VIDEO/ Kur nisesh për pushime në Shqipëri, gra shtatzana, fëmijë të mitur flenë direkt në dyshemenë e tragetit...!

10 Gusht 2017, 21:17Sociale TEMA

Per shqiptaret nuk ka paqe dhe as qetesi, as nese marrin mundimin te vijne nga emigracioni per te kaluar pushimet ne Shqiperi.

Nje qytetare shqiptare postin ne adresen e saj rastin e udhetimit me tragetin e linjes Bari-Durres, ku udhetaret flene ne dysheme, me femije dhe me gjithçka kane.

Madje dhe nje shtatzane eshte shtrire direkt ne dyshemene e tragetit, duke perballuar keshtu dhe vapen

“Pershendetje Shqiperia jone!

Shikojeni pak se cfare behet me tragetet e linjes Bari-Durres.

Hera e pare qe vij ne Shqiperi me traget, eshte cnjerezore qe 1 grua shtatzane te fleje ne dysheme gjithashtu edhe femije, 1 apo 2 vjec vetem sepse trageti nuk ka dhoma te lira…”, shkruan nje emigrante shqiptare qe kthehet ne atdhe permes linjes detare.

20 komente në “VIDEO/ Kur nisesh për pushime në Shqipëri, gra shtatzana, fëmijë të mitur flenë direkt në dyshemenë e tragetit…!”

  1. hickintosh says:

    Jane pengje or taj te kap prej pirateve somalez. S’ka mundesi keta me qene shqiptar europian qe e hudhin shurren n’hava tu tregu sukseset a emigracionit. Ajo gruaja shtatzane as te mos ishte nisur fare se rrezikon shume po me ke te flasesh… beeeee beeeee beeeee

    1. TanI says:

      Edhe une Jam emigrant dhe e kam bo shume here ate rruge (gjithmone me dhome). Gjate sezonit dhomat mungojne po edhe gjate vitit kur ka dhoma,
      ka skena te tilla per te kursy pak euro.

    2. Dardan says:

      Apsolut askush nuk duhet te komleksohet apo turperohet nga keto pamje keta jan njerz fisnik e te ndershem qe lekin e fitojn me djersen e ballit, Bravo ju qofte vetem ndonje narkodiler apo gomare qe jeton ne itali dhe udheton me traget drejte shqiperis per 8 ore udhetim paguan dhome, keta te gjithe punojn dhe jetojn aty dikun afer. Une kam udhetuar disa her me traget por me esht dashur patjeter te rezervoj edhe dhome sa nuk punoj ne itali dhe prej ketu ku jetoje e deri ne Bari eshte shum rruge e gjate mbi 16 ore keshtuce patjeter eshte dasht te rezervoj edhe dhome gjumi pase gjithe asaj rruge duhet te pushoje njehr plus per ne kosoveret udhetimi nuk perfundon ne shqiperi pasi nga durresi ne sezon kemi te pakten edhe 5 ore deri ne kosove.

      Apsolut asnje shqiptare i shqiperi apo edhe kosoves qe jeton ne itali dhe udheton me traget nuk duhet te rezervoje kote per 7-8 ore dhom gjumi pse ti hedhin leket ne balte vetem ndonje multi- milioner budall dhe ndonje narkoman qe ka lek pa djerse e ben nje gje te tille turpin lemani mua,…

    3. €piriiiiii says:

      Ti qe ben beeee beeee beeee. Ti je më dele, qe nuk shikon më larg se maja e hundës tate. Ti që se ke kapërxy 1 her gardhin e shpis. Ne pik sezoni keshtu ndodh gjithkund. Shko mere tragetin ne Gumenicë te Gr eshte e njejta skenë. Shko mere Genova Baecelonë, ose Genova Sardenja po ashtu. O dele mos pëllit kot, kuptohet ka mundësi për përmirsim, per tragete me te rinj, por cti bësh Korrupsioni edhe te korruptuarit po ja marin frymën këtij vendi. REALISHT është për te ardhur keq qe Shteti, Qeveria nuk Reagon per te tilla raste, te paktën mos te Abuzohet me Çmimet e Biletave. Ata qe ti shikon aty janë AJKA e këtij Kombi, jana ata që i dolën Zot vetes pa ia shtrire doren Askujt, pa iu lëpirë e servilosur askujt, prkundrazi këta i mbajten frymën gjall për më shumë se 20vite ketij populli, prandaj ti dele mos blegëri shumë, më Respekt për ata njerz te përveluar nga malli për tokën per njerzit e tyre saqe Sakrifikojnë edhe kështu, si ajo grua Shtatzënë.

  2. besnik says:

    trageti ka dhoma,por shumica e ketyre jane pasagjere te linjave te autobuzeve per shqiperi dhe kosove.kjo histori ka mbi 20 vjet qe vazhdon dhe ti qe paske filmuar paske bere nje zbulim te madh!!!

  3. besnik says:

    o ju te tema-s,pse e hoqet komentin tim?!

  4. nari says:

    Jo jo ,nuk eshte e vertete! Eshte Fake News!

  5. micky says:

    Trageti ka dhoma po keta kursejne 10€ . Se aq kushton dhoma. Pastaj shesin pordhe kur vene ne vatan.
    Hai scoperto l’acqua calda!!!!

  6. NORA says:

    e pse cfare ka qe jane shtrire ne toke, keta jane edhe me te kujdesshem se ketej nga jetojme ne Kanada dhe Amerike. Kane vene mbulesa ose batanie ne toke dhe flene mbi to,Po ketej nga ne njerezit shtrIhen ne toke pa problem. Sa fshatare qe jeni ju gazetaret shqiptare qe na e nxirrni kete si lajm qe tregon se shqiptaret jane te pacivilizuar. Sa me shume te jetosh jashte aq me i shkujdesur behesh. This is very normal kudo ne bote.

  7. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Tragetet ne muajt korrik-gusht i tejkalojne kapacitet e tyre. Biletat shkojne deri ne 200 euro personi. Gjithashtu dhe avionet te cilet vine nga italia jane me çmime te pabesueshme, 600 euro personi. Ne te gjitha rastet shteti ben sehir sepse kane pjesen e tyre. Eshte skandaloze te paguash bileten Rome -Tirane -Rome 600 euro. Kur mund te shkosh e te kthehesh nga Amerike me kete çmim. Vine refugjatet te cmallen me familjet e tyre, por sa here vine bejne be se nuk do shkelin me ne shqiperi sepse torturohen dhe harxhojne aq sa do i dilte me mire ti benin pushimet ne ndonje ishull super luksoz.

  8. pjeter says:

    C’fare kujtoni sevetem per ne shqiperi eshte keshtu?kam kaluar nga ankona per igumenice vjet, dhe megjithese trageti shume me i madh se ata qe vijne ne shqiperi ishte po e njejta situate, dhe nuk ishin shqiptare,kishte turq bullgare turiste te ndryshem, dhe shume studente me grupe, nuk gjeje vend naten as jashte nuk kishe ku te shkelje, kishte nga ata qe kishin nga ata dysheket me ajer per gjith familjen, dhe te mbuluar me batanije, ku udhetimi zgjati mbi 20 ore, me duket se eshte nje normalitet ne kete periudhe, evetmja diference ne mund ta them, eshte se tragetet greke ishin me te paster, dhe njerzit nuk i hidhnin plerat vend e pavend.

  9. julian says:

    Keshtu ndodh me te gjithe turistet .pse beni sikur keni ardhur nga marsi!!!

  10. kashi says:

    nuk te vjen turp qe filmon njerzit si flene dhe e poston pastaj ne internet

  11. Bambi says:

    E para. Kjo eshte nje situate krejt normale. Mbase jo per nje grua shtatzane, po per te tjeret eshte shume e zakonshme. Kudo ne bote sheh gjera te tilla. Te gjithe duan te kursejne para kur shkojne me pushime. Jane para te nxjerra me djersen e ballit dhe te dhimbsen. Nuk jane para droge, kurvash apo korrupsioni.
    Per shume komentues ketu parate qe nxirren me djerse jane te panjohura…
    E dyta. Ata qe vijne ne Shqiper nga emigracioni, nuk vijne “per pushime”, por per hall. Kryesorja eshte per te pare prindrit apo te afermit. Me tej per te zgjidhur ndonje problem: dikujt i duhen dokumenta, dikujt i kane vjedhur pronen, etj. etj. Se ne fund te fundit te gjithe e dime qe pushimet ne Shqiperi jane torture e vertete. Arsyet jane te qarta per te gjithe…

  12. sapa says:

    Per te kaluar pushimet ne “vendin e bukur” duhet sakrifice!Por sakrifica me e madhe eshte kur hyn ne kete vend te mbushur me kriminele!

  13. Juli says:

    Unë kam jetuar 10 vjet ne Krete te Greqisë.
    Njerzit ashtu shtrihen PËRHERË. dhe jo vetëm grekët por të gjithë rracat e njerzve qe ishin ne traget.
    Tani jam në Finlandë dhe po e njejta gjë me tragetin për ne Suedi apo Estoni.
    SHQIPO MOS U HAPNI BY…SE NORMAL ËSHTË.

  14. Andreas says:

    Njesoj si turqit neper tragetet greke.

  15. shoku says:

    Nuk ka vend per diskriminim te shqiptareve apo u behet me qellim. Jemi ne kapitalizem ne ekonomine e tregut KERKESE/OFERT.
    Pamje te tilla ka kudo per kete shtrese te shoqerise ( po te kishin pare do te vinin me avion, ose me dhome ne traget).
    Kur ne shqiptaret perçmojme veten ( me keto lajme) imagjino te tjeret per ne.

  16. fantoma says:

    Nuk është “faji i dhomave”, moj zonjë, por mentaliteti dhe “kultura” e shqipove… !
    Vajta në Evropë
    brodha në Azi
    Por kudo dhe kurdoherë
    mbeta…shqiptarli…(?!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje