INTERVISTA/ Rrëfimi i Kadaresë: Shteti i asaj "kohe" kishte gati arkivolin për mua, hetuesi është ende gjallë në Shqipëri, i patrazuar nga askush

25 Korrik 2017, 10:50Sociale TEMA
INTERVISTA/ Rrëfimi i Kadaresë: Shteti i asaj "kohe" kishte

Në të gjitha kohërat, shkrimtarët i kanë pasur të ndërlikuara raportet me pushtetet politike, sidomos me diktaturat. Ismail Kadare është një nga ata shkrimtarë që e ka jetuar në lëkurë këtë lloj raporti. Nga njëra anë shkrimtari më i vlerësuar brenda e jashtë Shqipërisë e nga ana tjetër edhe më i ndjekuri.

Në një intervistë për “Die Welt”, Kadare flet për këtë raport. Ai rrëfen për një dosje sekrete që synonte ta lidhte atë me një “grup komplotist”, anëtarët e të cilit u dënuan me vdekje. Sipas Kadaresë, regjimi e kishte gati arkivolin për shkrimtarin.

Vjollca Hajdari, (gazetare, politologe, etnologe dhe përkthyese në Berlin), ka intervistuar shkrimtarin Ismail Kadare, me rastin e botimit nga Fischer Verlage, të romanit “E penguara”, përkthyer nga Joachim Rëm.

Intervista është marrë në kafenenë e preferuar të shkrimtarit, “Le Rostand”, ku ka qenë së bashku me zonjën e tij, Helena. Më poshtë po ju japim tekstin integral të intervistës, botuar në faqet kulturore të fundjavës, 22 korrik 2017, të gazetës së madhe gjermane “Die Welt”.

VJOLLCA HAJDARI

Zoti Kadare, ju jeni shkrimtari më i njohur shqiptar në botë. Përmes jush letërsia shqiptare zuri vend në arenën ndërkombëtare. Çfarë do të thotë kjo arritje për ju, për shqiptarët dhe në veçanti, për Shqipërinë?

Më lejoni të përsëris mendimin e njohur se letërsia, si pasuria shpirtërore më e bujshme e planetit tonë, ka dy tipare themelore: është universale dhe është e përjetshme. Rrjedhimisht, për të flasin të gjithë dhe në çdo kohë. Ndoshta kjo është dhe arsyeja që të flasësh për të duket e lehtë, por këtu duhet shtuar se, të bësh gabime, është edhe më e lehtë. Asnjë shkrimtar nuk e krijon letërsinë për veten e vet. Aq më pak, asnjë popull. Qysh në ditën e parë të saj, ajo krijohet për të gjithë. Anglia edhe të dojë ta mbajë për vete Shekspirin e saj, nuk e ka në dorë. Ai na përket të gjithëve. Nuk ka ndonjë hartë popujsh ku letërsia mund të prodhohet, e një tjetër hartë që kjo është e pamundur.

Shqipëria, si një vend i vogël dhe i izoluar, ishte e panjohur për botën. Si do ta prezantonit ju Shqipërinë para lexuesit të huaj dhe si do ta njihnit atë me Shqipërinë dhe shqiptarët?

Letërsia nuk krijohet për të bërë të njohur popujt. Për këtë janë të mjaftueshme atlaset, librat e historisë e të tjera si këto. Arti i letërsisë është aq i pavarur, saqë në çdo gjuhë që përkthehet, letërsia rilind. Këtu qëndron thelbi i magjisë së saj. Natyrisht që njohja e vendit ose e popullit ku lind një letërsi vjen natyrshëm, por kjo s’është asnjëherë qëllim në vetvete. Qyteti antik i Trojës është shembulli më tronditës. Qëllimi i grekëve kur e rrënuan ishte që asnjë kujtesë, asnjë gjurmë, madje as emri të mos i mbetej. Mirëpo, ndodhi pikërisht e kundërta. Falë artit letrar, Troja ushqeu gati tre mijë vite, madje vazhdon ta ushqejë ende sot kujtesën e njerëzimit mbarë. Nga ky këndvështrim, mund të thuhet se rasti trojan është paradoksi më madhështor i botës sonë.

Jeni nominuar shumë herë për çmimin “Nobel” në letërsi. Krahas pritshmërisë së madhe të adhuruesve tuaj, ju nuk e keni marrë atë. Përse? Çfarë mendoni ju, ku qëndron problemi?

Sinqerisht nuk kam ndonjë përgjigje për pyetjen tuaj. Midis zakoneve të botës sonë janë edhe pyetjet e kësaj natyre. Ka kolegë që bezdisen prej tyre. Mendoj se s’ka vend për bezdisje. Përkundrazi, më duket një zakon i bukur që, kur afron koha e këtij çmimi, ashtu siç ndodh me afrimin e Krishtlindjeve, kur bëhen pyetjet e njohura, ku do t’i kaloni festat etj.,etj., shumë njerëz pyesin për këtë çmim. Mendoj se letërsia duhet t’i jetë mirënjohëse kësaj vëmendjeje, qoftë disi naive, të publikut botëror.

Gojët e liga flasin se ju nuk e keni marrë çmimin “Nobel” për letërsi sepse, sipas tyre, ishit “në harmoni” me sistemin e atëhershëm komunist, për sa kohë që ju jeni i njohur si zëri universal kundër totalitarizmit. A nuk qëndron ky pohim në kundërshtim me qëndrimin tuaj? A ka ardhur koha që t’i hiqni qafesh përgjithmonë të tilla deklarime?

Po nis nga fundi. Ju keni të drejtë, por nuk është punë e shkrimtarëve të merren me sqarime të tilla. Çështja e raporteve të letërsisë me një regjim tiranik është zakonisht e ndërlikuar. Historia nuk jep ndonjë regjim që të mos ketë pasur acarim me letërsinë. Regjimi, sidomos ai totalitar, përpiqet ta fshehë këtë acarim. Madje, shpesh i bën lajka letërsisë, në kohën që bën çmos ta ketë nën kontroll, ta përgjojë, t’i kujtojë burgun, madje vdekjen. Armiqësia midis letërsisë dhe tiranisë buron natyrshëm nga natyra e të dyjave. Dihet se letërsia e ka në thelbin e saj lirinë, emancipimin, demokracinë, ashtu sikurse tirania ka të kundërtën. Te rasti i shkrimtarëve të njohur, sa më e madhe të jetë njohja, aq më dramatik bëhet problemi. Një diktaturë nuk e duron dot autoritetin paralel, pa përmendur smirën, tiparin shpesh numër një të çdo sunduesi. Një paradoks i njohur shfaqet në këtë rast: në një regjim mizor mund të zhvillohet një letërsi e klasit të parë. Regjimi përpiqet të përfitojë prej saj. Janë të njohura klishetë për letërsinë që e nderon vendin, etj., duke nënkuptuar, madje, regjimin. Letërsia nuk e ka bërë kurrë këtë. Në qoftë se është fjala për nderim, ajo ka nderuar vetveten. Rendet diktatoriale nuk shquhen vetëm për egërsi, por edhe për dinakëri. Vite me radhë ato kanë përgatitur dosje të fshehta për shkrimtarët, sidomos për përbaltjen e tyre. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, kam qenë një ndër të parët që kam kërkuar hapjen e arkivave të fshehta. Sot që po bisedojmë bashkë, pas 27 vitesh, kjo ende s’ka ndodhur. Edhe kur rastësisht është zbuluar ndonjë dokument arkival, në vend që kjo të nxiste kërkimin e mëtejshëm, është rrethuar me heshtje. Para disa vitesh, më ra në dorë, rastë- sisht, një raport i hetuesisë sekrete shqiptare të vitit 1982. Meqenëse raporti është botuar në shtyp dhe ribotuar më pas, po jua tregoj juve, për të krijuar një ide se çfarë janë këto dosje të fshehta, për të cilat flasin të gjithë, por s’i ka parë askush.

Për çfarë bëhet fjalë në këtë raport?

Në këtë raport kërkohet të vërtetohet se shkrimtari me të cilin ju bisedoni sot, I.K., ka qenë pjesëmarrës i një grupi komplotist, që synonte rrëzimin e shtetit. Siç e shihni, nuk flitet për vogëlsira, por për gjëra “serioze”, nga ato që të çonin drejt e në pushkatim. Ju, po të keni kureshtje, mund ta gjeni lehtësisht atë raport. Është teksti i marrjes në pyetje të ministrit shqiptar të Shëndetësisë, Dr. Ziçishti, vdekur nën torturë në po atë vit. Në raport janë “hollësitë e komplotit”, bashkë me emrin e hetuesit, i cili është ende gjallë në Shqipëri, i patrazuar nga askush. I pyetur nga një gazetare e re shqiptare, hetuesi ka pranuar origjinalitetin e tekstit.

Çfarë ka ndodhur pastaj?

Puna është mbyllur me kaq. Ato “gojët e liga” që përmendët ju në këtë intervistë, (midis tyre ka edhe gazetarë të huaj), nuk treguan asnjë interes për këtë dokument, që tregon natyrën e raportit të shkrimtarit me shtetin diktatorial. Pas rënies së komunizmit, s’më ka shkuar mendja të mburrem se paskam qenë pjesëmarrës i komplotit kundër shtetit, sepse thjesht kjo s’ka qenë e vërtetë, por dosja sekrete është aty. Ajo tregon fare qartë se shteti e kishte gati arkivolin për shkrimtarin dhe nuk priste veç urdhrin për të. Gjë që kishte ndodhur në shumë raste të tjera.

A mund ta shtjelloni më gjerësisht fenomenin, duke u nisur nga ky fakt?

Shkrimtari nuk është çudibërës. Ai nuk mund të ndreqë prapësitë e një vendi që ka marrë rrokullimën, siç ka qenë rasti i Shqipërisë komuniste. Ndërkaq, shkrimtari mban përgjegjësi për letërsinë që krijon, në të gjitha rrethanat, qoftë dhe në ato që duken të pamundura, sidomos shkrimtari i njohur. Sa më e madhe të jetë njohja, aq më e ndjeshme bëhet përgjegjësia. Meqenëse po bisedojmë bashkë dhe meqenëse ju më bëtë pyetjen, më lejoni të përgjigjem më saktësisht për rastin tim. Jam bërë i njohur, jo pas rënies së komunizmit, kur mund ta përshkruaje zymtinë e tij, pa u rrezikuar nga asgjë. Do të shtoja se nuk e kam shkruar veprën në ndonjë breg liqeni të Zvicrës, pra jashtë Shqipërisë tiranike, por brenda saj. Ja çka ndodhur saktësisht. Më 1960 isha një shkrimtar tepër i njohur në Shqipërinë staliniste. Ndërkaq më 1970 ndodhi diçka e rrallë: Pas përkthimit të një libri në Paris, për një kohë të shkurtër fitova njohje botërore, çka në atë kohë do të thoshte njohje perëndimore. Tronditja nuk është e paktë në një rast të tillë, për vetë shkrimtarin, për lexuesit e tij, për shtetin komunist, ku ai jeton. Ndërkaq, ajo që mund të jetë dukur si një ngjarje e mrekullueshme, mund të kthehet befas kundër teje. Ashtu siç ndodhi vërtet. Shkrimtari gjendet midis një dyshimi të vazhdueshëm. Në thelb të dyshimit është pyetja: përse bota perëndimore, “borgjezia”, armikja jonë e betuar, ndërsa urren Shqipërinë tonë heroike, bolshevike etj., ty të pëlqen kaq fort? Nuk po zgjatem për gjendjen që u krijua. Shteti paranojak shqiptar u gjend i papërgatitur. Ndaj meje kishte heshtje dhe dosje të fshehta, ndoshta si ajo që ju tregova. Kurse haptas nuk thuhej asgjë. Me sa kam kuptuar, prisnin që unë vetë “t’i tregoja vendin borgjezisë”. Me fjalë të tjera, të deklaroja: ju më pëlqeni, por unë jam armiku juaj! Asgjë e tillë s’ka ndodhur asnjëherë. Nën presionin botëror, u lejua takimi i gazetarëve “borgjezë” me mua. Janë dhjetëra intervista të botuara që mund të gjenden dhe unë po ju them me përgjegjësi të plotë morale se nuk ka askund, asnjë paragraf, nga ato që do të ëndërronin stalinistët shqiptarë. Kjo ishte prova e parë që e kam kapërcyer dhe ku shteti, s’kam ndrojtje ta them, e uli kokën.

Ishte e vështirë kjo?

Natyrisht. Gjithë puna është që ta kesh mbledhur mendjen që të mos shtrembërosh thelbin e së vërtetës. Desha të nënvizoj këtu se përgjithësisht gazetarët perëndimorë, duke e marrë me mend pozitën time të vështirë, kanë treguar kujdes, për të mos ma rënduar atë. Megjithatë donin apo s’donin ata, momenti i rrezikshëm vinte papritur. Sidomos kur intervistat ishin drejtpërdrejt në TV.

Si dukej një moment i tillë?

Më kujtohet një rast i tillë, pikërisht në Gjermani, në TV berlinez. Gazetari më bëri befas një pyetje që ishte, si të thuash, fatale për shkrimtarët që vinin nga Lindja. Zoti Kadare, a mund të shkruani ju kundër regjimit? Pyetja, e bërë qoftë pa qëllim provokimi, ishte në vetvete më e bezdisshmja e të gjithave. Kisha dëgjuar se nuk ishin të paktë shkrimtarët që ishin zënë ngushtë prej saj. Përgjigjet e tipit se një gjë e tillë s’kishte pse të shtrohej përderisa shkrimtari i intervistuar nuk kishte ndonjë problem me regjimin etj.,etj., ngjanin në çdo rast të varfra. Në heshtjen e shkurtër që u krijua, fati më ndihmoi që të ruaja gjakftohtësinë e të përgjigjem me një “jo”! E fill pas kësaj, të shpjegoja arsyen: në vendin tim, ligji e ndalon një gjë të tillë. Përgjigja dukej më e guximshme se ç’ishte në të vërtetë. Duke u kthyer me avion në Shqipëri, rrugës mendoja se si mund të mbrohesha, në rast se kjo përgjigje ishte gjykuar “e keqe”. Gjëja e parë që më vinte ndërmend ishin mijëra pllakatet që mbushnin Shqipërinë anekënd me fjalët: “Rroftë diktatura e proletariatit!”. E pra, ky vend nuk e fshihte aspak se ishte diktaturë, me fjalë të tjera, se s’lejonte asgjë që ta prekte, për të ardhur gjer te ndalimi me ligj i “propagandës borgjeze”, etj., etj.

Me veprën letrare ka qenë më lehtë apo më vështirë?

Kjo varej nga rrethanat. Nga viti 1970 e gjer në rënien e komunizmit, pavarësisht nga njohja dhe pranimi në botën perëndimore, unë quhesha shkrimtar i realizmit socialist. Këtij emërtimi nuk i jepja asnjë rëndësi, përderisa në veprën time ai nuk lozte ndonjë rol. Madje e përdorja termin aq natyrshëm saqë ndonjë nga shokët e ngushtë, gjysmë me shaka, më thoshte se, me sa dukej, quaja kështu atë që shkruaja unë vetë. Sipas tij, tani s’më mbetej veç ta quaja letërsi dekadente atë tjetrën, letërsinë dogmatike, staliniste, etj. Ndonëse e gjitha kjo dukej për të qeshur, kishte një thelb të vërtetë. Në thellësinë time besoja se, sado paradoksale të tingëllonte, letërsitë dogmatike të kohës, si ajo shqiptare, sovjetike apo kineze, në një kuptim të thellë të fjalës, nuk ishin veçse “dekadente”. Lidhur me letërsinë që prodhohet në një regjim totalitar, ka gjithmonë, ende sot, keqkuptime. Vetë përdorimi i termit “realizëm socialist”, ndihmon në një farë kaosi. Për disa ky është një emërtim i mallkuar dhe janë gati të mohojnë çdo krijimtari, që ka lidhje me të. Për të tjerët, termi nuk ka pse të merret aq seriozisht. Kam menduar gjithmonë se letërsia qëndron mbi paragjykimet, e sidomos mbi etiketimet. Kjo është arsyeja që jam bërë ndoshta i mërzitshëm me formulën se kam shkruar letërsi normale në një vend anormal. Në të vërtetë vazhdoj t’i qëndroj kësaj formule. Gjatë bisedës sonë besoj se u sqarua se kam shkruar në tri kohë të ndryshme: njëzetvjeçari i parë 1950-1970, ka qenë kohë tipike e realizmit socialist, me shtet e lexues bashkë. Njëzetvjeçari i dytë 1970-1990, ka qenë përsëri shoqëri socialiste, por me lexues dyllojësh: shqiptar dhe botëror. Së fundi, koha e tretë, ajo paskomuniste, e lirisë së plotë. Me përgjegjësi të plotë morale mund të them se vepra ime e shkruar në tri kohë të ndryshme, me rreth 40 tituj, brenda dhe jashtë Shqipërisë, është e njëjtë, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhe. Asnjë nga librat nuk është mohuar prej meje. S’kam tundur as flamurin e disidentit e as atë të konformistit. Kam qenë vetëm shkrimtar. E përsëris, i njëjti në të tri kohët. Tingëllon e pabesueshme? Më lejoni t’ju them një kuriozitet: Në këtë ditë që po bisedojmë, në Londër është në zhvillim e sipër konkurrimi për Man Booker Prize, librit më të mirë të huaj të vitit, botuar në Britaninë e Madhe. Në konkurrimin e 2017 janë zgjedhur 12 vende. Midis tyre, vendi im, Shqipëria. Kurioziteti është ky: libri që përfaqëson Shqipërinë, romani im “Kamarja e turpit”, është shkruar rreth 40 vite më parë në Shqipëri. Më lejoni të saktësoj: në Shqipërinë staliniste, bolshevike, armiken numër një të Perëndimit, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe!

Dhe në këtë libër nuk ka ndryshuar asgjë, do të thotë ai është botuar në formën origjinale?

Libri s’ka asnjë faqe të ndryshuar. Të shtoj se është një roman për terrorin shtetëror? Edhe kjo është e saktë.

Në vitin 1990 keni kërkuar azil politik në Francë. A mund të na shpjegoni arsyet e ikjes? Përse zgjodhët pikërisht Francën?

Franca për shqiptarët, ashtu si për gjithë ballkanasit, u bë e afërt sidomos gjatë kohës së Napoleonit, si shembull frymëzimi për t’u shkëputur nga sundimi osman. Kronikat tregojnë se në Ballkan, e sidomos në viset e Shqipërisë, pati një kohë kur “Marsejeza” u këndua si këngë patriotike vendase! Kam kërkuar azilin politik, pas një letërkëmbimi të ashpër me presidentin Alia, ku përfundimisht kuptova se asnjë shpresë nuk mund të pritej prej tij, në kohën kur shumë njerëz besonin se ai mund të bëhej si një Gorbaçov shqiptar.

Si qëndron raporti juaj me vendin amë dhe sa ka ndryshuar raporti juaj me Shqipërinë në krahasim me vitet e mëparshme?

Nuk kam pasur raporte moskuptimi me publikun e gjerë. Përkundrazi, mirëkuptimi ka qenë i plotë në të gjitha rastet. Popujt e gadishullit ballkanik, në sytë e Europës përfytyrohen zakonisht tepër të ashpër, të prirur më shumë për grindje sesa për pasione lirike. Më duhet të pranoj se ka diçka të vërtetë në këtë pohim. Ndërkaq s’mund të mos them se pikërisht këta popuj, e midis tyre shqiptarët, e duan shumë letërsinë, madje e sublimojnë atë. Është vërtet një befasim që lidhet me të tjera paradokse, si për shembull, qëndrimi ndaj femrës dhe ndaj dashurisë. Më lejoni të përsëris mendimin se vajzat dhe gratë, më shumë se në jetë, ku qëndrimi ndaj tyre s’është për t’u lakmuar, kanë pasur fat në art. Rrallë ka zona në botë ku ato të trajtohen si hyjnesha. Ka gjasë që letërsia të ketë përfituar nga kjo.

Meqë ra fjala për gratë. Çfarë roli ka luajtur dhe luan në jetën tuaj gruaja juaj Helena, e cila po ashtu është shkrimtare?

E kam të vështirë ta përfytyroj se si do të zhvillohej krijimtaria ime letrare e përditshme pa ndihmën e saj. Mbi të gjitha, ajo ka qenë gjatë gjithë kohës së jetesës sonë të përbashkët, lexuesja ime e parë, pra, mendimi i parë për veprën, çka për shumë shkrimtarë, ku bëj pjesë edhe unë, ka një rëndësi të pazëvendësueshme. Shija e saj letrare gjithashtu është e pagabueshme. Nuk po flas për ndihmën tjetër: kalimin në duart e saj të të gjithë procesit të përgatitjes së dorëshkrimit, të shtypjes së tij në ordinator, korrekturës së parë dhe redaktimit dhe gjithfarë çështjesh teknike, për të cilat shkrimtari ka aq shumë nevojë.

Vitin që shkoi një grua e madhe shqiptare, Nënë Tereza, Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, u shenjtërua në Vatikan. Komenti juaj?

Ju e merrni me mend përgjigjen time. Ka qenë një krenari e ligjshme. Ndërkaq do të shtoja se kishte një përmasë dramatike gjatë kohës së komunizmit. Ndërsa gjithë bota e adhuronte, ishte një periudhë kur në Shqipëri nuk flitej për të për dy arsye: e para ngaqë ajo ishte fetare dhe e dyta, ngaqë konsiderohej pjesë e botës perëndimore. Aq e fortë qe kjo trysni saqë me gjithë lutjet e saj, atë nuk e lejuan të vinte të vizitonte familjen e saj, apo thjesht të vinte një tufë me lule në varret e tyre. E dini se Berlini ka një shkollë, e cila nga 2014-ta mban emrin e Refik Veselit, fotografit shqiptar, “Të drejtit ndër popuj” që kishte shpëtuar dy familje hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore? Jo, nuk e dija. Po e mësoj nga ju. Dhe natyrisht më bëhet qejfi për këtë.

Kur e keni vizituar Gjermaninë dhe çfarë përshtypjesh keni nga shteti gjerman?

Gjermania ka qenë e pranishme në Shqipëri qysh pas rikthimit të saj në Europë. Sipas një tradite, që po vendosej në Ballkan, dinastia e parë mbretërore europiano-shqiptare, ka qenë ajo gjermanike, qysh në vitin 1914, me miratimin e Fuqive të Mëdha. Për fat të keq, këtë fazë të parë të integrimit të Shqipërisë në Europë, (ëndërr që vazhdon ende sot që po bisedojmë bashkë), e prishi Lufta e Parë Botërore. Pas një mbretë- rie shqiptare që u mbyll në mënyrë dramatike, Shqipëria përfundoi në një shtet fashist, i cili ra bashkë me boshtin italogjerman. Më pas vazhdoi historia e njohur e vendosjes së komunizmit, e miqësisë tepër pasionante me kampin komunist, e armiqësisë po aq pasionante me të, e miqësi-armiqësisë me kinezët, e izolimit të trishtuar, gjer në rënien e komunizmit. Gjatë gjithë kësaj kohe, Gjermania Perëndimore ishte i vetmi shtet perëndimor që, duke përfituar nga armiqësia e Shqipërisë me kampin komunist, u përpoq ta tërhiqte atë drejt Europës. Misioni i ndërmarrë prej Shtrausit ishte i pamundur ngaqë Shqipëria, duke qenë vërtet armiqësore me ish-miqtë e saj komunistë, ishte ndërkaq më staliniste se ata! Nuk ishte e lehtë të kuptohej kjo! Ndërkaq në Shqipëri u përhap një shpresë me “shansin gjerman”. Ishte fjala gjithmonë për Gjermaninë Perëndimore. Dy-tre udhëtime të miat, për shkak botimesh në gjermanisht, ndodhën pikërisht në këtë Gjermani “kapitaliste”. Kurse në Berlin kam hyrë për herë të parë gjysmë fshehtazi! Nuk po zgjatem me këtë histori groteske, që vazhdoi deri në kohën që Shqipëria u gjend, më në fund, bashkë me Gjermaninë e sotme, në Aleancën Atlantike. Mund të them me bindje se pavarësisht nga paradokset e krijuara prej historisë, një ndjesi pozitive për gjermanët dhe Gjermaninë ka qenë gjithmonë e pranishme në Shqipëri. Ka gjasë që shpjegimi për këtë mund të ketë lidhje me mirënjohjen ndaj shkencëtarëve gjermanë, të cilët janë marrë me gjuhën shqipe, më thellë dhe më seriozisht se të gjithë, duke përfshirë edhe vetë shqiptarët. Kjo mund të duket e tepruar në qoftë se nuk keni dijeni për adhurimin pa kufi ndaj gjuhës që, në sytë e shqiptarëve, kishte marrë ndërkaq aureolën e një martireje, sidomos pas ndalimit me dekret të saj nga shteti osman.

Para tre vjetësh presidenti turk Erdogan ishte në Kosovë dhe e quajti Kosovën Turqi. Ç’mendoni për këtë?

Jam në dijeni për këtë deklarim të tij dhe e vetmja gjë që mund të them është se kur e kam lexuar nuk iu kam besuar syve.

 

27 komente në “INTERVISTA/ Rrëfimi i Kadaresë: Shteti i asaj “kohe” kishte gati arkivolin për mua, hetuesi është ende gjallë në Shqipëri, i patrazuar nga askush”

  1. Lugati says:

    ore ti zotri po na del disident ti tashi..ti e mbeshtete regjimin nga te gjitha krahet del dhe na jep men tashi si largpames..shko dhe thuja kto gjona familjeve qe arkivolin e ka pa realisht vetem se kishin ide te ndryshme nga ppsh…shko thuja te burgosurve politik te regjimit tat…shko thuja te internumeve…shko thuja 24 dwputeteve shqiptare atdhetar qe u pushkatuan nga skuadrat e ekmereve te kuq shqiptare…shko thuja m.kacacit..m.gjinishit..qemal stafes..v.shantos qe i vrau naten..e thote i vrau armiku…dhe komplet skema e ktyne clirimtarve te shqiprise re u komandonte nga dora serbe mugoshe popovic…dhe komandanti juaj i lavdishem i zbatonte nji me nji…shko vdis mer plere dhe do te dalin ne enderr familjet qe keni shkaterru…ju jeni ne borxh me shqiptaret..ju nuk ju ka ik akoma nga duart gjaku i shqiptareve qe keni masakru

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Ca thu mor Kadare
    Gjalle hetuesi?
    SME besohet
    Krimet e komunizmit Jane denu
    Dosjet Jane hape
    Genocidi me FAL kafet Jane denu
    Dhe ti si perfawesues i madh i shqiperise ne bote cfare ke bere
    Ke pase gjithe mundesite e botes per t tregu Ca ndodh ne shqiperi dhe se ke bere
    Jo se ATA (qeverrite ) e ketyre vendere nuk e dinin por ti te beje pjesen tende.

  3. moni says:

    Po si e kishte shteti gati arkivolin, kur ti vete ishe pjelle dhe sherbetor i atij shteti? Harrove qe ke qene deputet ne Kuvendin Popullor dhe nen-kryetar i Frontit Demokratik? Cfare disidenti!!!! Ti dole ne siperfaqe se te tjere ishin te privuar ose i kishin syrgjynosur burgjeve. Po keta gazetarucet nuk shkruajne dhe nuk e permendin fare kete pjese. Do isha shume kurioz te lexoja dosjen tende te vertete. Kushedi sec shkruhej ne te! Por e di qe ti, ashtu si shume te tjere, i keni shkaterruar ato me kohe. Ju ka ardhur dita qe te hiqeni si viktima, soji juaj qe ka jetuar i privilegjuar atehere kur njerezit vuanin.

    1. dyl patllakja says:

      o propogandist i mjere..para se me vdek…kerkoji mer ndjese ketij populli per maskaralliqet qe ke bo mer pusht kacul…osht burrni te kerkosh ndjese mer maskara

      1. rruspija ripjelljes says:

        fol mer fol..fatkeqesia eshte qe te degjojne e te japin te drejte

  4. Vota e fshehte nudo says:

    Ky njeri duhet lene te rrefehet.
    Prej vitit 1990 ka filluar ta rrefej jeten e tij por nuk po ka karar.
    E paskerkan akuzuar per pjestare ne tere Grupet Antiparti, ata te tere vdiqen ne tortura, ky shpwtoi!
    Per te na rrefyer ne!
    Leteni

  5. shigjeta says:

    Te jesh shkrimtar i madh , nuk te ben dhe njeri te madh , ne regull letersia shqiptare te ka shume” borxhe” ndoshta nuk do te kete mundesi ti “paguaj” kure , deri ketu ama, mund te vendosim nje vije te kuqe per te cilen nuk duhet ta kalosh ashtu sic nuk e kalon askush. Kur behet fjale per ankime mbi gjendjen e veshtire , per te cilen kaluam ne kohen e diktatures , ju zoteri do te jeni i fundit ne reshtin e madh te te perndjekurve dhe te demtuarve nga diktatura , e drejta juaj te thoni te kunderten , nuk te ndalon njeri zoteri , por thjesht eshte shume e veshtire per tu besuar ……………nejse .Per mua personalisht ishe, je, dhe do te jeshe nje pishtar i vertete , dhe nje shkrimtar i madh , permasat e se cilit i kaluan kufijte ,per mua thash , dhe kjo eshte njera ane e medaljes . Per nje nene , te ciles i shkaterove jeten e saj dhe te birit te saj te dashur , eshte ana tjeter

  6. Vezhguesi says:

    Nje artikull i I.Kadarese i vitit 1974 botuar sot ne gazeten “Dita”:
    KUJTESA=ARMIKJA E KADARESE
    REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT
    Ismail KADARE
    Zeri i Popullit, 13 janar 1974
    Midis profecive të shumta tepër të zymta që bëhen sot në botën borgjeze dhe revizioniste nga fallxhorët e klasave sunduese, një pjesë u përkasin letërsisë dhe arteve. A do të vazhdojnë të ekzistojnë letërsia dhe artet në të ardhmen? Kjo pyetje, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë, herë në mënyrë të tërthortë, vërtitet në të gjitha propagandat e tyre. Përgjegjësia e saj përbëhet nga një radhë parashikimesh sa fataliste aq edhe absurde: pritet vdekja e romanit, vdekja e poezisë, vdekja e letërsisë dhe e gjithë arteve në përgjithësi. Cili është shkaku i këtij “de profundis” që tellallët e borgjezisë e përsërisin pa pushim prej kohësh? Përgjigja është e thjeshtë: ashtu si një pjesë e profecive edhe kjo nuk është tjetër veçse një dëshirë e vjetër e klasave sunduese, e trashëguar brez pas brezi prej tyre bashkë me etjen për pushtet dhe shfrytëzim.
    Dihet se qysh nga kohët më të lashta, strukturat e mëdha burokratike e militariste, pra shtetet e mëdha agresive si psh; Perandoria Romake, duke përkrahur letërsinë zyrtare kanë rënë shpesh herë në konflikte të hapura me letërsinë dhe artin përparimtar. Kjo ka qënë e natyrshme, sepse ky art në përgjithësi nuk mund të pajtohej me frymën agresive, me dëshirën për hegjemoni dhe sundim të botës e cila ishte promotori i gjithë propagandave të këtyre shteteve. E njëjta ndodh sot me superfuqitë e kohës sonë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Letërsitë dhe artet e këtyre vendeve prej kohësh janë përpara një alternative; ose të deformohen plotësisht sipas interesave antipopullore të këtyre regjimeve, ose të zhduken. Pra profecitë për vdekjen e tyre në fund të fundit, nuk janë tjetër vecse kërcënime të tërthorta që u bëhen letërsisë dhe artit në qoftëse ato nuk konformohen plotësisht me qëllimet hegjemoniste agresive të këtyre superfuqive.
    Për sa u përket popujve që luftojnë për liri dhe pavarësi, historia ka treguar dhe vazhdon të tregojë se tek letërsia dhe artet ata kanë gjetur gjithmonë një mbështetje të sigurtë në luftën dhe në aspiratat e tyre. Historia e vendit tonë e rikonfirmon me forcë të vecantë këtë. Shoku Enver ka thënë se ‘populli ynë nuk e ka ndarë kurrë dyfekun me gjalmë, nga libri, shpatën nga pena, trimërinë nga dituria…’ Dhe kjo është një e vërtetë e madhe. Populli ynë që e ka pasur gjithmonë në qendër të kujtesës së tij kombëtare Skënderbeun, nuk e ka nxjerrë kurrë në periferi të saj Naim Frashërin. Popullin tonë i është dashur shumë herë të ngrihet i vetëm kundër rrezikut të zhdukjes nga faqja e dheut. Por as agresioni, që vdekjet, as uria, as rrebeshet e historisë nuk ja kanë humbur atij asnjëherë bukurinë e fjalës, të gdhendjes të titullit. Përkundrazi, ky fat i vështirë ja ka prefeksionuar ato gjerë në virtuozitet. ǒart i mrekullueshëm duhet të jetë ai për të cilin populli ka nevojë në ditë të mira dhe të këqia. ǒprovë e madhe është për letërsinë dhe artet kjo dashuri e popullit për të në momentet kyçe të historisë dhe sa qesharakë duken ata estetë pozamëdhenjë që me sofizma të pafund në kabinetet e tyre belbëzojnë nëse duhet ose nuk duhet të ekzistojnë letërsia dhe arti.
    Fakti i madh që populli, midis varfërisë së tij të thellë, i pa ngrënë dhe i paveshur, midis halleve, këto male të dyta të vendit, e deshi gjithmonë artin, tregon se ai ka pasur arsye të thella për këtë. Populli gjithmonë ka arësye të mëdha për të bërë një gjë. Arësye të mëdha për të dashuruar, arësye të mëdha për të urryer. Ai e ka dashur poezinë shqipe, letërsinë dhe artet e tjera sepse ato kanë qënë të lidhura me fatet e tij. Kjo lidhje me fatet e popullit dhe të kombit është tipari kryesor me i rëndësishmi dhe më i pavdekshmi i letërisë dhe i arteve tona. Të gjitha vlerat e tjera të këtij arti shekullor do të asgjesoheshin pa këtë vlerë thelbësore të tij. Kjo lidhje ka qënë fati më i madh i kësaj letërsie, ashtu si do të ishte fatkeqësia më e madhe e saj ndarja prej popullit. Letërsia jonë e realizmit socialist e trashëgoi si thesarin më të shtrenjtë këtë lidhje, duke pasuruar e ngritur në një shkallë më të lartë atë me idetë e revolucionit dhe të komunizmit. Partishmëria proletare e letërsisë sonë të realizmit socialist është shprehja më e lartë e lidhjes së plotë të saj, si asnjëherë tjetër, me fatet e popullit.
    Të gjithë ne shkrimtarët e realizmit socialist kemi një përgjegjësi të madhe për ta ruajtur të paprekur këtë thesar shpirtëror të pacmuar.
    Në të tridhjetë vjetët e moshës së saj, letërsia jonë e re e realizmit socialist ka njohur suksese dhe gëzime të mëdha. E vënë pa asnjë rezervë në shërbim të revolucionit, komuniste dhe kombëtare njëkohësisht, ajo i ka larë njëherë e përgjithmonë llogaritë me gjithë ndryshkun shekullor të artit feudal – borgjez, me misticizmin, irealimzin, sentimentalizmin, bulevardizmin, me historitë iluzive të vajzave të të varfërve me ‘princët e kaltërt’, me një fjalë gjithë trillimet e kuzhinave shekullore të botës së vjetër. Ajo ka vazhduar të bëj një luftë të sukesshme kur këto trillime, pasi i ka dëbuar nga dera, janë përpjekur të hynë nga dritarja të veshura me petkun modern. Detyra e ruajtjes së pastërtisë së artit tonë është sa e vështirë aq edhe madhështore, sidomos në kohën e sotme plot furtuna revolucionesh e kundërrevolucionesh. E vërteta është se megjithë sukseset që janë arritur, megjithse trungun kryesor të letërsisë dhe të arteve e kemi ruajtur të pastër, nuk mund të themi se i kemi mbrojtur siduhet të gjitha degët e tij. E përplasur mbi to, vala e ndërshkimeve ka bërë dëme, disa herë thyerje, dhe për këtë përgjegjësia na takon ne të gjithëve. Por letërisa dhe artet tona kanë një lidhje të tillë të thellë me revolucionin dhe me kombin, sa që për një kohë të shkurtër janë në gjendje të rigjenerojnë plotësisht degët e dëmtuara. Por kjo nuk duhet të na verë në gjumë. Në të ardhmen nuk pritet asnjë dobësi; përkundrazi do të ketë gjithmonë dëndësime të këtyre valëve goditëse. Agresioni është po aq i vjetër sa edhe shoqëria me klasa (Homeri, shkrimtari i parë i planetit tonë, nuk shkroi vecse për një agresion). Por në asnjë shekull ai nuk ka qënë aq global, tinzar dhe i shumëfytyrshëm sa në kohën tonë. Dhe kjo është e kuptueshme, përderisa kjo është epokë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Agresioni nuk tregon forcën e agresorëve, por përkundrazi, frikën, panikun e tyre përpara historisë. Gjysma e dytë e shekullit tonë po bëhet dëshmitare e një intensifikimi të pashembull të agresionit. Nuk është më agresioni i vjetër klasik, prania e të cilit ndihej vetëm kur shkelte cizmja e të huajt mbi tokën tënde. Tani armikun mund ta kesh mijëra kilometra larg, me të mund të mos shkëmbesh asnjë pushkë e, megjithatë, pa e kuptuar, mund të fillosh të biesh viktimë e agresionit të tij. Agresioni kultural, agresioni i fjalës, i titullit, i ngjyrave nuk është më pak i rrezikshëm se agresioni i cizmes së ushtarit.
    Një nga dëshirat e drejtuesve të superfuqive është që bota të jetë memece, në mënyrë që ajo të mos i gjykojë dot krimet e tyre. Mirëpo njerëzit kanë lindur me gjuhë. Atëherë, arësyetojnë, ata, nëqoftëse njerëzit nuk i detyron dot të mos flasin, përpiqen që ata të belbëzojnë në mënyrë sa më të pakuptueshme, si të marrët. Dhe kështu vazhdon gara e ethëshme për të krijuar libra sa më të degraduara, poezi hermetike, prozë të coroditur, tinguj kafëshorë, kompozime abstrakte. I gjithë ky belbëzim, që shpesh u ngjan belbëzimeve të të sëmurëve psikik, është një shërbim i madh që i bëhet borgjezisë së sotme, shërbim të cilin ajo e cmon së tepërmi. Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithë artit, është shekullore, por në asnjë shekull ai nuk ka pasur një shpërthim të tillë si sot. Kjo ndodh sepse në asnjë shekull klasat sunduese nuk janë gjendur ndonjëherë kaq pranë humnerës si në këtë shekull. Në një gjendje të dëshpëruar, ato ndodhen vazhdimisht në një aktivitet të ethshëm në të gjitha fushat – ekonomike, ushtarake, politike, morale, ideologjike, artistike, në mënyrë që ti shmangen katastrofës. Në terrenin e letërsisë dhe të arteve duke kuptuar se lidhja e letërsisë dhe e arteve me fatin e popullit është fatkeqësia më e madhe për ta, shpejtojnë ta shkallmojnë me të gjitha mënyrat këtë lidhja. Në qoftëse do të kërkonim të gjenim dy fjalë që të përmblidhnin sa më qartë esencën e gjithë asaj morie izmash të asaj flore të sotme të helmatisur borgjeze e revizioniste, këto fjalë do të ishin ‘ndajra nga populli’. Kjo ngjarje është synimi i përbashkët i gjithë propagandave të sotme reaksionare.
    Mirëpo borgjezia dhe revizionistët, duke e kuptuar se thirrja për ndarjen e artit nga populli, ka në vetvete rrezikun e diskreditimit, kërkojnë rrugë më të stërholluara e të maskuara për të realizuar këtë ndarje. Ata e fillojnë rrethimin shumë larg. Për të humbur gjurmët, ata nuk bëjnë thirrje për ndarje nga populli, por për ndarje nga njeriu në përgjithësi. Kështu shpjegohet ai pasion për dehumanizimin e artit, për mënjanimin e njeriut dhe për zëvendësimin e tij me fetishe e maska. Superioriteti im është se unë s’kam zemër, ka thënë një poet dekadent. Kështu shpjegohet për primitivizmin, për mendimin paralogjik, i cili, sipas tyre, është më i thellë, sepse vjen që nga larg, nga barbaria. Lidhur me këto janë përpjekjet për shthurjen e kohës në veprën letrare, për shkatërrimin e ligjeve të kompozicionit, të sintaksës dhe më në fund të gjuhës. (Një nga kryedekadentët, Xhojsi, është përpjekur, për shembull, të krijojë një vepër të tij – gjuhën e ujit dhe të erës).
    Edhe në rastet kur dekadentët e pranojnë njeriun në veprat e tyre, ky nuk është njeri në kuptimin normal të kësaj fjale. Më tepër se një njeri, ai është një surrogate i tij, një qënie biologjike, jashtë kohës, hapësirës dhe shoqërisë. Pikërisht një njeri të tillë, dekadentizmi përpiqet ta bëjë hero tipik të kohës. ‘Njeriu pa cilësi’, është titulli i romanit voluminoz të Myzilit, një nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu që nuk i përket asnjë shoqërie, humbet identitetin e vet dhe kthehet kështu në një maskë. Për të tilla maska ka shumë nevojë sot reaksioni botëror. Kështu arti borgjez përpiqet sot të krijojë një model të ri antiheroi, një autsajdër (ai që është jashtë), sic e kanë pagëzuar në Perëndim. Ky autsajdër, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botës borgjeze e revizioniste, mishëron ikjen nga bota jonë, dezertimin e turpshëm nga koha. Ai nuk është ndonjë shpikje e re; përkundrazi, rrënjët e tij duhet t’i kërkojmë thellë tek Bibla dhe Kurani, këto puse të pashtershme ideshë reaksionare. S’është e rastit që një nga ideologët e sotëm borgjezë ka shkruar: “individi e nis këtë udhë të gjatë si autsajdër dhe do ta mbarojë, ndoshta, si një shenjt”. Hipitë e sotëm, autsajderët, antiherojtë e Kamysit ose të Beketit, nuk janë tjetër vecse modifikime të shenjtorëve mjekërgjatë që bridhnin qysh para 2000 vjetëve e më pas nëpër shkretëtirat e Sinait, heremitët, pelegrinët jezuitë dhe musulmanët që niseshin për haxhillëk në Mekë. Gjithë ky arsenal errësire dhe myku është trashëguar nga arti i sotëm borgjez e revisionist. Duke e trashëguar atë, ky art i degraduar, megjithse pretendon të jetë i kohës e modern, në të vërtetë tregon se është i vjetër e dogmatic sa s’ka ku të vejë më.
    Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
    Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.
    Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që t’u ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.
    Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i ‘parajsës së humbur’.
    Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.
    Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.
    Si pjesë përbërëse e mekanizmit të revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do të ketë po ata armiq që ka revolucioni. Tërbimi i tyre, rrufetë që ata lëshojnë mbi të, nuk tregojnë gjë tjetër vecse fuqinë dhe rrezikshmërinë e tij për klasat sunduese. Akuzat për gjoja ngushtësinë e tij, për pamundësitë e tij, për rregullat kufizuese që i shkurtojnë jetë, koha i ka hedhur do i hedhë poshtë njerën pas tjetrës. Realizmi socialist është art i së ardhmes. Asnjë art i gjertanishëm nuk mund të jetë i krahasueshëm më të për nga mundësitë, epiciteti, thellësia, dramaciteti dhe niveli i lartë ideoartistik. Këtë omnipotencë ja jep atij revolucioni komunist. Liria që zbërthen revolucioni është më e madhja liri që është parë ndonjë herë mbi këtë rruzul, sepse ajo është liri e milionave. Përpara kësaj lirie zbehen si qirinj, liritë e tjera të kënduara apo të pakënduara në odetet e poetëve. Realizmi socialist si pjellë e revolucionit gëzon po atë liri të revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, sic pretendojnë armiqtë e tij të hapur, ose miqtë e tij të rremë. Ai u bindet vetëm ligjeve të revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikërisht në këtë qëndron jo dobësia dhe jetëshkurtësia e tij, por përkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjëherë vetë ne shkrimtarët dhe artistët e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i përdorim dot mundësitë e pakufishme të këtij arti. Marksizmi na mëson që shpesh herë qëllon që shija e parë e klasës së fitimtarëve mbart me vete elementë të shijes së fundit të klasës së të mundurve. Shkëputja nga kjo shije është një detyrë e vazhdueshme e të gjithëve, dhe veanërisht e ne krijuesve.
    Duke hedhur poshtë rrënjësisht toerinë e ‘realizmit pa cak’ të revizionistit frëng Rozhe Garodi, i cili ka përqëllim integrimin e një pjese të dekadentizmit në realizmin socialist, ne jemi gjithashtu kundër kufizimeve artificiale të fushës së veprimit të artit të ri të klasës punëtore. Realizmi socialist ka një forcë të tillë të brendshme sa që është në gjendje të shtjellojë në gjirin e tij të gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer në legjendat më të thella të shekujve. Ai është në gjendje ta rishikojë dhe ta rishpjegojë artistikisht gjithë botën, që nga rrethimi i Trojës e gjer në rrethimin imperialisto – revisionist. Këtë aftësi të re ndricuese ja jep atij vetë revolucioni. Dhe pikërisht këtu qëndron esenca e novatorizmit të tij të madh. Kufizimi në kohë dhe në hapësirë i sferës vepruesme të realizmit socialist, nuk bën gjë tjetër vecse nga njëra anë, i shkëput rrënjët e këtij arti nga themelet kombëtare dhe nga ana tjetër i njeh sundimin e plotë, mbi 5 mijë vjet të historisë së popujve, tiranisë, kulturave të të gjitha superstrukturave të vjetra.
    Epoka e kapitalizmit është në perëndim, dhe tonin e artit botëror, kulmet e tij po i jep e do ti jap akoma më shumë në vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punëtore. Realizmi socialist është ende në dekadat e tija të para. Në vitet e ardhshme ai do të ngushtojë gjithmonë e më tepër perandorinë kulturale borgjeze – revizioniste, gjersa më në fund ta rrethojë atë. Letërsia jonë e re shqipe, për vetë pozitën pararojë të partisë dhe të vendit tonë në luftë kundër botës së vjetër në kuadrin e artit botëror komunist, ka sot një pozitë të privilegjuar dhe mundësi të pakufishme për vepra të mëdha
    .
    Eshte tragjedi kombetare
    qe ky s/lepires i enverit
    u be kapterr i elez serbiberit..

  7. Shkopi says:

    Interviste e bërë disa herë, dhe asgjë të re nuk ka. Ismail është shkrimtarë i talentuar, qe të kënaq thellësisht me shkrimet e tij. Por, gazetaria pse nuk bën pyetjen si ka mundësi që në 1970 Ismaili filloi të botonte dhe të shkonté jasht shtetit? Me lekët dhe lejen e kujt? Sigurisht të atij shteti që paska pèrgatitur asgjësimin e tij. Absurditet! Atë rapport që. Moli përmend do kete qene rapport i pèrgatitur nga një individ, dy apo tre apo dhjetë që e kanë pasur zili shkrimtarin dhe pèrgatisnin rapporte të tilla, por jo shteti zyrtar apo krerèt e diktatures. Sepse ai shtet, po te kishte programuar asgjesimin e Shkrimtarit e realizonte brenda sekondave, dhe jo dhjetra e dhjetra vjet.Ismaili është talent unik dhe kjo nuk mund të mohohet, por si njeri ka pikëpyetje. Duket se ai ka pasur zili reputacioni gjirkostrit Të Enverit dhe sot e gati 30 vjet s’eshtë prononcuar asnje herë për politikën e sotme shqiptare.

  8. kleptofagos says:

    Replike miqesore me 3 komentuesit e pare:

    Pavaresisht pershtypjeve apo gjykimit qe secili mund te kete per nje person tjeter, duhet ndare njeriu nga artisti.
    Bethoveni ka nje biografi te famshme nga Imzot Fan S. Noli, e ndare ne dy kapituj: 1.Bethoveni njeri dhe 2.Bethoveni artist. Po te lexosh vetem kapitullin e pare, gjen nje njeri te papelqyshem ne shume aspekte te jetes se tij, ndersa ne kapitullin e dyte shpaloset gjenialiteti i artistit te madh.

    1. Lugati says:

      o kleptofagos ti ke te drejte mer vella ta bosh repliken..sic mendon ti..mund te jete gjenial ..por eshte i djegur se ne gjithe vendet e botes klasa intelektuale ka qene me popullin dhe jo me regjimin te pakten 80 perqind…e dyta ky zotria ti shtroje tezat e veta nuk do ta ndaloj une…mua me acaron ky njeri kur hudh idene qe ka qene disident i atij rregjimi…respekte per repliken e edukuar

  9. capi dhia says:

    Mblidheni kete njeri
    Ne cmendine shpjereni
    Se nuk u ngop me vdekjen
    Qe ne Diktature mbolli
    Duke perbuzur
    Jeten e te tjereve

    Nga Anadolli
    Ne Gjirokaster erdhi
    Nga Gjirokastra
    Ne Tirane ngeli
    Nga Moska
    Ne Paris shkoi
    Me Shqiperine cfare ka
    Nuk ngopet
    te vdekur
    Ta shohi ?!

    Kthehu ne Anadoll
    Mes sojit tend jeto
    Kadaren atje bej
    Po te qasen
    Ollmaz
    Edhe mbretero !!!!

  10. Shoku shpati says:

    Rrofsh o vezhgus se na fillove
    Ky Duke pare arkivolin naten ne enderr
    Ngrihet diten e sjkruante keto qe thua ti
    Kleptofagos
    Ne po’ flasim per kadare e njeri
    Jo shkrimtar.

  11. Bogonica says:

    Nuk ke lene gje per ne te tjeret “vezhguesi”,me vjen cudi dhe nuk kuptoj ku kerkon te dale Shkrimtari Yne me kete shkrim.Disa here e ka trajtuar “perskucionin” e tij,nuk po le radhe per te perskutuarit reale.Me duket se Shkrimtari vuan nga nje autoperskutim,qe vjen nga censuara e asaj kohe,e cila me pas pjell autocensuren, gje qe na ana e saj s’eshte gje tjeter por nje lloj vetepersekutimi.Per mua ne ato kohe ka pasur nje konflikt permanent ne krye te udheheqjes se larte te asaj kohe,konflikt me permasa te medha qe lidhej me rrugen ne te cilen duhet te kalonte vendi,konflikt, qe ne praktike materjalizohej midis dy figurave madhore,Hoxha dhe Shehu,i cili nxorri koke ne 1981 me largimin nga kjo bote te ish kryeministrit Mehmet Shehu.Ne c’ane te ketij konflikti ka qendruar Kadare?Ky eshte problemi,por Kadare mbetet ketu,dhe nuk e zberthen konfliktin e tyre,sepse ju prish pune disa te medhenjeve sot,ne Shqiperi dhe me tej.

  12. Janulla Rrapi says:

    Ismail Kadare I perkedheluri i Enver Hozhes ..
    Anëtar i PPSh-së , deputet, nenkrytetar i frontit dhe shkrimtar nga më të ekspozuarit e regjimit komunist. .. Ramizi Alia, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama shprehen deshiren per Ismail Kadaren te zgjidhej president i Shqiperise .. Me shpirt i lutej Edi Rama Helenes te takohej me Ismailin ti shprehte deshiren per tu bere president i Shqiperise ..

    Ismaili President, sms-të e Edi Ramës për Helena Kadarenë
    28 Tetor 2011 – 16:18
    Gazeta Shqiptare ka përzgjedhur sot dy fragmente kujtimesh, një të kohës së sotme, dhe një tjetër që lidhet me botimin e romanit të famshëm “Dimri i vetmisë së madhe” kur shkrimtarit iu desh të hulumtonte në dosjen sekrete të Moskës nën vëzhgimin e Nexhmije Hoxhës. Ndërsa një pjesë tejet interesante është rrëfimi mbi verën e vitit 2007 në prag të zgjedhjeve presidenciale, kohë kur Kadare ka refuzuar postin e presidentit. Aty Helena Kadare tregon përpjekjet e kreut të opozitës Edi Rama për të bindur Ismailin të merrte postin e presidentit në një moment të vështirë për shqiptarët. Ja cilat ishin mesazhet?
    30 qershor, ora 18.43 min
    E.Rama: Ky vend e ka pisk punën dhe sot i duhet një simbol që i bashkon gjithë shqiptarët, e para të cilit bota përkulet me respekt. Nqs B. dhe unë, dmth të dyja palët, do i kërkonim me përulje Ismailit të bëhej i pari i këtij vendi, a e sheh ti ndonjë shans?
    30 qershor, ora 19.07 min
    E.Rama: Kur më thua mund të flas me të ke ndjesinë që ka shans apo thjesht që un ta dëgjoj nga goja e tij Jo-në?!
    6 korrik, ora 12.55 min
    E.Rama: A ka pak shpresë? Jemi të gjitha palët gati t’i lutemi. Do të ishte hera e parë dhe e fundit që presidentit të Shqipërisë do t’i ngrihej gjithë Europa në këmbë! I takon atij të hapi kapitullin e bashkimit të Shqipërisë! Më thuaj.
    6 korrik, ora 17.47 min
    E.Rama: Zemër më thuaj nëse muuund të ndodhë mrekullia…
    6 korrik, ora 18.02 min
    E.Rama: Un e kuptoj shumë mirë po jam i dëshpëruar se ai mund të hapi një portë që askush se hap dot për ktë komb në ktë orë dhe më duhet të pranoj se ajo portë do të mbetet e mbyllur ndërkohë që aty ku duhet të ulet ai, një djall e di kush ulet me kurriz nga porta! Më fal zemër!
    6 korrik, mbrëmje
    E.Rama: A mund të vij tek ju nesër më ora 9.30.
    7 korrik, mëngjes
    E.Rama: Un të jam thellësisht mirënjohës dhe Ismailin e kuptoj njësoj si veten!
    (m.a/GSH/BalkanWeb)

    Dërguar nga nediri më 04-11-2011 në 00:47

    Kadareja president eshte budallalleku me i madh per ata qe shkruajne te tilla gjera.Kushtetuta e shqiperise thote qe presidenti duhet te jete shtetas shqiptar me banim 10 vitet e fundit ne Shqiperi.Kadareja ka 20 vjet qe me teper eshte ne France se ne Shqiperi dhe disponon nje pasaporte franceze dhe vetem nje idiot si edi rama i ben propozim per president ose ka dash me tall.Nen kryeteri i frontit demokratik nuk mund te jete kurrsesi president i vendit

    Dërguar nga petriti, shkoder më 29-10-2011 në 11:48

    Te refuzohet nje “post”, eshte dicka “joshqiptare”,kush e di se nga e ka prejardhjen Kadareja…

    Dërguar nga gjoni, londer më 29-10-2011 në 11:31

    Te gjithe ju qe jeni tifoze te njerit apo tjetrit idiote, nje gje duhet te kuptoni!!!
    Rames nuk po i dhimbet kaq shume Shqiperia por vetem vetja e vet.
    Ndoshta kujton ai se Kadareja nuk ja din horlleqet dhe pazaret e Rames.
    Nese vertete dikush nga ju mendon se Rama eshte kaq i ndershem, atehere ju keshilloj qe te zgjoheni nga gjumi i dilni nga erresira ne drite.

    Dërguar nga bashkim, cikago USA më 28-10-2011 në 23:49

    Shoku Gimi na Vlora a mund te te pyes nese ke lexuar ndonje rrjesht nga Kadareja?

    Dërguar nga far69 më 28-10-2011 në 23:39

    Ismail Kadarea eshte nje shkrimtar i madh per kete nuk ka dyshim, por qe ai te sakrifikoje me shume se ndonje fjale apo leter kjo eshte e pamundur. Nese rroga e presidentit do te ishte 30,000€ ai nuk do ta refuzonte por nese nuk sheh interesin e tij Kadareja nul leviz as kapaket e syve e jo me te humbi para…..apo te mos fitoje para gje qe me talentin e tij e ben lehtesisht.Mos harroni qe eshte sarraf i madh. ESHTE EDHE SHKRIMTAR SHUME I MADH ME SHUME SARRAF SE SHKRIMTAR NE TE VERTETE.

    Dërguar nga Qytetare PRO Integrimit, Shqiperi më 28-10-2011 në 21:51

    @shqipetari-Edi Rama nuk duhej te kandidonte perseri per kryetar bashkie, dhe do isha dakord qe ta merrte Lulzim Basha, por mos me thoni qe ju nuk e kuptuat qe aty VOTAT u vodhen haptazi, e pa i madh edhe i vogel, ndaj dhe Kadare reagoi. Nese Kadare e ndjen veten te afte te udheheqe kete vend te córoditur, atehere pse jo, ne do na nderonte.

    Dërguar nga GIMI, vlora më 28-10-2011 në 21:31

    ismaili presidente. ja si thoni ju a i takon . per mua jo .z. kadare per mua nuk e meriton, se pari u largua nga vendi kur vete vendi kishte nevoj, se dyti eshte i vetmi qe me shkrime perkrahu e ngrinte ne qiell kasten komuniste me bashke qytetarin e tij , njeri qe nuk e njh europa e çmimeve nobel, per te cielen ai kerkon por nuk ja jep kerkush.regjimin e eger e mbrojti me devotshemeri, per mua nuk e meriton.tani se fundi ka fillu dhe me lojra politike . kur president z.kadare kure , se merriton…..

    Dërguar nga Muzaka më 28-10-2011 në 20:06

    Fale Zotit ka ne kete vend njerez qe nuk behen dot preh e alabakerlliqeve te Ramove & Co…

    Dërguar nga shqiptar më 28-10-2011 në 20:00

    Pati bere nje pershtypje teper te keqe letra e hapur e Kadarese drejtuar Lulzim Bashes,para zgjedhjeve te fundit,ku e ftonte kete qe te hiqte dore nga kandidimi per bashkine e Tiranes per ti hapur ruge Edi Rames.
    Kete nuk e pati bere as Dritero Agolli qe e ka shpallur hapur perkatesine e tij politike socialiste.Kur lexon keto SMS te Rames drejtuar me shume koinfidence (i drejtohet me fjalen zemer znj.Helena),atehere del e qarte se pse Kadareja ka preferuar mikun e Helenes me shume se z.Basha.

    Dërguar nga Qytetar i Tiranes, Tirane më 28-10-2011 në 19:54

    Po del hapur, miqesia e ngushte e familjes Kadare me E.Ramen. Ne fund te fundit del qe ka mbajtur me buke Ismaili ne France Ramen ne kohen qe ka qene emigrant ky i fundit.

  13. Prizreni says:

    Tek pergjigja per pyetjen perse zgjodhi Francen per te kerkuar strehim politik ne France (megjithese ishte me i perkedheluri dhe perfituesi me i madh nga ai regjim !!!!!!!) ai flet per lidhjet kulturore (Enveri kishte studiuar ne France), ai nuk permend faktin qe Franca eshte i vetmi vend i madh ne Europe qe ka ndjekur nje politike te pandryshuar antishqiptare per mbi 200 vjet, qe nga koha e konsullit francez Pukevilit.
    Perse zgjodhi pikerisht vendin me antishqiptar te Europes per strehim politik? Kete a mund te ma shpjegoje njeri?

  14. lloqelloqe says:

    turma te gjora qe duan mish per te shqyer. Ky nuk eshte shkrim i Kadarese, as mburrje, as justifikim, as sqarim qe i buron nga ndonje nevoje. Eshte pergjegje e pyetjeve te bera nga nje person/intervistues. Eshte e thjeshte: nuk thote une isha disident! Ku e thote? Ju qe shani ja ken lexuar fjalet apo niseni me emocione? Ku thote jam kundershtar i regjimit? Ku thote jam desident? Kur e ka thene?
    Pallosh jeni te tere – per ju fjala nuk ka asnje vlere, vlere ka vetem energjia qe perceptoni nga leximi si emocion. Koqe, cdo fjale ka nje kuptim primar, kuptimet e tjera varen nga shpirti e fantazia juaj, por vetem pasi lexoni e nderoni kuptimin primar ama keni te drejte te “lexoni” kuptimin e dyte apo te tret te fjales e te filloni nga supozimet e akuzat e mllefta. KU THOTE KADAREJA KAM QENE DESIDENT? Kush e nxjerr proven me fjalet e Kadarese nuk eshte bythqir – derisa nuk e gjen por vazhdon te shaje eshte bythqir.

  15. ben tirona says:

    Njeri i madh dhe shkrimtar gjenial.
    Me fat ,qe eshte shqiptare.

  16. Janulla Rrapi says:

    Lutje-Kërkesë kryeministrit te Shqiperise..
    Së pari uroj shëndet të mirë për ju dhe familjen tuaj si dhe suksese në punën tuaj të vështirë për mbarëvajtjen e vendit e të jetës së popullit shqiptar!
    Unë që po ju shkruaj jam nëna e Renato Rrapit, dikur, në rininë e tij, një djalë plot dëshira e dashuri për jetën, ndërsa që prej 32 vjetësh invalid i përjetshëm. Fill pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri munda ta “rrëmbej” djalin tim nga Spitali Psikiatrik i Elbasanit, ku regjimi e kishte mbyllur si ndëshkim për “krimin” e rëndë të dashurisë, pas torturash e dënimesh në qelitë e burgjeve të tij, dhe familjarisht u larguam nga atdheu. Pas Greqisë, që prej 22 vjetësh jetojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me statusin e të përndjekurit politik. Pas një kalvari vuajtjesh për mbijetesë në tokë të huaj dhe mjekimesh në klinika të specializuar jashtë shtetit, djali im Renato mundi të shpëtojë nga vdekja, por mbeti invalid i përjetshëm. Pasojat e torturave të viteve 1982-1990 po i vuan edhe sot jo vetëm ai, por e gjithë familja.
    Më lejoni që shkurtimisht të përshkruaj shkakun e vuajtjes së Renato Rrapit dhe të invaliditetit të tij, një histori kjo e dhimbshme e që nëpërmjet medies është bërë e njohur edhe për publikun në Shqipëri.
    Kur Renato ishte nxënës në Liceun Artistik në Tiranë, në moshën 17-vjeçare, pas një suksesi që pati edhe në kinematografi, falë talentit dhe edukatës e formimit të tij, u dashuruar me Gresa Kadare, vajzën e shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare. Kjo dashuri mes këtyre dy të rinjve moshatarë nuk u prit aspak mirë nga familja Kadare. Në fillim u quajt si një aventurë rinore, por kur dashuria e tyre erdhi duke u forcuar e deri në shtatzëni të Gresës, e ndërprerë mizorisht nga prindërit e saj, u kthye në dramë për Elena e Ismail Kadare e në tragjedi për Renaton e mua, një grua e ve, që po rrisja me pagën e një punëtori dy fëmijët e mi jetimë. Këtu nisi kalvari i vuajtjeve tona që shkoi në pasoja katastrofike për jetën e birit tim. Të gjitha këto janë të dokumentuara në dosje në Ministrinë e Drejtësisë, në raportin mjekësor të Komisionit Mjekësor të të Përndjekurve Politikë dhe të Drejtorisë Juridike të Marrëdhënieve me Jashtë të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, që e ka pasqyruar në listën e ish-të përndjekurve të sëmurë mendorë që përfitojnë shpërblim.
    Si nëna e Renatos dhe si kujdestarja e tij e vetme, pas shumë vuajtjesh e sfilitjesh fizike, morale e shpirtërore, kur i kam kaluar 70 vite jetë dhe me shumë probleme të miat shëndetësore, po e ndjej më shumë se kurrë nevojën materiale që ka im bir, kjo jo si mëshirë ndaj tij, por si një detyrim i ligjshëm e moral që ka vendi i tij për të. Gjatë gjithë këtyre viteve demokraci në Shqipëri asnjë qeveri nuk është kujdesur për ta dëmshpërblyer Renato Rrapin, edhe pse moralisht është përkrahur nga opinioni i gjerë shqiptar. Por këtë gjë së pari duhej ta kishte bërë me kohë vetë persekutori i tij Ismail Kadare.
    Pas kësaj lutjeje-kërkesë që po ju drejtoj, mbetem me shpresë të një përgjigjeje pozitive për ta ndihmuar birin tim në të drejtën që i takon.
    Janulla Rrapi

    1. Lugati says:

      lexoni ket plaken e shkrete lexojeni..nuk dime gje akoma…pupupupu

  17. "BOHOTINA" says:

    Bravo vezhgues per freskimin e kujteses. Ky njeri eshte ai qe s’ eshte. Lereni menjane Ismailin shkrimtar. Ky eshte nje tip qe urren emrin e tij mysliman. Kohet e fundit neper libra shkruan vetem mbiemrin Kadare.
    Po mundohem edhe une t’ u freskoj dicka. Pas fjalimit te 6 shkurtit te Enverit,, qe shkallmoi shume vlera, ne jeten e vendit si prishjen e fese, heqien e gradave, “luften: kunder mbeturinave mikro-borgjeze, kinezimin e vendit, daljen e fletrufeve(dacibaove kineze) ejera, ky njeri “i madh” sot, atehere beri brenda nates romanin “Dasma” per t’ iu pergjigjur flake per flake vijes se partise. Shpejt ky roman u be dhe film me titull: “Daullja e dasmes time”.
    Tani brockullit pa fund, per te treguar ate qe s’ ka qene. Boll me. Kur paska qene kaq largpames e disident, pse pas viteve nentedhjete nuk beri ate pune qe beri Haveli ne Çeki, por lepinte banditin Sali, si dikur bashkqytetarin e tij. Boll me.

  18. Beno says:

    Jam shumë kurioz të di sa nga komentuesit e mësipërm kanë lexuar ndonjë
    roman te Kadaresë ?

    hë,sa kanë lexuar ?

    Më duket asnjë.
    Lexoni veprën njëherë pastaj komentoni.

  19. Kapo says:

    Shkrimtaret e medhenje kane qene gjithmon ne krahun e popullit. ..ky gjithmon ne krahe te pushtetareve. ..diktatures.
    Nese edhe ky ka qene i persekutuar nga diktatura. ..atehere i mbetet qe vetem Enveri dhe Nexhmia kane qene persekutor. ..
    Ky ka qene nje qen bir qeni. ..njeri i ulet. .puthador i Enverit. ..servil. .nje turp i letersise

  20. Janulla Rrapi says:

    Pergjigje per Prizreni.. Ne kohen e Enverit ishte i vetmi shkrimtar qe shkonte ne France , ishte i vetmi shkrimtar qe i botoheshin librat ne shtepin botuese komuniste Fajard , ishte i vetmi qe i dhane shtepi ne Paris .. Nuk iku si te gjith refugjatet e tjer qe hyne ne ambasada e iken me gomone etj por iku duke e shoqeruar president Ramiz Aliaj ne aeroportin e Rinasit ku keta te tjere i quajti jashteqitja e kombit .. po vete ai c`far eshte ..Ai eshte nje mashtrus nje spiun nje imoral qe tradhetoi gruan nje hakmares nje xheloz per shkrimtar e tjer sepse vuan nga megalomania nje maniak .. Doni me per Belulin ..
    Falenderoj botuesin e gazetes qe nuk eshte i njeanshem Respekt

  21. Vjosa says:

    Albert Einstein ka thene: Dy gjera nuk kane fund : Universi dhe INJORANCA… e per te paren kam dyshim.
    Per Anjshtajnin qe cdo gje eshte relative, vetem nje gje, injoranca, eshte absolute. Mjafton te lexosh ca komentues me lart dhe shikon me syte e tu qe injoranca nuk ka limit !

  22. Star says:

    Historia qe pershkruan e ema e Renato Rrapit per djalin e saj eshte e njohur per ato qe kane dashur ta njohin kete histori. Kjo histiri eshte nje pllake varri ne jeten e ketij shkrimtari te oborrit. Eshte kjo histori, nje nder kryesoret qe ky shrimtar nuk do ta marre kurre cmimin nobel ne letersi qe ky po e kerkon prej shume kohe. Sepse nobeli ka mbrenda edhe moral. Kadare nje shkrimtar i madh, por nje njeri qe ishte i perlyer me segmente te caktuara te sigurimit te diktatures. Dhe me ndihmen e tyre beri te mundur shkaterrimin e jetes te ketij te riu,qe krimi i vetem ishte se u dashurua me vajzen e tije. Sepse djali nuk vinte nga Sokaku i te Marreve nga kishte prejardhjen ky shkrimtar kriminel.

  23. fieraku NGA ferrasi says:

    Aman mi vjosa
    Shyqyr qe te kemi se na ftillon
    Ne te gjithe injornte
    Ti dijetare è madhe
    Kete te snjdhtanjot è ke perdore fosse here
    Referoheshe ndonjehere Sokratit
    Qe ka thene
    Un di nje gje qe s’ di asgje
    A vjosa Kujdes se po’ ta bine hidrocentralin te bytha e do te
    Prishin bukurine.
    Edhe per ate tjetrin me lart
    I kemi lexu librat e kadare
    Ne fakt ne i lexonim gjitha cfar na binte ne dore libra gazeta revista

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje