Rritjen më të madhe të çmimit të ujit të pijshëm do e shënonte gjatë kohës së qeverisë “Berisha” ku çmimi i ujit të pijshëm do të rritej brenda dy viteve dy herë dhe me 125 për qind.
Tentativat për rritjen e ujit të pijshëm do të fillonin që në vitin 2010, kur Drejtori i UKT i emëruar nga Berisha, Seit Dollapi, në atë kohë do të propozonte dyfishin të rritjes së çmimit.
Përmes një shkrese zyrtare, në 5 janar të vitit 2010, Dollapi do të paraqite kërkesën për ndryshim të tarifave të ujit të pijshëm duke propozuar rritje të saj nga 20 lek/ m3 në 40 lek/ m3, pra dyfishim të saj për abonentët familjarë. Kujdesin më të madh në propozimin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm të djathtët e treguan për bizneset. Çmimin e ujit të pijshëm për bizneset të djathtët e propozuan nga 95 lek /m3 në 120 lek. Brenda po këtij viti, me shpejtësi rekord, kërkesa do të miratohej dhe nga Enti Rregullator i Ujit duke miratuar tarifën zyrtare 33 lek/ m3.
Pavarësisht rritjes së çmimit, gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm nuk do të ndryshonte, ku orari i furnizimit me ujë në vend që të rritej, do të ulej, kjo si pasojë e mungesës së investimeve dhe vjedhjes së ujit.
Do të kalonin vetëm pak muaj dhe nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë do të përsëritej kërkesa për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Në vitin 2011 do të aplikohej sërish kërkesa në ERRU për rritjen e çmimit. Ky i fundit, do të pranonte kërkesën e UKT-së së drejtuar nga Seit Dollapi duke e çuar çmimin e ujit të pijshëm nga 33 lek /3 në 45 lek/ m3.
Edhe pse brenda dy viteve çmimi i ujit do të rritej dy herë me 125 për qind, ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Seit Dollapi do të shprehej se rritja e miratuar nga Enti Rregullator nuk ishte e mjaftueshme dhe se nuk mbulonte kostot akoma.
“Rritja shkon në rreth 27% të çmimit, pra tarifa e ujit të pijshëm shkon nga 33 lekë në 45 lekë, ujë me shumicë nga 10 lekë në 12 lekë për metër kub, largimi i ujërave të ndotura nga 10 lekë në 11 lekë për metër kub. Janë ngritje jo të mëdha. E konsiderojmë jo të mjaftueshme për ndërmarrjen tonë, por është një rritje e lehtë, e përballueshme nga qytetarët”, – deklaroi Dollapi në vitin 2012.
Edhe pse ai do të premtonte rritje të furnizimit me ujë të pijshëm, efekti ishte krejt i kundërt si pasojë e abuzimit dhe e mungesës së investimeve. Nga 9 orë ujë të pijshëm që kishte atëherë vetëm Tirana e vogël, pra pa komunat që tashmë i janë bashkuar kryeqytetit, furnizimi do të zbriste në vetëm 7 orë.
Aktualisht në vitin 2016, falë riorganizimit të punës për rikonstruksionin e burimeve dhe të linjave të transmetimit si dhe punës së grupeve të punës në terren për disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm, banorët e kryeqytetit furnizohen 13 orë në ditë. Kryebashkiaku Veliaj, ka premtuar se rritja e propozuar synon furnizimin me 24 orë ujë të pijshëm në ditë, si dhe rritjen e cilësisë së tij duke ulur në këtë mënyrë edhe kostot shtesë për qytetarët si pasojë e blerjes së tij nëpër markete. “Më duket hipokrizi e jashtëzakonshme që dikush që sa ishte kryetar bashkie rriti ujin dhe uli oraret. Seit Dollapi e kishte 9 orë, ky rriti çmimin dhe e çoi 7 orë. Unë pa e rritur çmimin e bëra 13 orë dhe duke bërë sa Bathorja, do e bëj 24 orë ujë në Tiranë. Njerëzit thonë na bie më lirë, çfarëdo rritje bën Bashkia se sa të blesh ujë nga private, bote. Ti e di që shumica e familjeve, përfshirë edhe tonat e blejnë ujin për të pirë. Jo për shkak të cilësisë, por po s’pati ujë 24 orë e gjithë e ndenjura në rezervuare, dekanton. Ujin e mban të pastër fakti që lëviz gjithë kohën”, u shpreh dje kryebashkiaku Veliaj.
Edheeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee cfareeeee???????
UJI I PISHEM ESHTE DETYRIM SOCIAN NGA SHTETI PER POPULLIN!!!
Ku eshte degjuar 2mije lek m3 ??!!
Mero e ke gabim qe i mban iso kesaj poshtersije.Shteti eshte i detyruar te ta bier ujin te shtepia….qyterimi botrar e ka rrenjen te uji.
Me duket se duhet ta kishe bere ALARMANTE.
Ndoshta ti jeton ne hene ose merr te dhena nga ndonje qytetar dixhital po une nuk di ndonje vend qe shteti ta jep ujin badjava.
Shqiperia ka c’mimet me te lira per uje se c’do shtet tjeter ne Ballkan.
O njerez lereni berishen
Sa po’ jua rrit koshi fiqve?
haha kur fillojn keto arsyetimet se rritje paska bere edhe sala ibie qe ju e quani popullin delepatru fare..lerini qe ate pak perqindje intelekti qe i ka ngel atij populli ta perdori per leket e veta e ska nevoje per furca bojra e hi syve..ate rritje qe po i behet ujit arsyetojeni me nje bisnes plan,me nje ide konkrete,me afate kohore e investime se ku e kur do shpenzohen fitimet e duke shpjeguar perfitimet per popullsin..boll me fajin e ka sala e ne jemi me te mire se sala se u bet bajat..dakort qe duhen rrit ca taksa po para tyre duhet menduar se si rritet ekonomia,jo duke i mar frymen nje populli asmatik
Hahahahahaa, ujku para surratit, Merua na tregon gjurmet!!
Rilindja rrit çmimin e ujit 25%, Merua i Rames thote mos e rruani trapin se keshtu e ka rritur dhe Berisha.
Dhe tani, meqe e paska rritur Berisha, ta rrise edhe Eri… Pune shqiptaresh. Lali Eri duhet te deshmoje njehere qe ta paguajne te gjithe, sepse ne qe paguajme mbetem duke paguar per ata qe rrisin kastraveca ne kopesht… Ndaj kjo rritje duhet ndaluar!
Po milet idjot. Ce pyet kur harruan ’97, s’do harrojne rritjen e ujit? Ne kohe te malokut s’ja mbante njeriut te bente si gjel. I paguanin me shtrenjte faturat dhe gojen e kycnin.
Fillove te justifikohesh tani o lali Eri , dhe si gjithmone krahasimin e ben me parardhesit e tu.
E c’na duhet ne se sa e paskan rritur paraardhesit e tu cmimin , gabim kane bere ata , gabim po ben edhe ti.
Por ti je shume i zgjuar , prite njehere sa mbaruan zgjedhjet dhe nxorre nga sirtari projektin e radhes per tjua futur qytetareve.
Po mire na i ben , ne jemi popull qe durojme si gomari , dhe kenaqemi me lali Erin kur del ne TV dhe na flet per rruget qe ka shtruar.
Por perpara rrugeve qe shtron , cdo qytetari i intereson xhepi i tij personal nga ku do dalin me shume leke per te paguar klientet e lali Erit per ujin e pijshem..
Jepi lali Eri , dhe prisni o qytetare se s;keni pare gje akoma
= Bileta e autobuzit u rrit
= Cmimet e parkingjeve u rriten e po na rrjepin
= Tani do rritet edhe uji.
== ??? Kush e ka rradhen ?
Ne Gjermani uji ne rubineta cilesohet si ushqim dhe jo uje. Pra ka perpatesi njesojbsi ushqimet bazike.