U kallëzua për ndërtime pa leje, reagon Mziu: Hakmarrje, u ndërtua por vetëm për të futur kokën

18 Korrik 2017, 15:44Politika TEMA

Bashkia e Kamzës e konsideron sulm kallëzimin penal të IKMT-së ndaj Xhelal Mziut për lejimin e ndërtimeve pa leje.

Me anë të një deklarate, Mziu thotë se ndërtime ka pasur por ato kanë qenë vetëm sa për të futur kokën njerëzit.

Ndërkohë shton se në Kamëz ka qenë ndryshe nga qytetet e tjera ku u lejuan ndërtime por u kërkua vota në këmbim.

Ky kallëzim është i paralajmëruar para zgjedhjeve parlamentare nga Kryeministri. Fluksi i ndërtimeve pa leje dhe i klientelës me flamujt e qeverisë qendrore vazhdoi në gjithë Shqipërinë, në këmbim të votës. Kjo ka ndodhur edhe në Kamzë, gjë të cilën e kam pohuar që është ndërtuar ilegalisht me flamujt e qeverisë. Por ndonëse në Kamzë është ndërtuar për mbijetesë për të futur kokën, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe bashki të tjera, është ndërtuar dhe po ndërtohet pa leje, jo vetëm shtëpi, por edhe vila, pallate e madje edhe në prona publike me paratë e krimit, korrupsionit dhe drogës”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Bashkia Kamzë ka ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë për parandalimin apo penalizmin e çdo ndërtimi pa leje.

“Kallëzimi penal ndaj Bashkisë Kamëz nuk është gjë tjetër veçse një hakmarrje e pastër politike”, përfundon reagimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje