Tirana 24 orë ujë, Mazniku: 220 milionë euro investime në 5 vite

25 Korrik 2017, 13:55Sociale TEMA

Çmimi i ri i ujit në Tiranë duke nisur që nga muaji janar i vitit të ri, sipas Nënkryetarit të Bashkisë, Arbjan Mazniku, do të sjellë ujë që mund të pihet nga rubinetet e qytetarëve dhe furnizim gjatë 24 orëve.

 “Ne kemi të bëjmë me një vendimmarrje të re që synon që ne të na japë mundësinë të ofrojmë shërbim me ujë të pijshëm 24 orë në gjithë qytetin e Tiranës brenda 5 viteve të ardhshme”, thotë Arbër Mazniku, nënkryetari i bashkisë së Tiranës për TCH.

Mazniku shpjegon se kjo rritje e çmimit do të përkthehet në investime, jo vetëm në gjithë rrjetin e ujësjellësit, i cili është tejet i amortizuar, por deri dhe në shtim të burimeve.

 “Së pari duhet të rrisim burimet e ujit. Së dyti, na duhet të rrisim në mënyrë të ndjeshme sasinë e ujit që mund të përpunojmë. Së treti, linja e transmetimit, pra linjat e mëdha të ujit, që në fakt është bërë si një kullesë makaronash, rrjedh nga të gjitha anët. Është shpuar nga njerëzit. I gjithë rrjeti i ujit në lagjet tona, është i amortizuar”.

UKT ka rritur arkëtimet dhe ka një fitim prej 5 milionë euro në vit. Por për të arritur ujë të pijshëm 24 orë në shtëpitë e qytetarëve, kjo sipas Maznikut nuk mjafton. Kërkohen 220 milionë euro.

 “Me këto 5 milionë euro që janë të ardhurat e kompanisë për të patur mundësinë që ne të investojmë do të na duheshin 44 vjet për të realizuar objektivin e të pasurit ujë të pijshëm 24 orë”, tha ai.

Mazniku ka një përgjigje edhe për kritikët, duke thënë në fakt se është ulje e shpenzimeve të familjarëve për ujë të pijshëm, për sa kohë askush nuk konsumon ujë nga rubineti.

 “Në fakt nuk është një shtim i shpenzimeve të qytetarëve është një ulje rrënjësore e shpenzimit për ujë për çdo familje. Mjafton të them që shumica e familjeve tona blejnë ujë me bidonë dhe për gatim”.

Nga ana tjetër ai shpjegon se në kryeqytet uji faturohet më lirë se sa në qytetet e tjera të Shqipërisë.  “Në Tiranë sot uji faturohet me 45 lek/m3, në Kamëz uji faturohet me 65 lekë/m3, Korça e ka me 93 lekë/m3”.

4 komente në “Tirana 24 orë ujë, Mazniku: 220 milionë euro investime në 5 vite”

  1. Bravo, Eureka. E gjeten. E gjeten arsyen. Me qe Mziu e ka cmimin e ujit me te larte pse te mos e kete dhe Tirana me veliajn si krye harxh. Sa me shume leke te grumbullohen aq me te medha jane mundesite per te vjedhur. Dilni e shihni lart nga brryli rezultatet e taks -pordhes per ujin e pishem se si shkon vale- vale per te freskuar teritorin qe veliaj u ka dhene ne pronesi lokaleve ( sepse e ka token e babait).
    Turp, nje qind here turp. U nxift fytyra juaj sic ju ja nxite fytyren popullit te Tiranes me ndotjen e ajrit qe po shkaktoni nga germimet ne cdo cep te Tiranes, nga krimi mjedisor qe kryet tek ish uzina enver bashke me delijorgjine, benjaminin tuaj te ndertimit, i cili u merr takse banorve tek ” kompleksi i inkuibatorve ” qe ka ndertuar posht NSHRAKUT per token qe u ka dhene lokaleve , pra po e shet per se dyti. Por ju nuk keni fytyre prandaj ska ctu nxihet. Do tju nxij populli se nje dite ai do te zgjohet. Ju jeni aty ku jeni per nje arsye te vetme. Sepse ne anen tjeter vazhdon te lehi si qen Sali berisha. Mjere Ju kur ai kriminel ( ashtu si dhe Ju) te mos jete me ne politike.

  2. Perse more te shitur nuk e botuat komentin tim. Jeni fhshur te gjithe ne breket e Erjon Velia. Turp edhe per Ju. Po nuk e dini o dite zinje se ka shume gazeta tani.

  3. Fatmir Lohja says:

    Ke të besojmë !?
    Para disa vitesh, nga UKT, u ble hidrocentrali i Lana Gregasit me 30 miljon dollarë.Kjo blerje e shitje, u propogandua ,se në Tiranë, uji do të ketë koston me të lirë,pra natyrisht edhe çmimi.Shifra e madhe tregon se fitimi i ndërmarrjes është i lartë.Blerja u bë kundërshtim me çdo ligj të shtetit Shqiptar. Publiku ribleu pronën publike.Pronat Publike kalojnë nga një inatitucion në tjetrin me transferim kapital.Ligji e përcakton qartë, prej shumë vitesh, këtë veprim kontabël.
    Para pak kohësh,Kryetari i Bashkisë,deklaroi se UKT do të administrohet me partneritet shtet privat.
    Çdo muaj fatura e ujit tek qytetarët shkon me dy zëra: Uji i pishëm,me 120 lek m3 dhe ujë i përdorur me 30 lek m3.Në shtëpia është një sahat matës për ujin.Janë të pakët në Tiranë ata që e përdorin ujin e UKT-së për ta pirë.Faturisti,me intuiten e vet,sa sheh metër kumbët në sahat, ndane fi-fti dy treguesit, me diferencë të madhe në çmim.
    Ne faturën mjerane Bashkia shton edhe këto zera:
    1Tarifë sherbimi. 2.Vlerë ujëmatësi dhe aksesor. 3.Vlera kundravajtjes. 4.Vlera e librezës. 5. Tarifa e pastrimit. 6. Taksa mbi ndertesen. 7.Taksa e përkohshme për infratstrukturën arsimore. 8. Taksa te tjera!?
    Kërkohet përsëri ngritje çmimi!? Këto veprime,kanë një arsyetim. T’u marrim paratë gjindjes që paguan rregullisht, sa të kemi shtetin në dorë.Inflacioni bën punën e vet.Pagat publike në Shqipëri janë sa gjysma e atyre në Kosove.A doni me na e lanë ndonjë lek ,t’u japim bukë e ujë fëmijëve tanë,se për gjëra tjera,nga pagat minimale, nuk tepron gjë.Edhe ne faturen e OSHEE-se te njejtat problem janë.Fut e bjer për ata që nuk bezajnë.
    Me respekt, ekonomisti i vjetër, Fatmir Lohja.

  4. ILIRIA says:

    Ore hajduta me cizme po pse ate diferencen 220 mil. euro per investime pse tja marresh atyre qe jane me te rregulltit qe e paguajne vazhdimisht aq sa thoni ju te (pusht) etit qe vetem per pushtlleqe ju shkon mendja si e si tja fusni me te ndershmit nderkohe qe atyre qe nuk paguajne as drita e as uje e as dok. makine e as tatime ju ua falni cdo 5 vjet qe tju merni votat, vazhdoni se mire e keni por do te vije momenti qe do te merni restot sic ju takon te gjitheve pushtetareve qe nga presidenti e deri tek ai drejtori me i thjeshte tek ujesjellsi apo i mjedisit qe jane bere miliardera me djersen dhe gjakun e popullit te ndershem. Faleminderit dhe mos i fshihni komentet por shfaqini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje