Një bregdet i egër, male ideale për të shëtitur, një trashëgimi mahnitëse historike dhe arkeologjike, kjo është “Toka e shqiponjave”, që zbulon pasurinë e saj. Kështu shkruan Marie-France Parra për la ‘Femme Actuelle’, duke u bërë media e radhës franceze që i thur lavde bukurive të Shqipërisë, që së fundmi po tërheq vëmendjen e gjithë Europës e më gjerë.
Në vijim artikulli, i publikuar në 31 korrik:
Midis Greqisë dhe Malit të Zi, ky vend i panjohur kufizohet me detin Adriatik, me ngushticën e Otrantos dhe detin Jon. Historia e tij, mes pushimit të hordhisë osmane, diktaturës komuniste … dhe hakmarrjes e ka mbajtur gjatë larg nga turizmi.
Sot, vendi ka gjetur paqen dhe kryeqyteti, Tirana, është modernizuar. Nga sheshi Skënderbej, me kullën e saj me orën dhe xhaminë, tek sheshi Avni Rustemi; Pallati i Kulturës e vilat në lagjen e Bllokut; bulevardet e mëdha dhe rrugët e ngushta, dyqanet e vogla rreth tregut të Pazarit, qyteti mund të përshkrohet mirë në këmbë për të vlerësuar atmosferën e saj disi të vjetruar. Në mbrëmje, ne e gjejmë veten në një bar të modës, duke konsumuar një pije.
Një vend i mbuluar me male
Në mëngjes herët nisemi drejt veriut dhe maleve të tij. Shkodra është një qytet muze për kalanë dhe topat e saj, me shtëpitë prej guri të shekullit të shtatëmbëdhjetë. Për 35 km arrin në Koman, për të kaluar mes liqenit artificial për 34 km, derisa sa arrin në Valbonë, porta e hyrjes në Alpet shqiptare. Shtigje të shumta të shfaqen në lartësi, në një natyrë origjinale, me lule mizë, me orkide dhe luleshtrydhe të egra.
Vendi ka një duzinë parqe, duke përfshirë edhe atë të Butrintit, ku ndodhet një park i jashtëzakonshëm arkeologjik. Në hijen e eukaliptit dhe landrës, ndodhet një park me pemë nga i cili mund të kalosh në një qytet të lashtë dhe rrënojat e saj romake – porta e luanit, akropoli, teatër dhe banjot, famullitë e hershme të krishtera …
Limanet sekrete dhe pallatet osmanë
Nga Vlora në Sarandë, Riviera shqiptare është e mbushur me plazhe dhe limane ende të virgjër në gadishullin e Karaburunit dhe të Gjipesë, të cilat mund të arrihen përmes shtigjeve me gurë. Në plazhet më joshëse, në Dhërmi, Vuno e Sarandës, fillojnë festat që nga muaji maj. Jo shumë larg, fshati i vogël i Qeparosë, 300 metra më poshtë, u zgjodh si një nga fshatrat më të bukura në botë.
Duhet të marrësh për lart për të shkuar në kështjellat osmane në Berat, “qyteti i një mijë dritareve” dhe kishat e shumta të saj bizantine, dhe Gjirokastër, “Qyteti i Gurtë “. Përgjatë rrugëve të qytetit të vjetër që ngjiten në kështjellën e lashtë të shekullit të trembëdhjetë, ndodhen shtëpitë e shekullit XVII, ku u vendosën artizanët e drurit dhe gurit. Duket si një udhëtim nëpër kohë.
Apolonia, qyteti grek
11 km nga Fieri, në jugperëndim të vendit, qyteti antik i Apollonisë, me 80 hektarë të saj, është më i rëndësishmi i Shqipërisë. Themeluar rreth vitit 625 para erës sonë, ka një trashëgimi të shquar, si Odeoni, një teatër me kapacitet prej 10.000 spektatorësh, një hark triumfal, një tempull i Artemisës, bibliotekë, ndërtesa e këshillit ku mblidhej asambleja e qytetarëve. Ka një pamje madhështore nga kodra e parkut arkeologjik.
E pashe titullin dhe thashe ce gjeeti France qe po’ na ben rreklamenqe
Pastaj ne paragrafi e fundit e kuptova
Ishte qyteti grek i Apollonise.
MOS la ndermend kjo kurtizania e europes ti heqe ndonje cope tjeter Shqiperise
Qyteti antik eshte i Ilirise
Ka ndonje gje muc mania per te na thene
Ka pare kilometri andej rrotull ne ate kohe?
Po’ keto mediat Tona pse ju japin hapesire ketyre shkrimeve.
E pashe titullin dhe thashe ce gjeeti France qe po’ na ben rreklamenqe
Pastaj ne paragrafi e fundit e kuptova
Ishte qyteti grek i Apollonise.
MOS ka ndermend kjo kurtizania e europes ti heqe ndonje cope tjeter Shqiperise
Qyteti antik eshte i Ilirise
Ka ndonje gje muc mania per te na thene
Ka pare kolone andej rrotull ne ate kohe?
Po’ keto mediat Tona pse ju japin hapesire ketyre shkrimeve.
O fieraku nga ferrasi.
Kur themi Ilyre,nuk themi Sulejmane,Qemale,Ismaila,Mah-muter por Mithollogia Greke dhe Peren dite Greke.
Flasim per Apolloni vellai i Artemises,peer Athinen,Zeusin,Poseidonin,Theatro etj.
Ilyret ishin Greke dhe jo shqipetare.
Pellazgos , jam dakord me ty ne tre rreshtat e para , por nuk jam dakord me fjaline e fundit . Greket , apo akejte , ishin te tjere dhe iliret , ishin te tjere . Te dy ishin pasardhes te pellazgeve (pra vellezer , ose me drejt , kusherinj te pare) . Ne ato kohra , Ballkani banohej nga keta dy popuj , me prejardhje te njejte . Mos u bej edhe ti , si ata shqiptaret gjasme patriote te medhenj , qe duan t’a bejne edhe Mao Ce Dunin me prejardhje ilire . Sejcilit , i duhet dhene ajo qe i takon . Apollonia eshte krijuar nga greket e lashte ; kete e spiegon edhe ciceroni qe shoqeron turistet ne Butrint , por kjo nuk do te thote , qe iliret nuk ekzistonin dhe na kishte vetem greke . Veçse me nje dallim , greket e shkruajten te paret gjuhen , kur asnje popull ne Evrope , perfshi edhe Romen e lashte , nuk shkruanin gjuhen e tyre . Prandaj edhe ne Butrint , edhe ne Italine e sotme , shkrimet e lashta jane te gjitha ne gjuhen e vjeter helene .
ILIRET ishin grek ,jo shqiptare !
COBENJTE ishin grek jo cobenj !
SARAKACANET ishin grek jo sarakacane !
ARVANITASIT shqiptare ishin grek jo shqiptare !
JEVGJITET ne greqi jane greke jo jevgj !
CIGANET e greqise ishin grek jo cigane !
CAMET ortodokse ishin grek jo came shqiptare !
RUSET ne greqi ishin grek jo ruse !
PO GREKET KU JANE,,,,///////?
\