Ish- basketbollisti që qeveris Shqipërinë: A ishte Edi Rama një lojtar i madh dhe a mbahej me hatër? Ja cfarë thotë trajneri i tij

3 Gusht 2017, 10:53Sport TEMA

Një pjesë e mirë e politikanëve tanë kanë ushtruar sportin në rininë e tyre, përfshi dhe politikanët më të lartë. Por është fakt se nga politikanët e nivelit të lartë vetëm Edi Rama ka arritur në nivelin më të lartë sportiv, atë të pjesëmarrjes në ekipin kombëtar të basketbollit.

Kundërshtarët politikë të kryeministrit kanë tentuar ta minimizojnë këtë kontribut të Ramës në përfaqësuese, duke vënë në dyshim aftësitë e tij sportive dhe pjesëmarrjen në Kombëtaren e Basketbollit e kanë cilësuar “me hatër dhe urdhër nga lart”.

Por të vërtetën e tregon Astrit Greva, trajneri i përfaqësueses së koshit para vitit 1990, njëherësh trajner i Edi Ramës. Greva, një personalitet i basketbollit tonë, me mbi 55 vjet kontribut në sport, cmon se Edi Rama ishte një lojtar që e meritonte të ishte pjesë e skuadrës kombëtare, madje një lojtar që gëzonte simpatinë e grupit dhe shfaqej si lider i tij.

Jam pyetur shpesh në lidhje me praninë e Edi Ramës në ekipin kombëtar të basketbollit.

Ka pasur dhe media që kanë shkruar sikur unë paskam pasur presione që të marr në ekip basketbollistin Edi Rama.

Por unë edhe sot e besoj fuqishëm se Edi Rama plotësonte kushtet për të qenë lojtar i ekipit kombëtar. Ishte i gjatë, i fuqishëm.

Nuk ka qenë një basketbollist që kishte teknikë të lartë, por ishte i kërkuar për dy cilësitë që thashë më lart.

Nga ana tjetër, ishte lojtar i ri, që krijonte shoqëri të paparë me grupin. E donte tejmase grupi.

Madje lojtarët më thoshin shpesh: “Profesor! Të lutem merre Edin me vete jashtë shtetit”.

Mua gjithnjë më ka habitur shoqëria e fortë që ai krijonte me grupin dhe besimi që lojtarët kishin tek vlerat e tij, duke e bërë Edi Ramën jo vetëm të domosdoshëm në skuadër, por një lojtar me peshë”, shprehet Greva.

Më tej ish-trajneri i Kombëtares thekson se Edi Rama nuk është mbajtur me hatër në ekip, por e ka merituar atë, falë cilësive sportive që kishte.

Unë nuk kam mbajtur me hatër asnjërin. Sot është momenti të themi të vërtetën dhe e vërteta është se Edi Rama ishte i domosdoshëm në Kombëtare. Jashtë kësaj s’ka të vërtetë tjetër”, thekson Greva.

24 komente në “Ish- basketbollisti që qeveris Shqipërinë: A ishte Edi Rama një lojtar i madh dhe a mbahej me hatër? Ja cfarë thotë trajneri i tij”

  1. mjekercjapi says:

    Po Salen a e mbanin me hater duke i ber xhiro me varke ne Drilon?

    1. Lugati says:

      shifni kur ta nxjerrin lugatin tashi si kur me qene lebron xhejmsi..

    2. edi says:

      mjekercjapi! Hahahahahahahahahahahahahahahaha

  2. Briklona says:

    Ashtu si edhe sot qe ka nje te vertete te madhe:
    Askush tjeter nuk mund ta beje Shqiperine, perveç Edi Rames.

    1. dypllomshi says:

      po mi brimselda po

  3. Peço says:

    Ja çfarë tregon një ish lojtar, pjestar në të njëjtë skuadër me Edi Ramën, i cili sot jeton në Kanada:
    – Do fillonim stërvitjen e përditshe në skuadër, traineri shikon që Edi Rama nuk ka ardhur dhe pyet: Po Edi nuk ka ardhur?
    – Ka ardhur, por po qëndron në dhomën e xhveshjes, – i them.
    -Ashtu? Po çfarë ka që nuk vjen? Shko dhe thuaj të vijë, më tha.
    Shkova dhe e gjej të ulur në një stol, të mërzitur sa s’thuhet. I them:
    – Edi, pse nuk vjen? Çfarë ke? Traineri më dërgoi të them që të vish se stërvitja filloi.
    -Jo, nuk vij, më tha shumë i mërzitur.
    -Pse, çfarë ke? I them.
    – Më kanë zënë gozhdën, nuk kam ku të var trastën e rrobave,- turfëlloi.
    -Po ka gjithë këto gozhda bosh, vari në njërën nga këto.- i them.
    – Jo, mu përgjigj gjithë tersëllimë, dua gozhdën time, nuk ka pse t’ma zënë…..

    1. Grigor says:

      O Peço
      Ti nuk e di se ç’histori na kanë treguar për ty.
      A ju jeni koqe gomari. Me keq nga ai budalli i Gjirokastres që e merrnin në intervistë me vitet 90, dhe na tregonte se kur Enver Hoxha ishte ne shkollen fillore, kishte vjedhur dardhat e komshiut. Si rrjedhoje e ketyre dardhave te vjedhura Enver Hoxha u be diktator.
      Ka shume njerez qe besojne edhe disa perralla me lopë qe tregohen per Sali Berishen.

    2. Boby says:

      Hahaha, shumë e bukur u kënaqa duke qeshur.Olsi po ka qënë basketbollist i mirë, Edi shkonte kot si rimorkio autobuzi?

    3. dyli says:

      o peco paske fantazi.per.prralla

    4. O Peco, te hyfte ” gozhda” e Edi Rames ne b…!

  4. shqip says:

    Rama ka qene nje nga kryesoret e Dinamos . Edhe pse vete kam qene tifoz i ekipit legjendar Partizani , Po Dinamo rivalizonte dukshem . Dhe kete e bente me Shanon , Ramen , etj . Rama me sa e kujtoj ishte lojtar deçiziv ne loje Po edhe ne finalizim . Tani Po qe se percaktimi lojtar i dobet vjen nga Berisha , Bumçi apo Flamur Noka , kjo nuk ha diskutim . Dru me pre nuk eshte kompatibel me topin e basketbollit .

  5. Niku says:

    Ky thote sot ka ardhur koha te them te verteten. Po pse sot. Kur Edi ka pushtet. Megjithse nuk jam kundra kur ky thote qe ka pasur gjatesine e duhur se nese do te behet fjal per erjon bracen atehere po ky do te ishte mbajtje me hater

  6. €piriiiiii says:

    Na More Peçuke…… na dhjeve fare me gozhdën e Nastradinit. Na shkrive, prit te gudulitemi pak nën sqetull.

  7. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Mbaj ment kur e Tallnin tifozat, qar ka lala mshum se mu. Se e rrente menja se ishte me I mire se mushi

    1. Besniku says:

      E ngaterove me Çaçin, se ishin te dy qender.?
      Sa per tifozat ,ne fillim i tallnin te gjithe, edhe kur nuk benin kosh, akoma me shume. Pune tifozash

  8. mirel says:

    I gjate dhe i fuqishem.
    Dy cilesi te “vyera” si per nje sportist, qe nuk ka teknike”, ashtu dhe per nje kryeminister qe nuk ka …gje tjeter pervec fuqise se pushtetit.
    Po si grupi, si populli e duan

  9. Taras Bulba says:

    Eshte e kote te komentosh mbas profesor Greves,por me qe disa kane thene dicka edhe une mund te them ,e kam ndjekur basketbollin qe nga viti 1970 e pas qysh kur k luante i madhi Agim Fagu ,e shume te tjere ,si e me vone me G Cacin ne ate kohe luante e Ed Rama me sa me kujtohet nuk ka qene ne klasin e tyre por ishte i fomosdoshem ne ekipin e Dinamos di dhe me kombeteren

    1. mirel says:

      Viktor Papavangjeli. Nuk ka shume te tjere te atij kalibri.

  10. Lili says:

    On s’en tape, thone francezet…nuk na behet vone se si luante Rama. Mos beni pre i diversioneve kur duhet te jemi vigilant per cka po behet ne qeveri…

  11. Arber Iliri says:

    Ec aty Edo, je grup dhe lider, sportist kombetare po, piktor po, vetem se e ke dhi qe s’i jep makines, njesoj si Salihu, o se harrova por ti i jep bicikletes, ja dhjet Sales prape , hahahaha, Sala ta merr vetem me pune konspirative, spiun partie po, spiun sigurimi po, spiun jugosllav po.

  12. asd says:

    Greves do ti rritet hunda.

  13. D. Didani says:

    O Peco ku e ke kunjin me Edin,nuk gjete ndonje histori tjeter o koqe?…Edi ka patur dhe ka sensin e humorit,mos ke qene si pune debili ti o Peco dhe Edi ka tallur b**** me ty?.. Eh mor Peco trimi ..Sikur te dinim emrin tend te vertete!!!

    1. Peço says:

      Ju po më keqkuptoni zotërinj. Kurrë nuk më shkon ndër mënd të fyej Kryeministrin tonë të nderuar. Atëherë, kjo do të shkonte pas asaj që thotë: ” Hajde moj bela dhe krruam aty ku më ha.” Unë vetëm doja të vija në dukje përpikmërinë që e karakterizon atë në çdo hap që hedh. Dhe një qëllim i tillë imi meriton të lëvdohet, jo të keqkuptohet dhe për më tepër të anatemohet në një formë kaq të lebetitshme.

  14. cuku says:

    C’rendesi ka se a ka qene “basketbollist i mire” apo jo kryeministri aktual Rama ? Mandej cfare mund te thote trajneri Greva per te perzgjedhurin e tij Rama ? Eshte njelloj sikur te pyetej Rama per deputetet me rekorde kriminale qe ka zgjedhur ne “ekipin” e Rilindjes. Edhe te kishte qene nje basketbollist e piktor gjenial, kjo nuk do te thote se i tille mund te jete edhe si kryeminister. Nje qeveri nuk mund te drejtohet as me zotesine e nje basketbollisti e as te nje piktori por vetem te nje ekonomisti apo juristi te shquar apo qofte edhe nje politologu ne rang shkencetari, sic jane ne pergjithesi burrat me te shquar te shtetit. Brazilianet paten si minister “futbolli ???” futbollistin me te shquar te gjitha koheve, Pelen. A thua nga Pele u be Brazili shteti me i fuqishem ekonomik ne bote ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje