Dje është ndarë nga jeta motra e vetme e Sali Berishës.
Hajrie Osmanin e përshkruanin si një grua të rrallë.
Sali Berisha gjithmonë ka pasur një vlerësim të madh për të motrën, duke e quajtur “mbretëreshë”.
Kjo konfirmohet edhe në një ndër intervistat e rralla që Hajrie Osmani-Berisha ka dhënë në vitin 2010 për Standard, ku shprehej se “unë jam krenare që jam motra e Sali Berishës, qoftë Kryeministër, kryetar i PD-së, President, apo një qytetar i thjeshtë. Për mua ai është dhe mbetet vëllai më i mirë në botë, sepse është i tillë. Një njeri i dashur, i respektuar, që përpiqet të të ndihmojë, por mbi të gjitha ai është i drejtë. Ndaj siç më ka ndodhur që të dëgjoj njerëz që e shajnë, më kanë takuar edhe njerëz që e duan”.
Jo rrallë z. Berisha nuk ka mundur të fshehë debulesën për motrën e vetme, qoftë dhe në mënyrë publike, duke thënë se ju e keni mbajtur shumë afër atë kur ishte i vogël. Kjo besoj ju sjell në mend kujtimet e asaj kohe?
Saliu është 5 vjet më i vogël se unë dhe si i tillë, kujdesesha shumë për të.
Përherë më ka thirrur dadë, edhe sot më thërret kështu. Kur isha 7 vjeçe dhe ai 2 vjeç, mbaj mend që e përkundja shumë në djep, edhe për t’i ardhur në ndihmë nënës sime e cila lodhej shumë, qoftë me fëmijët, qoftë me punët e shtëpisë. Pastaj kur Saliu filloi të rritej pak nga pak e merrja (kalistraf), hopa në shpinë pasi e merrte gjumi pranë oxhakut dhe unë e çoja lart në dhomën e gjumit, në krevat. Kishte shumë qejf kur e mbaja në shpinë. Dhe e mbaja aq shumë, saqë njëherë kur po punoja punë me grep, kisha harruar krrabzat (grepat) në qafë dhe teksa e kisha hipur në shpinë Saliun e vogël, desh i verbova sytë. Nga frika se mos e bëra një gjë të tillë, bërtita me të madhe sa erdhi nëna dhe e trembur pyeti çfarë ka ndodhur. Por u gëzuam të dyja kur pamë që vëllai i vogël kishte shpëtuar nga sytë për mrekulli.
Si shkonte me mësimet në shkollë?
Jashtëzakonisht shumë mirë. Bashkë me Saliun mësonim në shkollën e Tropojës së vjetër. E kishim shumë afër nga Viçidoli. Shkonim bashkë dhe ktheheshim bashkë. Merresha me detyrat e tij, por nuk më lodhte kurrë, sepse kishte vullnet për të mësuar.
Çfarë të befasonte tek ai në atë moshë?
Nuk kisha nevojë t’i thosha hajde dhe të bëjmë detyrat apo të lexonte. Në të shumtën e kohës i merrte ai i pari librat dhe më thërriste mua, ndërsa bëja edhe ndonjë punë në shtëpi. Pastaj kur u rrit, ndryshoi zakon. Nëna kulloste bagëtinë tutje nga fshati dhe Saliu sapo vinte nga shkolla, nuk e hiqte çantën e librave, por vinte në shtëpi kërkonte bukë dhe nuk hante brenda. Ai e merrte bukën me vete, e hante rrugës, merrte çantën e shkollës mbi shpinë dhe ikte me vrap tek nëna që ta ndihmonte për të ruajtur bagëtinë. Njëkohësisht mësonte dhe librat.
Më thoni diçka që e bënte më të dallueshëm nga bashkëmoshatarët e tij?
Ishte shumë kureshtar dhe kishte një vullnet të çuditshëm për gjërat. Ndonëse kishte pikë të dobët nënën, Saliu rrinte shumë kohë me babën, dhe atë e “bombardonte” me pyetje. E pyeste për gjithçka dhe baba kishte durim të paparë me të. I tregonte dhe i mësonte gjithçka. Im atë ishte një burrë i zgjuar, lexonte shumë, mbante libra dhe romane nëpër arka druri në shtëpi. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për Saliun që të ecte përpara. Ata të dy ishin shumë të lidhur bashkë. Leximi u përcoll dashur pa dashur edhe tek Saliu i vogël. Ka pasur shumë gojë, domethënë orator dhe mbi të gjitha i etur për të mësuar sa më shumë gjëra që në moshë të njomë. Ka qenë dhe i papërtueshëm. Çfarëdo gjëje që t’i thoshim për ta bërë, ai nuk hezitonte, e bënte.
Çfarë i pëlqente më shumë, cilën nga lëndët e shkollës e hapte me më shumë dëshirë?
Kishte qejf të lexonte dhe i pëlqente leximi. Por edhe vjershat. Mbante mend shumë. Kishte dhe ka kujtesë shumë të fortë. Më kujtohet një ditë kur erdhi nga Boka (vend kullote për bagëtitë) me nënën, ndërsa po hiqte çantën nga shpina, filloi të recitonte vjershën e Oso Kukës. Dhe recitimi i tij zgjati, pasi vjersha ishte shumë e gjatë. E kishte mësuar në klasë dhe pasdite e përsëriste në shtëpi. E recitonte nëpër oborr, hynte dhe dilte atë ditë me “Oso Kukën” në gojë. Kishte një kujtesë që na befasonte të gjithëve. E kishte mësuar përmendësh teksa ruante bagëtinë. Pastaj ne kishim një gjë, detyroheshim të mbaronim detyrat shpejt dhe mësimet, pasi në darkë errësohej dhe në atë kohë nuk kishte drita. Shikonim vetëm me kandil.
Ka qenë fëmijë i rrëmbyer, nevrik?
Jo aspak. Ishte shumë i shtruar dhe merrte vesh të mëdhenjtë çfarë i thoshin. Kureshtar për të mësuar çdo gjë. E vetmja gjë që e bënte me nerva, nëse mund të thuhet kështu, ishte kur dëgjonte për ndonjë hajdut që vidhte. I “urrente” në njëfarë mënyre ata që preknin gjënë e tjetrit.
Më tregoni një rast…
Po. Kur Saliu ishte student, një shoku i tij kishte vjedhur në konvikt dhe ishte bërë një problem i madh, pasi drejtuesit e fakultetit donin që t’i jepnin një “ndëshkim” pasi kishte vjedhur. Ndaj mblodhën disa studentë të konviktit për të marrë mendimin e tyre ndaj shfaqjes së ulët të studentit. Mes tyre ishte edhe Saliu dhe ai nuk e ka mbrojtur, sepse nuk i duronte dot hajdutët. Dhe kur erdhi për pushimet e verës, Saliu na e tregoi si rast, pasi i kishte bërë shumë përshtypje sjellja e studentit dhe ndonëse kishte dashur që ai të mos ndëshkohej, nuk e kishte mbrojtur. Hajdutëria ishte ajo që e nervozonte më tepër Saliun.
Çdo fëmijë ka të mirat dhe të metat e veta. Ju kujtohet ndonjë e metë që shfaqte Saliu i vogël?
Nuk mund të them të meta, pasi Saliu vërtet ishte një fëmijë i mbarë. Por nganjëherë ngacmohej me fëmijët në shkollë, sepse kishte dhe nga ata që e bezdisnin, sepse nuk kishin mendje për të mësuar, kurse Saliu donte vetëm të mësonte. E thërrisnin për të luajtur pas mësimit, por vëllai im nuk para luante. Vinte në shtëpi me vrap dhe nxitonte tek nëna për ta ndihmuar, duke marrë librat me vete. Por kjo gjë i shqetësonte shokët e tij, të cilët këmbëngulnin që ai të luante me ta të nesërmen dhe refuzimi çonte nganjëherë dhe në zënka fëmijësh.
Kur nisi studimet e larta, a u ftohën marrëdhëniet motër-vëlla?
Jo nuk u ftohën, përkundrazi u bë një marrëdhënie më e fortë, ndonëse Saliu vinte më rrallë në shtëpi dhe në atë kohë kishte shumë pak mundësi komunikimi. Lidhja jonë nuk cenohej nga largësia kurrsesi.
Në moshën e fëmijërisë së tij, ju u kujdesët shumë për të. Por kur Saliu u rrit, a bëri siç duhet rolin e vëllait?
Saliu përherë ka qenë një vëlla i dashur për mua. Kur doli me rrogë më bënte shumë dhurata. Më blinte gjëra. Por edhe më çonte lekë nga Tirana. Më kujtonte shpesh dhe jam e bindur se këtë gjë ai e bënte si një lloj kujdesje tashmë ndaj meje. Ndoshta kishim ndryshuar pozicionet. (qesh)
Kujt i ngjan më shumë Saliu dhe a e kishit menduar ndonjëherë se ai mund të ishte njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë?
Saliu nga pamja ngjet më shumë nga nana, kurse me tip i ngjan babës. Ai ishte shumë i zgjuar, siç ishte dhe mixha Zeqiri, (xhaxhai). Të dy kishin emër shumë të mirë në Malësinë e Gjakovës. Saliu i donte shumë dhe ata e kanë mbajtur shumë afër. Ka mësuar shumë prej tyre. Ndërkohë që Saliu ishte fëmijë shumë i shkathët dhe shumë i zgjuar. Nuk mund të them se e çonin ndonjëherë ndërmend se ai do të bëhej i famshëm, por zgjuarsia e tij që në moshë të vogël, na bënte optimist ne të familjes, se shumë shpejt ai do të ishte dikush në jetë. Realisht ashtu ndodhi.
Si u “injektua” tek Sali Berisha besimi ndaj Zotit?
Të dy prindërit e mi kanë qenë besimtarë. Në mënyrë të veçantë baba, i cili kishte lidhje të hershme me hoxhë të shumtë që kishin studiuar apo qëndruar në Turqi. Madje edhe në kohë të monizmit baba i falte pesë vaktet. Mbaj mend, kemi qenë fëmijë të vegjël dhe ai na mblidhte të tre ne fëmijëve dhe na fliste për Zotin. Këtë dashuri thoshte duhet ta mbani në zemër, t’i lutemi për të qenë njerëz të pastër në jetë, të ndershëm, që mos të prekim kurrë gjënë e tjetrit. Të gjitha porositë e tij mbetën në mendjen tonë.
Gjatë këtyre viteve që vëllai juaj është në politikë, a keni përfituar prej tij?
Jo. Nuk do t’ia lejoja vetes një gjë të tillë. I vetmi favor dhe që i kam rënë shpesh Saliu në qafë ka qenë me ndihmën si doktor. Shumë të njohur, por edhe të panjohur, kanë ardhur tek unë dhe më kanë thënë që të flas me Saliun që t’i ndihmojë me ndonjë rekomandim për shëndetin e tyre tek mjekë të njohur të Tiranës. Pra për vizita mjekësore. Dhe për këtë unë i jam drejtuar Saliut edhe Lilit, dhe të dy më kanë ndihmuar për çdo hall të njerëzve që u kam thënë. Ky ka qenë favori i vetëm që kam kërkuar nga im vëlla.
Ju ka ndodhur që të dëgjoni njerëzit duke e sharë, apo kritikuar Saliun dhe si jeni ndjerë? Si keni reaguar në raste të tilla?
Më ka ndodhur. Rasti i fundit është para pak ditësh. Shkova në dyqan që të bëja pazar dhe shitësja kishte të ndezur televizorin. Në ato momente ishte një kronikë lajmesh ku fliste Saliu për luftën kundër korrupsionit. Në çast hyn një grua, goxha në moshë dhe sapo e sheh në televizor Saliun reagon shumë keq duke thënë: “Po po ky do e luftojë korrupsionin, asnjë gjë s’ka për të bërë, ja fut kot me këto që flet”. Shitësja që e dinte që unë isha motra e Kryeministrit, pa direkt nga unë, por nuk fola. Përkundrazi, ktheva kokën anash dhe nuk ia hodha sytë gruas që fliste për Saliun. Unë nuk reagoj. Është mendim i tyre dhe s’kam si të kundërpërgjigjem ashtu siç nuk ndërhyj tek Saliu për këto çështje. As nuk kam ndërmend ta bëj një gjë të tillë sa kohë ai është në politikë.
Megjithatë, raste të tilla pakënaqësie nuk ju fshehin dot krenarinë e të qenit motra e kryeministrit të vendit…
Unë jam krenare që jam motra e Sali Berishës, qoftë Kryeministër, kryetar i PD-së, President, apo një qytetar i thjeshtë. Për mua ai është dhe mbetet vëllai më i mirë në botë, sepse është i tillë. Një njeri i dashur, i respektuar, që përpiqet të të ndihmojë, por mbi të gjitha ai është i drejtë. Ndaj siç më ka ndodhur që të dëgjoj njerëz që e shajnë, më kanë takuar edhe njerëz që e duan. Madje, kanë ardhur dhe më kanë dhënë dorën duke i uruar që të jetë me sa më shumë jetë, sepse tek ai shohin udhëheqësin e duhur. Por asnjëherë nuk kam ndenjur në të madh se jam motra e tij. Madje, para dy viteve, vjen tek shtëpia jonë një punonjës i ujësjellësit dhe pyeste për gjendjen e ujit, pasi zona jona ka probleme me ujin e pijshëm. Ai takoi dhëndrin tim dhe teksa po më pyeste, nuk e dinte se isha motra e Kryeministrit. Më pyeti: Nga të kemi moj nëne? I thashë thjesht që jam nga Tropoja. Më pas ai vijoi: qenke nga vendlindja e Kryeministrit. Dhe që mos të mburresha i thashë që “patriot e kam, demokrate e flaktë jam”. Ai qeshi teksa po shikonte edhe nga shtëpitë e fqinjëve për ujin. Më pas i tregoi dhëndri, Feriti dhe punonjësi i ujësjellësit u kthye edhe njëherë nga oborri jonë teksa më tha: “Të fshehtë e mban përherë që je motra e Berishës…”?
Kam një kuriozitet që dua të mësoj nga ju. Si ka mundësi që vëllai juaj edhe në moshën 64 vjeç e ka shikimin shumë të qartë dhe nuk përdor syze?
Saliu i ka ngjarë babës. Ai ka vdekur në moshën 83 vjeç dhe pa pasur nevojë kurrë të vërë syze. Geni i tij është përcjellë tek Saliu. Është e vërtetë që sheh shumë mirë. Në kohën kur ishte gjallë baba, mbaj mend që bënte garë me nipat dhe mbesat se kush lexonte më shpejt dhe më mirë. Dhe këtë ai e bënte pa pasur nevojën e syzeve,
E paska shkruar Saliu per qejf kete interviste, fiks sic do te donte te ishte femijeria e tij, malok i keq.
Motra RIP.
Ky artikull eshte nje perkthim shume i bukur nga kinezçja I historive të Lej Fenit.
Perkthimi ka vetem nje gabim – fjalen krevat. Ne origjinal nuk eshte krevat sepse Sali Lej Feni nuk flinte ne krevat.
Qe te flasim seriozisht, ajo qe mesojme nga ky artikull eshte shume e hidhur per gjithe popullin, pavaresisht nga perkatesia partiake. Nuk ka rendesi si ka qene dhe eshte Saliu si njeri.
I mire apo i keq, ajo qe ka rendesi eshte se qe nga viti 1992, per shume vjet kemi patur ne krye te shtetit shqipetar nje lopçar. Duke qenë I tille, gjithmone e ka konsideruar popullin si tufë lopesh.
Prandaj edhe kane shkuar punet ashtu si kane shkuar.
Me nje fjale Saliu do vdesi 83 vjec ose pak me vone si doktor qe eshte, pasi rrahu mire Edi rAMEN DHE mERO QEROSIN.Lum si ai.
Ah qe nuk ja nxorre syte atehere me shtiza, do i kishe kursyer shqiptareve kushedi sa vuajtje.
Gojt e liga flasin se intervistusi eshte qytetari digjital sb.
Saliu i kishte “inat” hajdutet,se desh te behej vete kryehajduti.Nje hajdut qe shet pjese ,nga vendi meme ,tamam si mbreti malok Zugu.Sot saliu i ka ngritur nje monument ne balle te Tiranes ,me te madh se ajo e te madhit ISMAIL QEMALIT(futur ne nje ferre perballe me hotel Rogner.Ptuuuu race perverse!
alpini,
Gjithe jeten tende je m,arre vetem me mashtrime,Nuk fole nje here si duhet,tre kater vjec ti paske patur krevat,Ule nje tulle se e ke pak si lart,nuk te beson me njeri,
Nje maloke qe nuk di cfare edhte bota, vellai kerric kokederr malesh i egrt i se ciles eshte zgjefhut posacerisht nga agjenturat e huaja si profil i persosur i budallait koketrashe i guximshem per te vazhduar politiken e kaosit ne shqiperi.
Ptu rrace e ndyre malokesh shpellash. Mos ngelte malok dhe fshatar pa u pasuruar dhe u ngritur ne pushtet.
Ju o shqiptare te gjore jua kane futur e genjyer me komunizmin per gjysem shekulli
T’ju copetoje e t’ju djege kokrra e malokut eshte ajo qe meritoni o intelektuale mizerabel, aktiviste e politikane te tredhur.
Nga dade tek Karmina me breke lluksi qe nuk la gje pa ju nxjerre per t’a lurorezuar me brezin e ri shkrimtare te talentuar me piercing me llape jashte… vetem juve o shqiptare kokeqypa jua hedhin
Si thote hajrie hanemi:kishte shume qef kur e hipja ne kurriz ,pranda edhe tani ka shume qef kur i hipen popullit ne kurriz.
Ah more enver cna bere qe e nxore nga shpella dhe na e bere peshqesh kete intrigant qe vazhdon te mashtroj edhe me gojen e motres.
Rahmet i paste shpirti motres se Djallit ,qe ka qene nje grua e mire.Te vijme tek intervista qe eshte koke e kembe mashtrim sepse kjo interviste eshte pregaditur e dhene nga dy persona ne konsultim e bashkpunim ,Sala dhe vajza e motres Shpresa.Babai i berishes ka qene nje analfabet dhe çoban dhish qe kur kthehej ne darke nga pyelli ,gjithmone i sillte mangut dhite dhe per kete hante dru nga i vellai Zeqiri qe ka qene burre i zgjuar.Plus berisha deri sa eshte bere president nuk ka pase folur me motren per arsyen qe sala e din dhe eshte arsyeja qe ai qe nga mosha 16 vjecare nuk ka guxuar te shkoje nga turpi tek kulla e tij ne fshatin Prifç te Viçidolit..Sale ne qe te njofim nuk i hajme keto.mashtrimet e tua me intervista te dhena vete e te vene ne emer te motres..Paska patur besim tek zoti ky i pafe..Thjesht nje perpekje per permisim imazhi pas Gerdecit dhe akuzave nga media per inçest.
Per Shqiperine ai do te kujtohet si fatkeqesia historike e shqipetareve. DEMAGOG, HAJDUT, VRASES, SHKATEREIMTARI I SHQIPERISE DHE SHITES I TERRITOREVE TE ATDHEUT
Berisha nuk ka probleme me sheqerin ne gjak, shikimi I tij eshte pa probleme.
Ai problemet i ka ne mushkeri,ku furnizimi jo I rregullt,me oksigjen e gjak i trurit, I sjell gjendje te fikti.
Per sa i perket karkterit te tij,ai eshte nje bishe I lindur mes maleve !
Nuk e di nese eshte Saliu mbas kesaj interviste , edhe mundet , nga ai cdo gje mund te presesh. Edhe pse e tha e ndjera , kjo nuk do te thote qe eshte ashtu si e pershkruan e motra , ai sic e pershkruan e motra nuk qe, nuk eshte , dhe sigurisht nuk ka per ta qene i tille , kaq i mire , cfar?? u cmendem fare ?? te besojme keto qe thote e ndiera ?? pastaj vella e ka , sigurisht qe do flas keshtu ………….. megjithate nje fjale e urte popullore thote :koraku , korakut nuk ja nxjere syte kurre …………………
Per te dhene interviste motra maloke e Berishes ne rradhe te pare duhet nje perkthyes se nuk merret vesh se cfare thote.
Ne rradhe te dyte duhet nje interpretues qe t’i jape pak volum copezave te fjaleve ne nje shqipe bastarde.
Ne rradhe te trete duhet nje analist qe te krijoje disa ide me belbezimet e hajries dhe nje si bicim lidhje idesh per te ruajtur koherencen.
Dhe deri sa te shkoje tek botimi dhe leximi i artikullit, me mire gazetari le mision te madh t’a shkruaje vete artikullin.
Hajria ka bere Harvardin e maleve me karaxhicin ne kurriz me shkop ne dore shkonte per te gjetur per te ngrene.
Sa mire do ishte,qe motra tja kishte nxier syt me shtiza qe atehere,dhe sote populli shqiptare,do ishte rehat,pa keto mijra te zeza qe ai i ka punuar ketij vendi.Fatkeqesi.
Rama i zgjuar! Hahaaa ai ka qene nje pyke k…ri qe nuk e ka patur shokun, ai ka ditur te lexoi aq sa di sala not, Zeqiri vllai i rames po ka qene i zgjuar dhe burre i mire.sala nga pamja dhe poshtersite ka ngjare nga babai biologjike vuke karaxhic, shih si i bien ne nje brime legenit:i ka ngjare babes, i zgjuar si baba etj.nuk thone kot se vete gjuha, ku dhemb dhembi, ju dhemb aq shume sa kane ndryshuar dhe daten e lindjes se bastardit.
PSE SE MBYTE NE DJEP..
Eshte e vertete ajo qe thote E Ndjera Motra e Sali Gerdecit .Saliu nuk i ka duruar vjedhjet e vogla ,po ama ka perkrahur Vjedhjet dhe grabitjet e medha.O ta ndyesh mire doren ose hic fare.Pa le pastaj per te vrare nuk e ka per gje fare.Eshte Perbindshi me i felliqur ne Historine Shqiptare.
Paska mbaruar universitetin e motra e Saliut duke pare intervisten dhe jo vetem kaq, por si thote ajo, Saliu degjonte te medhenjte dhe s’pertonte per te bere pune, thua se eshte e vertete? Po kur i tha Driteroi ne sy qe babai e dergoi per te marre lopen dhe ai ju kthye shko vete, pse nuk e thote kjo e motra? Interviste si ne kohen e qoftelargut bashke me keta te dy . Po per partizanin serb qe ndenji ne shtepine e saj, pse nuk e pyeti gazetari qe dhe ne te besonim se Saliu nuk ishte i biri Karaxhiçit?
Krahasuar me Enverin
Eshte lule
Ai muroste zogjte e pules te gjalle neper vrimat e mureve me gure
Gjithmone sipas Kokalareve
Qe sigurisht e njihnin mire
Vetem Kane nje gje te perbashket
Duan me shume xhaxhallaret
Se baballaret
Edhe Enveri e donte shume babà cenen
Kurse babes vet i qethi mjekren.
Haha haha haaaaa