Lëvizja e parë, Milinkoviç kërkon te Kukësi sulmuesin e Luftëtarit

29 Korrik 2017, 18:21Sport TEMA

“Më sillni Rexhinaldon, e dua patjetër në skuadër”.

Kjo është kërkesa e parë që trajneri i ri i Kukësit, Mladen Milinkoviç, u ka bërë drejtuesve për merkaton.

Bëhet fjalë për sulmuesin që mbylli sezonin te Luftëtari, Arturo Rexhinaldo. Ky i fundit ka përfunduar kontratën me gjirokastritët dhe është ende pa skuadër.

Në fakt, agjencia që e menaxhon ia ka sugjeruar Kamzës, por sipas të gjitha gjasave Rexhinaldo do të jetë afrimi i parë te Kukësi i epokës “Milinkoviç”.

Sulmuesi nga Mozambiku mund të bëjë disa role në repartin e avancuar.

1 komente në “Lëvizja e parë, Milinkoviç kërkon te Kukësi sulmuesin e Luftëtarit”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Eshte trajneri me I afte i superliges shqiptare,nje zgjedhje e duhur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje