22 korriku i vitit 2017, mund të jetë një nga datat më të zeza të Partisë Demokratike.
Pavarësisht thirrjeve të drejtuesve kryesorë dhe anëtarësisë, Lulzim Basha vendosi të mos të tërhiqej nga gara për t’u rizgjedhur në krye të PD-së, ku si kandidat do të ketë Eduard Selamin.
Fitorja e tij pritet të jetë një formalitet, duke qenë se i ka bërë listat siç ka dashur dhe nuk i vuri në dispozicion për rivalin e tij.
Por, fitorja e tij mund të jetë fatale për PD-në, pasi do ta çonte atë drejt një çarje të pakthyeshme.
Këtë gjë nënvizuan edhe kundërshtarët e tij, të cilët u mblodhën në Tiranë, për t’i bërë thirrjen e fundit Lulzim Bashës, që të mos e çonte deri në fundi atë që ka nisur.
Patozi: Mos hyr në garë o trim!
Gjatë fjalës së tij me demokratët në Tiranës, Astrit Patozi është shprehur dhe një herë që nuk e njohin garën për kreun e PD-së dhe se ai u tha “me pak fjalë ne jemi partia që duam të zgjedhim kryetarin. Ndërsa ai është kryetari që do të zgjedhë partinë”, duke iu referuar Bashës.
“Të nderuar miq, të nderuar anëtar të PD që na ndihni nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, faleminderit për mbështetjen.
Gjithçka çfarë bëjmë për PD është që ta kthejmë atë në lavdinë e dikurshme.
Kjo nuk është lëvizje kundër PD. Ne thjesht ndoqëm instinktin, jo nuk është çështje pushteti pasi gjithkush prej nesh është i gatshëm që të marrë çdo vendim, duke filluar nga unë i pari.
Jemi të bindur që i vetmi shans që PD të kapërceje krizën është që të konkurroj në mënyrë të drejtë. Nuk e pranojmë dot ngutin e Bashës për ta mbyllur atë garë.
Ne e kemi të pamundur të pajtohemi me faktin se në partinë tonë nuk mbahet me asnjë përgjegjësi për rezultatin dramatik të zgjedhjeve.
Çfarë ka ndodhi në këtë parti kur Berisha nuk ia lejoj vetes që të vazhdonte por dha dorëheqje. Ndërsa pasardhësi i tij jo.
Me pak fjalë ne jemi partia që duam të zgjedhim kryetarin.
Ndërsa ai është kryetari që do të zgjedhë partinë. Ne jemi kundër kësaj. Gjatë këtyre ditëve na kanë quajtur dhe kundërshtarë të Lulzim Bashës. Të gjithë ne kemi vetëm një kundërshtarë dhe ai është Edi Rama, i cili na del dhe na tepron” tha Patozi.
Më tej gjatë fjalës së tij Patozi u shpreh:
“Ke ende disa orë kohë që ti kursesh PD-së një traumë. Nuk ka asnjë shans që të rilindësh dhe një herë për të drejtuar PD-në. Për ndryshe do të hysh në histori si politikani më i keq i historisë së komunizmit në Shqipëri. Mos hyr në garë o trim. Ndërsa ti Selam, coj selam Bashës, se jeni çifti i palumtur dhe i martuar me shkruesi për një farsë”.
Patoz, kundershtari i Partise Demokratike nuk eshte Edi Rama sic flet ti. Kundershtari i Partise Demokratike eshte vete Partia Demokratike, me menyren si u krijua, me njerzit qe perfshiu ne fillim dhe me njerzit qe la jashte saj. Patoz, e djathta klasike shqiptare, e djathta atdhedashese e liridashese historike, ajo qe beri Shqiperine as nuk u afrua, as nuk iu ofrua. Fara e shkaterrimit jeni te gjithe ju qe nuk keni te beni fare me demokracine e djathte shqiptare. Spiunet, kusaret, imoralet, komunistet, nuk mund te perfaqesojne te djathten. Kur keta perfaqesojne te djathten e djathta veteshkaterrohet. Eshte shume e thjeshte.
Mua me habit nje gje.
Te gjithe e dine se kur dhe si e morri Sali Berisha PD.
Qellimi per te cilen u be kjo parti u arrit. Tani nuk ka me se cfare te beje,pasi i plotesoi te gjitha detyrat e lena.
Pra Basha po hedh hapin e fundit per permbylljen evte gjitha etapave. Kjo parti shkateroi cdo gje ne kete vend,vodhi cfare deshi,vrau sa deshi.
Tani po ben dorezomin!
RIP per PD!
Selami do te hyje ne gare, sepse rruga tjeter e con ne Kerrabe…!
Astrt, frse jeni te gjithe. Shumica e shqiptareve nuk e do PD jo per dasite e brendeshme sepse ju jeni te gjithe njesos te gjithe vdisni ose dhisnj gjak prej Sali Berishes por se ju te gjithe kush me fadrome kush me lopate e kini vjedhur e shkateruar kete vend. Akoma beni sikur se kuptoni qe njerzit akoma nuk ju kane njohur. Me ato cka i keni bere keti populli nuk keni me burni te flisni hapur ose te terhiqeni si te dhjere. Mendoj se kjo e dyta do ishte me e pranueshme per opinionin.
Te gjitheve u poshteron shprehja me pacaure e me e falliqur “mbaj , mbajti, mbajtem pergjegjesi”. Jo ju duhet te thoni se ne mbajme mbi kuriz pasurine qe u kemi grabitur shqiptareve dhe baren e gjakut te derdhur ne shume bamat tuaja. Ky eshte thelbi, kjo eshte ironia kjo eshte fatkeqesia.
Shpresoj tejetefundi i te gjitheve ju dhe shprese per shqiptaret.
Cfare lavdie do ti kthesh ti PD. Gjithmone vetem i ke mi vjedhur vrare e prere jeni te destinuar te zhdukeni che hani njeri tjetrin. NJE perfundim llogjik i sojes suaj.
O qafe katruve i mbytur nga kompleksi i jetes nen qerpic mos fol kaq “holle” se i le njerezit by… hapur. Ku i ke pare keto endra me “demokraci te kulluar” apo keto jave kur te vune drune dhe u ktheve ne fis. Mos u merakos, cdo gje do shkoje si rrjedhe uji dhe ti do te mbetesh ne fatin tend, se erdhe pa merite. Mesoje nga une dicka te thjeshte; Mos u lodh kot, nuk behet rigoni lis.
PD në provë!
Besoj se antarësia e PD-s dëshiron unitetin e saj dhe uroj që ajo, duke qenë më e çliruar nga egoja e drejtuesëve të PD-s, të dalë mbi kontradiktat në udhëheqjen e saj dhe të votojë një nga kandidatët në garë. Pas zgjedhjeve do të bëhet debati dhe analiza si për punën e Kryetarit edhe për paaftësinë e kundërshtarëve për të kryer funksionet e tyre pasi Kryetari ua delegoi ato vartësve. Nuk është fundi i botës. Kjo analizë do të përcaktojë rrugën për më tej. Përfundimi me sukses i zgjedhjeve në PD nuk ia mbyll rrugën të pakënaqurve dhe kundërshtarëve të Bashës, përkundrazi u jep kohë të thellohen, të jenë më realistë për sa akuzojnë dhe i shpëton nga emri i keq si përçarës të partisë së tyre duke krijuar grupazhe e duke bërë ultimatume. Një parti nëse është e madhe nuk ka frikë as nga humbja as nga një grusht kundërshtarësh, madje as nga përçarja e tyre. Nesër PD ndodhet para kësaj prove. PDistë, mbroni unitetin e partisë tuaj! Kasandra.
Patozi jo per gje por ti je vetem garniture e kesaj gjelle te prishur.Problemi i te gjithe juve eshte berishizmi, luftoni vatren e kancerit jo deget e njoma.Rrenjet bir renjet, dhe renjet jane berishizmi, tani berisha eshte kthyer ne menyre te sjelluri e vepruari ne politike, duam apo s’duam.Ky eshte problemi te gjithe juve dhe Partia Demokratike vetem se u krijuar si kundershti e komunizmit por Berisha ka 25 vite qe e ka kthyer ne nje parti neo enveriste.Pas 25 vitesh duhen politika e programe te gjitha te shplahet nga trute e anetareve menyra e te sjellurit.
Dakort o Patoz por dua te them se tani eshte shume vone per te rinovuar PD qe as dhe nje here nuk ka qene parti dhe nuk ka patur kurre lavdi. Ju neser do te korrni ate qe kini mblelle para 27 vjeteve . Tani po i dalin petet lakrorit ku ajo gjelle e helmuar do tju haje koken neser. Gjeni shkaqet e verteta pse u katandiset keshtu.