Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, në intervistën e tij dhënë për “Panorama”, ka kritikuar ashpër kryetarin e kësaj partie, Shpëtim Idrizi.
Ai thotë se Idrizi është dembel, ndaj nuk e fitoi dot mandatin e deputetit në Tiranë.
Rakipi nuk përjashton edhe mundësinë e dorëheqjes nga ana e Idrizit.
“Për mos hyrjen e Shpëtim Idrizit në Parlament, nuk bëj përgjegjës njerëzit se sa vetë kryetarin. Kryetari arsyet e humbjes duhet t’i kërkojë te vetja.
Në fushatë po nuk dole t’i takosh njerëzit kudo që të jenë, po nuk shkove t’i respektosh në komunitetet e tyre, në shtëpi, në biznese, njerëzit nuk të mbështesin, sepse ata nuk të shohin më si kryetar partie, por të vlerësojnë nga marrëdhënia njerëzore direkte që ti krijon.
Nuk ka më bastione, sidomos me partitë e vogla. Pse nuk na ka votuar komuniteti çam në Tiranë?
Ne këtë duhet të analizojmë. Si politikan Shpëtim Idrizin, unë do ta klasifikoja si 10 më të mirët e Parlamentit. Është pak dembel dhe kjo na ka dëmtuar pak. Kështu nuk ecet më tutje. Kryetari duhet të jetë më i drejtpërdrejtë, më i komunikueshëm me njerëzit.
Do të diskutojmë brenda partisë se si do të zgjidhet ky ngërç. Për shkak të rezultatit, edhe kryetari mund të japë dorëheqje”, tha ndër të tjera Rakipi.
Filluan pabesite me njeri tjetrin turkocamet…