Debatoi me pronaren e lokalit në Ksamil, vëllezërit e saj rrahin kamarierin

14 Gusht 2017, 11:48Kronika TEMA

Një ngjarje e paprecedentë mësohet të ketë ndodhur në Ksamil.

Sipas policisë, pas zënkës së një kamarieri me pronaren e lokalit, vëllezërit e kësaj të fundit e kanë goditur atë me sende të forta.

Pas kësaj ata janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe po i fshihen policisë.

Policia bën me dije se për këtë rast janë shpallur në kërkim për plagosje të leht me dashje shtetasit me inicialet V.L., 27 vjeç dhe E.L., 41 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje