Për shkak të motit të keq, zona e Divjakës nuk furnizohet me energji elektrike.
Siç do ta shikoni nga fotot, demët e shkaktuara gjatë natës kanë qënë të shumta.
Grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.
Punonjësit e OSHEE po hasin vështirësi në riparimin e dëmit pasi terreni është me lagështirë si pasojë e reshjeve të shumta që kanë rënë gjatë natës.