Reforma për pronën duhet të vijë menjëherë në Shqipëri, paralel me reformën në drejtësi

5 Gusht 2017, 10:41Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Reforma për pronën duhet të vijë menjëherë në Shqipëri: paralel me reformën në drejtësi.

Masakra e gjatë kundër pronës, është shkaku thelbësor i pazhvillimit shqiptar.

I gjithë korrupsioni shqiptar, krimi i organizuar, me rrënjë në qeveritë e korruptuara shqiptare që kaluan me stafetë njëra pas tjetrës në mbi 20 vjetët e fundit, ka reflektuar konkretisht në grabitjen e pronës.

Kjo sot është një e vërtetë apodiktike…

Trishtimi shqiptar është i lidhur me krimin universal kundër pronave të shqiptarëve kudo ku ata banojnë: genocid jashtë Shqipërisë, në Serbi dhe Greqi, për të shpronësuar nga pronat e tyre dhe për të asimiluar shqiptarët autoktonë; dhe në Shqipëri, terror, krim e forcë shtetërore e gjatë për të shpronësuar pronarët në funksion të qeveritarëve, dhe krerëve.

Reforma e pronës që filloi në Shqipëri në vitin 1945 me forcën e armatës shtetërore; vijoi po njëlloj edhe në vitin 1991-2015, por këtë herë me një formë paqësore dhe “ligjore”, me gjyqtarë të korruptuar dhe qeveri të korruptuara: në një krah vidhej shteti nga qeveritarët, dhe, në krahun tjetër, me një gjykatë të korruptuar, fallcifikoheshin kthimet e pronave “pronarëve” duke ua dhënë njerëzve anonimë, që qeveritarët të riciklonin paranë ë vjedhë nga arka e shtetit. Kudo abuzim me pronën i cili tani ka sjellë paralizimin e ekonomisë shqiptare.

Për sistemimin historik, moral dhe ligjor të pronës dhe pronësisë Shqipëri, duhet një ndërhyrje cezariane.

Kjo është arsyeja që në Shqipëri sot, reforma e pronës i duhet shtuar sa më shpejt Reformës në Drejtësi.

Reforma në Drejtësi nuk mund të ketë kthim, por ajo është vetëm fillimi. Fazë e barabartë me të, që duhet të fillojë menjëherë, është reforma morale e pronës në Shqipëri.

Gjëndja e pronës akrualisht është shumë e rëndë sot në Shqipëri, por jo e pa shpresë.

Politika amerikanë dhe ajo e Bashkimit Europian me anë të Berlinit duhet të ndërhyjnë me forcë në këtë aspekt, sepse, që të arrihet objektivi global amerikan me botën shqiptare në Ballkan, duhet të vihet në rrugë racionale zhvillimi integral i Shqipërisë.

Në funksion të kësaj, në radhë të parë duhet të bëhet ridimensionimi i pronës, tregut dhe demokracisë në Shqipëri.

Kjo lloj politike e korruptuar në Shqipëri është edhe injorante, sa nuk e kupton dot fare trininë e më sipërme, por është edhe keqbërëse në funksion të korrupsionit dhe krimit që drejton.

Për këtë arsye:

Më ndihmë të ekspertëve amerikanë dhe gjermanë, në Tiranë duhet të ngrihet, sa më shpejt që të jetë e mundur, Instituti Kombëtar i Pronës, dhe ky institut i madh shkencor duhet të drejtohet nga Byroja Kombëtarë e Pronës: një komision miks ky me ekspertë shqiptarë dhe të huaj që duhet të ketë forcë ekzekutive, të dhënë posaçërisht nga ligji ose Kushtetuta.

Çështja e pronësisë në Shqipëri kërkon ekspertizë të nivelit të lartë botëror.

Nëse në Shqipëri do të funksionojnë paralel në nivel të lartë moral dhe ligjor: SPAK, Gjykata e reformuar, Byroja Kombëtarë e Hetimit; dhe Instituti Kombëtar Pronës me Byronë e tij; Shqipëria e fillon realisht hyrjen në botën perëndimore me një prelud racional.

Paralelizimi i reformës në drejtësi me reformën e pronës, duhet të hyjë në një juktapozicion (juxaposition) të domosdoshëm.

19 komente në “Reforma për pronën duhet të vijë menjëherë në Shqipëri, paralel me reformën në drejtësi”

  1. @autori says:

    E verteta “apodictic-a” qe perpiqet avokati per te argumentuar “juxaposition-et” e tij, ne fakt e kane cuar tek perroi psiqik i Artan Fuges .. Pronat ne Shqiperi jane tjetersuar ne ate fare feje sa qe nuk e bejne me te mundur, as “de facto” dhe as “de jure” rikthimin ne gjendjen fillestare.

  2. malo qerosi says:

    Masakra me e madhe me pronat u be me ligjin 7501 qe e ke firmosur zotrote bashke me zuzaret e tjere per te bere pronare hordhite e zbritura nga mali. Tani kesaj pune i rruani bishtin.

  3. Ladi says:

    Gjithmone ka nje shteg te hapur dhe asnjehere nuk ka nje rreth vicioz pa dalje. Problemi qe i ndan kete eshte deshira per ta bere nje zgjidhje te tille. Avokati hedh idete qe nuk mund ti zhvillojne njerez si “@autori” qe nuk lufton me ide por me ofendime. Duhet te jete race pronaresh te rreme nga sa duket. Avokat pershendetje dhe flm qe nuk e ndyshon kursin e ideve sipas interesave te ketyre majmuneve…

  4. sofos says:

    Paradoksi me fatal i shqiptare….Historia e pronave dhe pronareve ne Shqiperi eshte tragjikomedia me banale ne shekullin 21 , qe ruan akoma obskurantizmin otoman me parimet e mbijeteses feudale. Kush vjedh quhet “i zoti” dhe behet feudali i sotem me titullin esipermarresit modern , kush pret zbatimin e ligjit, humbet dhe kacidhen e fundit e behet lolo neper rrjeten e merimanges te pushtetit “demokratik”.
    A nuk eshte per tu cuditur qe prej momentit kur egziston shteti “Shqiperi” , vetem ne vitet e “demokracise” humbi perfundimisht koncepti prone dhe pronar.
    _Kur iku turku dhe la pas Shqiperine e pavarur la edhe arkivat e pronave neper kadastrat e kasabave me emrin e njohur “tapi” ku saktesoheshin sasia, kufijte ,lloji i prones etj. (Ato egzistojne edhe sot ne Arkivin e shtetit).
    _kur mbreteroi Zogolli 1 Republiken dhe mbreterine shqiptare arkivat e shtetit kishin saktesisht dokumentacionet e pronave dhe pronareve me prodhimet qe merrnin dhe haracin qe i paguanin shtetit atehere…(Ato egzistojne akoma ne Arkivin e shtetit).
    _kur erdhi pushtuesi italian dhe gjete luftes mori ne shfrytezim prona per kazerma , fusha aviacioni, rruge etj, perpiloi dokumenta te sakta kundrejt shperblimit ndaj pronareve…( Ato egzistojne ne Arkivin e shtetit).
    _kur erdhi enveri dhe beri reformen agrare duke shtetezuar pronat dhe me pas kooperativat duke bashkuar pronat, te gjitha jane pasqyruar ne dokumentacionet perkatese dhe egzistonin deri ne fund neper kadastrat dhe ne Arkivin e shtetit…
    _kur erdhi “Demokracia” dhe duhej qe ligjerisht prona te kthehej tek pronari cfare ndodhi ? Jo vetem qe nuk u be ajo por se pari, u be nje “LIGJ” qe eshte ligji me e zi i historise se egzisteces se shqiptareve per ta ndare byrekun me variantin e kacakut te Tanzimatit..Ne emer te shkeputjes me “koleren” komuniste erdhi kolera tjeter : “ZJARR NE KADASTER” per te zhdukur gjurmet dhe “YXHYM NGA MALI NE BYREKUN PRANE QYTETIT DHE DETIT”. Zonat me pasuri te grabitura morren nje emer modern :ZONAT INFORMALE duke fshehur ate qe ndodhi ne fakt : VJEDHJEN APO GRABITJEN.
    Dhe ku eshte paradoksi ketu ; Ne vend qe shteti i ri kapitalist te mbeshteste pronaret e ligjshem ndertoi nje mekanizem te ri i quajtur ALUIZNI qe shteti hapur dilte ne anen e hajduteve dhe grabitesve…
    Qeveria ne vend te gjente mekanizmin e KTHIMIT TE PRONAVE , gjeti mekanizmin e ligjerimit te vjedhjes..ne vend qe me arkivat e dokumentacionet qe disponon te bente dixhitalizimin e tyre dhe venjen ne dispozicion te ligjit, merret me “qytetarin apo fshatarin dixhital” per ti bere fuksat e rinj te demokracise kapitaliste apo “legalizime falas” ku nje muaj tani pas zgjedhjeve zhurma eshte vetem per certifikimin e vjedhjeve te prones .PER PRONAT DHE PRONARET FUKARENJ TE LIGJSHEM ASGJE…TANI CFARE TE THEMI : SHTETI ESHTE LIGJI APO MBRETI ESHTE LIGJI…ME MIRE …ka ligj por ka dhe maliq…SHPRESE KA???????

  5. Paul says:

    Juxaposition= bashkërenditje në shqip

  6. vaso says:

    Keto lloj reformash prodhojne hakmarrje dhe asgje tjeter.Eshte shume vone.Pronat i moren funksionaret dhe militantet.Legalizimet jane pllaka e varrit ne ceshtjen e pronave.

  7. Jevi says:

    Nuk mund te kete reforme prone pa u abroguar ligjet per pronen ne fshat,pronen ne fermat shteteroresi dhe ligjin po aq abuziv te legalizimeve.
    Pa vajtur prona tek i zoti s’ka demokraci e per rrjedhoj s’ka zhvillim.Nuk mund te vazhdojme perjetesisht me populizma.

    1. Don says:

      Pa vajtur prona tek i zoti nuk ka drejtesi. Drejtesia po u shtremberua qofte edhe nje here nuk drejtohet me dhe kerkon operacion te thelle jo operacion plastik. Shqiperia eshte katandisur sa cereku i siperfaqes se saj origjinale si pasoje e shpronesimit nga pushtuesit dhe nga pushtetaret imorale te etur per te zhvatur placken e tjetrit.

  8. Asus says:

    Tjetersimi I prones eshte krimi me I madh qe u eshte bere shqiptarve. Pa prone ata mbeten pa pune, pa te ardhura dhe pa dinjitet. Ne vend we te punimin e zhvillimin pronen e vet ata u luteshin qeveritarve per nje vend Pune. E krijuar nga disa breza njerezish, nga prinderit dhe gjysherit tane, ajo u tjetersua me voten e disa hajduteve ne parlament. Tjetersimi e keqperdori pronen, e beri token copa-copa dhe te papershtatshem per perdorim. Tani fushat qe duhet te perdoreshin per bujqesi Jane mbushur me shtepi banimi. Ata qe moren nje dylym toke e perdoren per ndertim shtepie. Qeveria mund te ndermarre nje aksion per pastrimin e fushave nga shtepite e banimit. Ti mari te gjithe ata qe kane zene token be menyresic the paligjsheme, tu ndertoje disa apartmente jashte fushes e te liroje token prej tyre dhe token tua kthej pronarve legjitim. Eshte aksion me kosto por toka eshte e perjeteshme dhe ia vlen.

  9. Ermal says:

    Mua me moren gjysmen e baces me vendim komiteti te qytetit perpara viteve 80.te e me thane qe kam shume toke (900m2) dhe gjysmen to ja japim dikujt tjeter per te ndertuar shtepi keshtu me lane 500m2. Ai qe ndertoi shtepi ne pronen time i beri tapite menjehere me ligjin e legalizimit kurse mua po me sorollasin per origjinen e prones edhe pse eshte blere qe ne vitin 1935 dhe dokumentat i kam nder vite. Dokumentat ne Hipoteke i kane zhdukur dhe mbi siperfaqen ku une banoj eshte mbivendosur plotesisht komshiu i padeshiruar. Tani ai qe eshte futur ne pronen time me akuzon qe une pronari jam pa dokumenta dhe kerkon te marre komplet dhe pjesen time duke me kercenuar dhe dhunuar banesen. Kush mund te me ndihmoje sepse gjykates nuk i afrohesh dot sepse nuk te zgjidh gje e ta con gjyqin kalvar pa fund.

    1. sapa says:

      O Emal,kujdes se neqoftese ai komshiu lidhet me zyrat e permbarimit privat te vijne e te prishin shtepine me preteksin se i ke zene pronen tjetrit dhe te vijne me polici dhe ske cfare tju besh.Kete eksperience e perjetova une me dat 10 mars te ketij viti nga zyra e permbarimit privat te Lefter Canaj.Dhe letrat nuk ju interesojne zyrave te korruptuara te permbarimit privat se ka marre shumen e duhur nga porositesi.Dhe duhet te kesh parasysh se shtet nuk ka ne shqiperi te pakten sot per sot dhe as do kete.

  10. Ilo says:

    Pra tre kollona drejtesia pronat politika pavaresisht nga renditja duhet te behen njekohesisht! Por kush do ti beje kur politika dhe drejtesia jane pronaret? Do shpronedojne vetveten! Apo: Te detyruar nga te ndershmit pakice ne drejtesi e politike dhe te huajt! Le te shpresojme!

  11. Zgjidhje ka….Toka bujqesore u nda fillimisht per fryme ne perdorim me -7501- ne vazhimesi u deformua duke u dhene ne pronesi dhe duke abuzuar me toka jashte kontekstit te 7501 ,duke perfshire pemtore,toke
    brenda vijes kufizues te fshatit , perfshiu dhe NB etj etj-E verteta eshte se % me e madhe e atyre qe e moren per fryme,u larguan nga fshati per emigrim ose qytet pa e punuar asnjehere ,nuk jetojne ne fshat por me absurditetin se ligji i beri pronar…….Ndersa pronari i vertet ka 30 vjet qe merret me letra…
    NJe zgjidhje mund te jete abrogrimi i ligjit,dhe kthimi tokes pronarit te vertete,justifikimi i politikes se ky akt ´demton rende´ te ashtequajturit pronare me 7501 te cilet e zoteruan token e tjeterkujt per 27 vjet ,nuk paguan asnje detyrim ne shtet…. behet per aresye te tjera…. sepse toka kuptohet ka kaluar ne duar te sigurta….

  12. taraboshi says:

    O Ngjela sipas teje cilet jane pronaret qe njeh ti ,Vrionet ,Verlacet, pronat e krimineleve dhe atyre qe i sherbyne te huajve(turkut qe per sherbimin qe i benin atij shqiptaret e shitur u shperblenin me token qe ja merrnin nje shqiptari dhe ja jepnin nje tjetri) sìc po behet edhe sot qe po i kritikojme gjyqtaret qe kàn tjetersu pronat..Prandaj don ti apo nuk don ti e soj e sorollop si ti dhe xhon turqit qe kemi ne shqiperi asnje forme tjeter me pronat nuk mund te behet vetem ajo e shqiptarit te madh ENVER HOXHA qe e ndau oa hile ne menyre te barabarte.

  13. Qytetari durrsak says:

    Avokat Ngjela,
    keni plotesisht te drejte, bashke me Reformen ne Drejtesi duhet te filloje edhe Reforma per Pronen, me aq sa mund te arrihet te rehabilitohet kjo pronesi e shpartalluar nga parardhesit pushtetare.

  14. fieraku NGA ferrasi says:

    @ taraboshi qenke toke e xanun
    Se toke e xanun Jane shume edhe nga jugu
    Duket qe ske haber nga kjo Pune Envri e shtetezoi e ndau e mblodhi prape.
    Jam plotesisht dakort me vason
    Pllaka e varrit te pronave eshte legalizimi
    Kjo ka qene nje strategji qe pronari mos te marre asgje.
    Dikush aty thote te abrogohen keto dy ligje
    Pervec ketyre ligjeve agjensite
    Ligjzbatuese Atp dhe aluizem veprojnee
    Me Vkm qe eshte menyra e Ndyre per te vjedh prona
    Kam lexuar nje Vkm te Berishes qe thoshte
    Edhe aty ku prona eshte bosh ti jepet nje te treti dhe pronari te kompesohet.
    Kete Vkm Edi Rama e beri ligj me ndryshimin e ligjit te pronave
    Dhe demokratet “bertisnin “po’ behet qameti
    Lexova para Ca ditesh vendi yne i pari ne bote per perdorim kokaine
    EPO harrami me nje vend do dale.

  15. Jak Boston says:

    Atdheu dhe kapitalizmi fillojne nga pronat.
    E drejta e prones eshte pjese e te drejtave te njeriut.
    Demokraci pa drejtesi nuk mund te kete, pasi vetem mundesia per te votuar nuk eshte demokraci.
    Bandat e kuqe hajduto-kriminelo-tradhetare pervec se e katranosen gjendjen, por me e keqja eshte se as pasardhesit e tyre nuk ndergjegjesohen per masakren e shkaktuar, por perkundrazi vazhdojne ta mbrojne ate.
    Nese doni qe Shqiperia te zhvillohet dhe te behet pjese e Europes keto gjera duhen rregulluar. E di qe sju vjen mire perfituesve dhe trushpelareve inatqare, po rruge tjeter nuk ka, heret apo vone kjo do duhet te behet si puna e heqjes se tumorit qe duhet ti nenshtrohesh thikes pa alternative tjeter.
    Uroj qe keqberesit te ndergjegjesohen per te miren e Shqiperise dhe te shqipetareve.

  16. Une says:

    Ligji 7501,LIGJERIM I LUFTES CIVILE PA FUND MBARIMI,TRADHETI e madhe kombetare

  17. Don says:

    Ore zoterinj ne vitin 1945 rreth 95 % e shqiptareve kishin prona toke, toke ullishte, ullishte dhe shtepi, pyje, livadhe, kullota etj. Ata qe zbriten nga fshati apo nga zonat e veriut e kane nje shtepi atje. Kjo qe kane zaptuar dhe legalizuar eshte shtepi e dyte. Ky eshte goxha luks qe eshte krijuar duke zaptuar pronen e dikujt tjeter e qe nuk ka ligj dhe moral qe ta legalizoje. Ky eshte turp per qeverine qe perdor keto menyra per te marre vota. Si do beje bujqesi shqiperia sepse tokat e myzeqese i kane zene njerez te ardhur nga malesite dhe kane ndertuar pa leje ne token e bukes. Si do te behet bujqesia me keta grabitqare qe kane vjedhur token dhe nuk njohin ligj dhe shtet. Po shteti cfare dreqin ben qe i legalizon. Kjo eshte vertet per te uleritur dhe ushqen anarkine, ligjin e te fortit dhe masakron drejtesine dhe shtetin ligjor. Rruga me e mire eshte qe ata qe kane zaptuar toka duhet te kthehen mbrapsht me cdo kosto dhe te rikthehet toka e sistemuar sic ka qene me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje