Sajesat e “kazanit mediatik” përballë të vërtetave të thjeshta (dhe një rast i freskët nga portali i Xenit)

31 Korrik 2017, 21:39Politika TEMA

Portali i Xenit, sot ka publikuar një si biçim investigimi ku sipas tij, kryeministri Rama ka qenë në Holandë ku ka vendosur për fatet e Shqipërisë. Më qesharakja në gjithë këtë histori të stisur në këto ditë të nxehta vere ku lajmet mungojnë e duhen sajuar, është kur thuhet se “nisur nga një shkrim i Alistair Campbell (ish-këshilltari i Toni Bler) Rama ka patur një darkë në Hollandë”.

Pra, burimi është një shkrim, autori i të cilit thotë se para një jave kam patur një darkë me Ramën, pa thënë se ku. Sipas portalit të Çimit, në darkë kanë qenë filantropë, e të tjerë të ftuar, që vendosën për fatin e Shqipërisë. Çimi shkon edhe më tej kur thotë se darka është zhvilluar në Holandë, edhe pse në shkrim nuk thuhet askund kjo e as të implikohet apo nënkuptohet diçka të tillë, veç imagjinatës së shkruesit.

Megjithatë, në respekt të opinionit publik, i cili fatkeqësisht konsumon informacione nga mediat që (me përjashtime të rralla) gatuajnë vetëm gënjeshtra për të manipuluar opinionin për interesa të ngushta, Lexo.al kërkoi informacion për darkën të cilës i referohet Campbell.

Nga burimet brenda Kryeministrisë mësuam se darka për të cilën shkruan Campbell ka ndodhur në Tiranë dhe se nuk ka asnjë lidhje me udhëtimin e kryeministrit me familjen e tij në Amsterdam.

Nisur nga sajesa e mësipërme e portalit të Xenit, por edhe mediat e tjera që e kopjuan pa të keq, vërtetojnë se fatkeqësisht, mediat e kazanit ekzistojnë realisht.

Nga ana tjetër, i vetmi reagim pas lajmit të stisur nga media pranë Berishës, ka qenë ai i Endri Fugës, drejtorit të komunikimit të Këshillit të Ministrave, i cili duke ironizuar shkrimin shkruan në Twitter: “Kesaj i thone qe jo vetem te mos dish te besh gazetari, por as te mos dish te lexosh (se per te perkthyer nga origjinali s’behet fjale).” (Lexo.al)

1 komente në “Sajesat e “kazanit mediatik” përballë të vërtetave të thjeshta (dhe një rast i freskët nga portali i Xenit)”

  1. Jimi says:

    Jo medie kazani, po medie katrani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje