Akuza e fortë e LSI: Deputetët ndërhyjnë për të liruar zjarrvënësit

12 Gusht 2017, 19:53Kronika TEMA

Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo me anë të një statusi në Facebook, hedh akuza të forta ndaj policisë dhe deputetëve të mazhorancës.

Sipas Tavos, disa zjarrëvënës ose nuk ndalohen, ose lirohen shpejt për shkak të lidhjeve që kanë me deputetë të zonës nga radhët e mazhorancës.

“Më duhet të bëj një apel public, sepse po shohim që sapo shuhet një vatër zjarri ndizet një tjetër dhe kjo hedh dyshime për akte të qëllimshme të cilat duhet të ndalohen menjëherë dhe të dënohen.

Për më tepër jam i informuar që disa zjarrvënës nuk ndalohen për shkak të lidhjeve me deputetë të qarkut, dhe në rastet kur ndalohen nga policia e shtetit lirohen menjëherë përmes influencës së këtyre deputetëve të mazhorancës” shkruan deputeti i LSI.

5 komente në “Akuza e fortë e LSI: Deputetët ndërhyjnë për të liruar zjarrvënësit”

  1. bucko says:

    o del 1 mut dhe flet pa provadhe ju e publikoni

  2. vaso says:

    Jepni emra dhe fakte konkrete.Ju lutem!

  3. Vjola says:

    Tere jeten idiot mbeti ky njeri.Akuza qe ben eshte e forte prandaj prokuroria duhet ta marre ne pyetje dhe ti kerkoje argumenta konkrete dhe jo fjale ne ere

  4. Treviso says:

    Sipas Tavo-s brenda parties Socialiste parka l’indur nje LSI teeter qe ndimoka kriminelet te mos denohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje