REPLIKAT/ Ish- ministri i Drejtësisë “sherr” me drejtorin e Agjencisë së Bregdetit: Ç’të të them, as në plazh s’të lë rehat shteti...

3 Gusht 2017, 18:29Sociale TEMA

Nuk mund te kete qetesi mes perfaqesuesve te PS dhe te LSI, tashme ne kahe te kunderta te qeverisjes se vendit.

“Sherri” mes tyre ka zbritur ne bregdet, duke ndare qendrime te ndryshme ne lidhje me zbatimin e ligjit per plazhet publike dhe investimet te privateve ne kete sektor.

Duke dhene per te kuptuar se me sa duket edhe gjatë kohës kur janë me pushime, politikanët shqiptar, janë ende të preokupuar për cështjet e nxehta të politikës në Tiranë.

Në shembull i tillë mund të quhet debati online në rrjetet sociale mes ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe drejtorit të Agjencisë se Bregdetit Auron Tare.

Manjani postoi në rrjetet sociale disa foto nga një lokal, ku shprehte kënaqësinë për gatimet dhe pamjen e mrekullueshme të këtij ambienti.

Por këto foto të tij kanë sjellë reagimin e drejtorit të agjencisë së bregdetit, Auron Tare, i cili komentoi në statusin e Manjanit duke thënë se ka një VKM, për lirimin e atij plazhi nga privatët.

Auron Tare: Pershendetje Ylli. Per informacionin tend Plazhi i Manastirit sipas VKM se Plazheve duhet te jete Plazh publik i lire per qytetaret. Cdo shfrytezim i ketij plazhi per qellimi perfitimi nga kushdo eshte shkelje e ligjit. fatkeqesisht Bashkia e Sarandes ende nuk vepron per te ndaluar shfrytezimin e plazhit ku te gjithe pushuesit te kene mundesi te qendrojne pa pagese.

Ylli Manjani: Zbatoje VKM, t’rujt zoti!

Auron Tare: Faleminderit per pergjigjien. Thjesht ju bera me dije se si qytetare keni te drejten te beni plazh oa pagese ne nje zone qe nuk duhet te perdoret per qellime fitimi. Kaq natyra apo kuzhina nuk kane lidhje me ceshtjen e informimit.

Ylli Manjani:  Thank you! Por ne breg te detit nuk kishte shtet hiç! Vetem ndonje shtetar i shtrire ne shezllong me pagese…

Sapo kishin ikur dhe ca shtetare te tjere qe kishin ardhur ne tufa te ndryshme per te “kontrolluar” biznesin. Kishin ardhur nga Ujssjellesi,OSHEE, tatimet dhe hetimet e tatimeve; pyjorja, AKU, ARM e madje edhe nga ISHTI e me nje sorrollop bishtash nga pas…

Secili prej ketyre i kishte recituar VKM e vet, stavros qe çdo qofte e faturon me kase fiskale…

Çte te them me tej o Auron, vere veten ne poziten e atij qe punon aty dhe mallkon veten ne nje vend we e ka bekuar perendia, por qe ste lene rehat VKM dhe qeveria…

5 komente në “REPLIKAT/ Ish- ministri i Drejtësisë “sherr” me drejtorin e Agjencisë së Bregdetit: Ç’të të them, as në plazh s’të lë rehat shteti…”

  1. Mihali says:

    Majmuni eshte kondrabetal perkrahes I vjedhjeve te ILIRIT.Kur ishte minister i drejtesi beri cmos per te penguar reformen ne drejtesi nga frika ,se mos laget Iliri duke vjedhur e koruptuar.Tani
    Ky eshte qellimi i LSI- s.
    Nuk pritet gje e mir nga Stani i Ilirit.

  2. Shigjeta says:

    Dhe jo vetem keto zullume keta trimat e lsi por kane kurajon te akuzojne , ps – ne per shkelje ligji , komentit i z. Mihalit me lart eshte mese i drejte pasi ashtu eshte ylli manjani beri cmos dhe me cdo kosto njesoj si kamikaz , per te penguar reformen ne drejtesi . Megjithate kesaj lufte te poshter dhe ” goditje poshte mesit ” ndaj ps – se , ps- ja i dekoron , duke e bere president te republikes , ke ??? Beri president te republikes njeriun qe eshte personifikimin i te paskrupullit,te pamoralshemit , hajdutit , sot te gjitha paguen shpejt a vone , dhe ps- ja kete do ta paguaj shtrenjte , kjo eshte jeta cdo hedhesh do presesh ,,…………..

  3. Arber Iliri says:

    Te zbatoje ligjet dhe ta lene rehat, ti je jurist apo injorant.Me vjen mire qe u ndjeka shteti, pa qoftet e atij stavros ti hani e t’ju bejne mire.Pash zotin mos na flisni me per kete koker injoranti qe s’ka bere nje pune pervec se ka perfitu miliona gjasme si i mencem kur s’ka mend as sa me bo nje qofte.

  4. Qatipi says:

    Drejtori i Agjensise se Bregdetit, Z. Tare nuk e di ca pune ka. Po ta shikosh me vemendje FB e tij ai merret me punet e Ministtise se Kultures. Asnje fjale per plazhet dhe bregdetin, po vetem per historine dhe arkeologjine. Thus eshte ekspert i dushes?

  5. Demi says:

    Lere more LSI dhe kete idiot Manjanin…Lere edhe kete idiotin tjeter Auron hedhje cekici Taren…
    Situata e plazheve ne tere teritorin e vendit eshte dramatike. Nga njera ane kemi gjithe kete publicitet nga agjensite e huaja, dhe nje fluks te ardhjes se te huajve me pushime ne Shqiperi, nga ana tjeter ne jua offrojme zhulin, pisllekun, ujrat e zeza, vrasjet me skaf, mungesen e infrastruktures, peizashin e zene forcerisht nga te forte private, qe te shesin ty dhe mua, pronen e perbashket, dhe te marrin leket duke te dhunuar tek prona jone e perbashket…tipi ka kater muaj qe nuk ka hyre nje dite ne zyre dhe nuk i rruhet trapi as per turizmin dhe as per zjarret…gjerat rregullohen e crregullohen vetvetiu, ne kete vend pa shtet, ku nje kryetar agjensie, dhe nje ish minister, bejne debat se nuk zbaton VKM Bashkia e Sarandes, sepse spaska nje burre qe ate kodoshin qe ka zene plazhin ta marre per b… , bashke me ate te Bashkise se Sarandes qe e lejon, dhe tu tregoje vendin te dyve duke i bere shembull, dhe le te shohim pastaj se si e zene plazhin keta trimat e katunit….Lerini llafet legena impotente…sjeni te zote te beni shtet dhe beni derr derr ne FB….Dil ne FB, se ta rregulloj une, Ta shohesh po nuk te bera M… ne FB, Ja kam thyer turrinjte ne FB maskarait…
    Nderkohe ai i forti ne Plazhin e Manastirit edhe tani te rruan leket….Hajde more babam hajde…
    Do bejme shtet de more de
    Si lum ti popull, mezi na ke….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje