Gorbaçov mesazh të fortë për Putin dhe Trump: Të gjejnë gjuhën e përbashkët sa nuk është vonë, të mos frikësojnë njëri-tjetrin

8 Gusht 2017, 17:25Bota TEMA

Ish-presidenti dhe udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov deklaroi se lideri amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin duhet të gjejnë konsensusin sa nuk është vonë.

 

“Rekomandimi im për dy liderët është që mos krijojnë panik dhe të mos frikësojnë njëri-tjetrin”, theksoi Gorbaçov për Anadolu Agency.

Ai foli për tensionet diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë që kohët e fundit kanë njohur sërish rritje.

“Në periudhën kur erdha në detyrë marrëdhëniet mes dy vendeve ishin vetëm akuza dhe polemika reciproke”, është shprehur Gorbaçov duke shpjeguar se përafërsisht 40 vite para se të rrëzonte murin e Luftës së Ftohtë ka qenë i ekspozuar ndaj debatit jodiplomatik.

Duke tërhequr vëmendjen se në diplomaci ka një rëndësi të madhe mosrefuzimi i hapave kundrejt rregullimit të marrëdhënieve dhe durimit, Gorbaçov tha se “fillimisht ish-presidenti amerikan Ronald Reagan më vështronte me një ndjenjë superioriteti. Por unë i thashë se ai nuk ishte mësuesi im. Kjo ishte një shprehje që e dobësoi palën përballë”.

“Dikur, për shkak të situatës shkatërruese në politikë ne me amerikanët kishim arritur në pragun e një lufte nukleare. Një luftë e tillë do të shkatërronte çdo gjë mbi tokë. Por, për fat të mirë liderët e dy vendeve arritën të ndërgjegjësoheshin për rrezikun e madh që nisi të formohej me armatosjen nukleare”, thotë ai.

Pasi ka theksuar se edhe në situatën më të vështirë politike duhet të realizohen vazhdimisht takime të ndërsjella dhe duhet të kërkohen dyer të hapura për dialog, Gorbaçov, është shprehur se “liderët amerikanë dhe rusë duhet të drejtohen drejt rrugës së konsensusit pa qenë vonë. Rekomandimi im për dy liderët është që të mos krijojnë panik dhe të mos frikësojnë njëri-tjetrin”.

3 komente në “Gorbaçov mesazh të fortë për Putin dhe Trump: Të gjejnë gjuhën e përbashkët sa nuk është vonë, të mos frikësojnë njëri-tjetrin”

  1. shushica says:

    Jep mend deshtuesi me i madh i historise njerezore…..Krahaso ….Ten Hsio Pini reformoi ,modernizoi dhe i hapi rrugen e pasurimit nje shteti relativisht me burime te kufizuara me 1,3 miliard banore ……Sot Kina eshte superfuqi ne kuptimin e plote te fjales…Gorbacovi ..nuk qe ne gjendje te reformonte ,modernizonte shtetin me burime gjigante materiale ,me hapsira 22 milione km 2 ,me nje popullsi mbi 300 milione banore dhe me nje baze shkencore e arsimore te larte….Çfare mendje i dha ky Reganit ,nje aktor i shndrruar ne politikan deshmoi aftesi dhe zgjuarsi shume here me lart nga Gorbacovi….

  2. Lungara says:

    Gorbaçov !
    Ke shumë tru për të dhënë këshilla planetare ?!
    Të kishe vrarë veten , do kishe dëshmuar një farë burrërie , ndërsa kështu siç je s’ke asnjë vlerë .
    Sa gjak , lotë , sherre e grindje pafund mbërthyen popujt sovjetikë nga tradhëtia jote ?!
    Dhe fundi është larg !
    Ikë në manastir , Gorbaçov , leksionet s’janë për ty !

  3. Babica pa cica says:

    Avash, Shushica, avash se e more me pak vrull, fale ketij burri te mencur, u be shkaterrimi i Europes lindore. Perse duhet nen vleresuar edhe Rusia? A thua se po ben vezen e kuqe amerika. Per sa i takon asaj qe thua per te madhin Ten, ke te drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje