Zjarret/ Shqipëria kërkoi ndihmë, Greqia ofroi helikopter, por Italia refuzoi

6 Gusht 2017, 10:45Kronika TEMA

Në datën 3 gusht, kur Shqipëria ishte në emergjencën më të madhe të saj për shkak të zjarreve, vetëm Greqia i është përgjigjur me helikopter nga vendet fqinje të BE-së, ndërsa Italia nuk ka pasur asnjë mundësi.

“Më 2 gusht, Shqipëria kërkoi ndihmë nga Mekanizmi i Bashkimit të Mbrojtjes Civile (UCPM) për një helikopter zjarrfikës ose një aeroplan. Më 3 gusht, kërkesa u ndryshua, duke kërkuar dy avionë. ERÇ, autoriteti që bën koordinimin e kërkesave, u vu në kontakt me të gjitha vendet fqinjë me Shqipërinë për të vlerësuar disponueshmërinë e mjeteve ajrore dhe mundësitë e ndryshme të përgjigjes. Më 3 gusht, Greqia ofroi dy aeroplanë (tip PZL) nga baza ajrore e saj kundër zjarreve në Korfuz.

Kjo ofertë u pranua në orën 15:38 të së njëjtës ditë. Avionët operuan për rreth pesë orë më 3 gusht, në zonën e prekur. Më 4 gusht, sipas autoriteteve shqiptare të mbrojtjes civile, gjendja e zjarrit është ende jo nën kontroll. ERÇ është në kontakt me Greqinë dhe Shqipërinë për përgatitjen e vazhdimin e operacioneve ajrore edhe sot.

“Italian EU Buffer Capacity”, baza e emergjencave në Itali për ndërhyrjen kundër zjarreve, që ka dy avionë “Canadairs”, nuk ishte e disponueshme më 4 gusht për shkak të aktiviteteve të zjarreve në Itali këto ditë.

Greqia kishte ofruar gjithashtu forca zjarrfikëse tokësore, por Shqipëria ka nevojë për mjete ajrore në këtë rast të veçantë, për shkak të topografisë malore dhe të pjerrët”, thuhet në njoftimin e Njësisë së Komisionit Europian për Operacionet Europiane të Mbrojtjes Civile dhe Ndihmat Humanitare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje