Në verën e nxehtë të muajt gusht, në mediat andej dhe këtej kufirit shqiptaro-shqiptar bien kambanat se gjuha shqipe po zyrtarizohet në Maqedoni.
Por pyetja e thjeshtë është: Përse deri tani gjuha shqipe ishte ilegale? E gjithë kjo propagandë mediatike është për t’ua larë shqiptarëve kokën me akull.
Të gjithë shqiptarët në Maqedoni e dinë nga historia, por edhe nga pleqtë që janë gjallë që në kohën e Titos, që në 1974-ën gjuha shqipe ishte e barabartë në Maqedoni me gjuhën sllavo-maqedonase.
Përse nuk kërkojnë shqiptarët këtë barazi të gjuhës shqipe? Vërtetë çfarë po ndodh me gjuhën shqipe këtë periudhë që bërtasin dhe çirren politikanët dhe mediat që janë vënë në shërbim të përhapjes së gënjeshtrës së radhës për shqiptarët jetimë në Maqedoni.
Me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama i cili para disa muajve i futi këmbët në një këpucë Ali Ahmetit (që ishte mësuar të ishte i përkëdheluri nga Sali Berisha edhe pse shqiptarët vriteshin, burgoseshin, shpalleshinn Non Grata), u bë e mundur realizimi i avancimit të gjuhës shqipe dhe të minoriteteve të tjera në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.
Nuk ka ndodhur asnjë mrekulli, asnjë sukses për shqiptarët në Maqedoni që të gëzohet dikush, por vetëm realizimi i asaj që është nënshkruar me garancinë e Ndërkombëtarëve dhe që duhej të realizohej në vitin 2004. Falë këmbënguljes së Edi Ramës, ndoshta edhe me gjuhën e kërcënimit ndaj politikanëve me gjysmë diplome në xhep dhe me kapacitete të kufizuara u arrit ajo që po çirren dhe bërtasin disa për kanë rreth 15 vite në pushtet sa me LSDM dhe me VMRO.
Kush mendon se shqiptarët do mbesin skllevër të disa shqiptarëve të cilët erdhën nga mërgimi ekonomik dhe u qëndronin të tjerëve me pistoletë pas koke, gabojnë. Grupi i politikanëve mafiozë ballkanikë që i shërbenin Serbisë dhe Rusisë për përfitime ekonomike po shkojnë drejt izolimit dhe burgosjes.
Shqiptarët në Maqedoni mund të kënaqen me avancimin e gjuhës shqipe, por do të duhet shumë, shumë punë që të riparohen dëmet që bënë vasalë shqiptarë që i shërbyen me zell VMRO dhe Serbisë, duke burgosur dhe vrarë shqiptarët atdhedashës.
Duhet të rikujtojmë Sopotin, Mostrën, vrasjen e Harun Aliut dhe shumë shokëve të tij që më shumë donin lirinë e shqiptarëve se sa kolltukun e butë të vasalit. Duhet të zbardhet rasti i Kumanovës ku disa shqiptarë u vunë në shërbim të agjenturave sllave për të ruajtur pushtetin e tyre, çdo gjë është e regjistruar dhe nuk ka shpëtim. Drejtësia gjithnjë ka triumfuar ndaj gënjeshtrës, qoftë edhe me vonesë, prandaj populli thotë: “Më mirë vonë se sa kurrë”. Prandaj duhet durim, mend në kokë dhe jo nxitimi sepse një punë e bërë me nxitim dhe e lënë përgjysmë është më mirë se hiçi.
Në përfundim duhet të riqartësojmë se nuk u bë zyrtarizimi i gjuhës shqipe, sepse ajo është zyrtare, por avancimi i saj në bazë të nënshkrimit të Marrëveshjses së Ohrit, këto falë këmbënguljes së Edi Ramës dhe partnerëve ndërkombëtarë. (Shumë shpejt do dalin bisedat e Ramës dhe Ali Ahmetin që futi kokën si struci nën rërë) Nuk duhet të ketë asnjë mirënjohje për politikanët shqiptarë të Maqedonisë, pavarësisht se kujt partie politike i përkasin, sepse shumica e këtyre politikanëve janë vasalë dhe u shërbejnë sllavëve.
Ne ishim, jemi dhe do të jemi këtu, në trojet tona mijëravjeçare bashkë me gjuhën shqipe, ilegale apo legale.
Te thuash qe Rama u be shkak per zyrtarizimin e gjuhes shqipe ne Maqedoni, eshte njesoj si te thuash qe ishte merita e Sali Berishes qe u liberalizuan vizat per shqiptaret. Ky, Arben Lalla, mos eshte nga Llallat e Elbasanit, qe ka nxjerre edhe te tjere burra, si ai LLalla i prokurorise?
Nuk e paske marrë vesh shkrimin. Po nuk ka gjë. Mos u mërzit.
As me njeh, as te njoh. Por ti lexoje edhe një here mor burre i dheut, se nuk u be qameti.
a.f.- mos fol kodra pas bregut apo ashtu te vjen. Cmira eshte gje e keqe per perparimin e nje vendi, por ti ndoshta nuk influencon se mund te jeshe nje mbeturine ordinere ne ndonje qoshke te botes e te jep mundesine kompjuteri te komunikosh (ashtu si dhe une vetem per komunikimin) ne menyre te fshehur. Prandaj krasite pak mendjen, freskoje ne ndonje burim me uje te mire dhe pastaj dil e fol si bilbil e jo korrak. Ne e dime se sa influence pati Edi Rama e si u fol.
Eshte e vertete.Rama ka pjesen e merites se tij dhe kete nuk duhet t’a mohojme.
Bravo LLalla, ai jo prokuror.
Bravo ja ke fut kot
na cat trrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr…n ?
shikoni varferin dhe mirqenien e familjes, ( ghuhen )
se sot eshte si jeton a ke kushte ,
sa per popullin; po vuan e do vuaj pasojat e ketyre politka….ve
as qe me intereson gjuha shqipe …. jo per gje por me shqipen vecse ne Macukul te Matit mundet te shkoj
o tru thare , nuk po e shikoni qe e gjith bota po flet anglish e gjithe shkenca po flet anglisht te gjitha librat po botohen ne anglisht
, kurse juve na memerzitet me gjuhen , e kujt do ty hyje ne pune kjo shqipja askujt , jo femijeve te mije jo te ardhmes .
bjerini mendjes largohuni nje second e me pare nga kthetrat e politikaneve , se ja gjoja avancimi I( fukarrellekuti )demek I gjuhes ne Maqedoni u be me merit te Edi ramas ,
po se nuk shikoni si te krijone kushte me te mira jetese e bashkjetes ndermjet njerezve dhe kulturave ….. po jeni tamam mjeti I politikaneve per te arritur qellimin e vetem qe kane ata permirsim dhe pasurim te familjeve te tyre ne kurize te poppulit
..
Me siguri , qe ky palo burre “Pando” , eshte nga stani i kallogjereve te Janullatosit !
O Pando
Koment me te dhjere nuk ke per te shkruar ndonjehere. Keshtu qe tani e tutje shkruaj pa frike, sepse kete rekord nuk e thyen dot më. Megjithese, Ku i dihet?!!
happy pig ti Pandi.
Po Pando dhe kafshet nje gjuhe flasin ne te gjithe boten Anglishte si thua ti po dallojne nga rraca, po ti qenke nga ato qe nuk dallone as nga rraca e a nga gjuha o Pande po shife emrin qe ke po shiko se po te bije poshte shkronja (N) dhe (D) dhe te hyne shkronja (LL) e te dele emri keq ne Shqipe se ne Anglishte nuk perkthehet hahaha . Bajge
Pando, te jepet titulli i larte : RROTA E CARIT – Klasi i II-te
(se klasin e I-re e ka tfgs Pisoglendi .. )
Po shume e vertete … bile dhe qeverin me ministra shqiptare eshte vete Z.Rama qe ngacmoi shqiptaret atje dhe nderkombetaret
O Pando…….te rruat “kafazi” se pellumbat te paskam lene glasat…..