Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami ka votuar pak çaste më parë në selinë blu.
Në një deklaratë të shkurtër për median pas hedhjes së votës, Selami tha se edhe pse kjo garë është e pabarabartë ai shpehu besimin se demokratët me anë të votimit të fshetë do të zgjedhin në mënyrë të drejtë kryetarin që do i kthejë shpresën PD.
Më tej Selami nuk nguroi të shprehë zhgënjimin për të gjithë koleget që kanë bojkotuar proçesin zgjedhor.
“Ka filluar një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për opozitën ,ka filluar në mënyrë të qetë e të rregullt.
Pavarësisht papabarazisë unë e di që demokratët do të dinë të zgjedhin kryetarin që do i kthejë shpresën PD. Gara e pabarabartë nuk mund të sjellë një rrezultat të drejtë”- tha Selami