SHENIM: PD-LSI, dy parti që më shumë shijojnë aksesin në pushtet se opozitën

31 Korrik 2017, 12:01Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim konteston sot në Kolegjin Zgjedhor mandatet e Këshillit Bashkiak, me qëllim zhbërjen e vendimit të fundit për 20 shkollat e reja në Tiranë.

Mesa duket, pas betimit të presidentit, LSI nuk e ushqen më frymën e bashkëpunimit të epokës Meta-Veliaj, ku së bashku kanë shtyrë një axhendë të ngjeshur zhvillimesh pozitive për qytetin.

Por javën e fundit, ndonëse Veliaj i pranoi gjithë kërkesat e LSI, ai grupim në minutë të fundit nuk i dha votat as për furnizimin me ujë 24 orë, as për 20 shkollat e reja, dhe madje as për 1000 kreditë e buta e dëmshpërblimet e emergjencave civile.

Vendimet kaluan veç me ndihmën e dy këshilltarëve që dolën jashtë skemës së LSI për bllokimin e Tiranës.

Më pas LSI tërhoqi nënkryetaren Paskali, të cilën Veliaj e vlerësoi me superlativa, duke deklaruar se është e gjitha në opozite.

Megjithatë, ashtu si PD në qeveri, edhe LSI thotë se është në opozitë, por asnjë prej drejtorëve të saj në Bashki nuk e ka dhënë dorëheqjen.

Mesa duket si PD, si LSI, më shumë shijon aksesin ne pushtet se opozitën, ndaj dhe gara opozitare PD-LSI nuk bind.

Kontestimi sot i Këshillit Bashkiak është një provë se LSI ka kthyer nga kursi bashkëpunues i Metës dhe po rikthehet tek strategjitë e shkuara të bllokimit të Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje