rrugës së Kombit (mbi 250 milion euro).
    2. Si shitës (faljen) i detit tek fqinjët.
    3. Si vrasës me 21 Janar 2011, në mes bulevardit.

  2. Arber I says:

    Pererisa Lyl Basha te mos jete ne burg, eshte me mire te jete Kryetar i PD-se!

  3. dyli says:

    leji filmat o corbe..ka te drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje