Droni iranian "ngacmon" avion-mbajtësen amerikane

15 Gusht 2017, 21:05Bota TEMA

Një dron iranian ka fluturuar shumë afër një avion-mbajtëse amerikane, duke rrezikuar jetën e pilotëve amerikanë të aeroplanëve luftarakë F-18, ka thënë marina amerikane.

Edhe disa ditë më parë, një dron iranian, QOM-1, ka fluturuar 300 metra afër avion-mbajtëses USS Nimitz.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore të Forcave të Ushtrisë Detare, Ian McConnaughey, e ka cilësuar këtë hap si “të pasigurtë dhe joprofesional”.

Personat përgjegjës për dronin nuk u janë përgjigjur kërkesave për komunikim, ka thënë ai, duke shtuar se droni ka qenë i paarmatosur, mirëpo ka qenë model, i cili ka kapacitet të bartjes së raketave.

McConnaughey ka thënë se droni ka fluturuar “pa drita të ndezura” dhe ka krijuar një situatë të rrezikshme, duke shkelur parimet e ligjit ndërkombëtar.

Vetëm gjatë këtij viti, zyrtarët amerikanë janë ankuar për rreth 14 veprime të tilla të pasigurta, duke përfshirë pothuajse secilën herë, Gardën Revolucionare islamike të Iranit, të cilën Uashingtoni e ka ndëshkuar me sanksione të reja.

Mirëpo pjesëtarë të kësaj Garde, përmes një deklarate të publikuar gjatë ditës së martë, kanë thënë se droni ka vepruar në mënyrë “profesionale”, duke hedhur poshtë shqetësimet e Ushtrisë Detare, dhe duke i konsideruar akuzat si “të pabazuara”.

2 komente në “Droni iranian “ngacmon” avion-mbajtësen amerikane”

  1. Tarasi says:

    Quhet aeroplanmbajtese o injorant te Temes! Stan me lepuj! Jo po kacatormbajtese!

  2. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Ku do kete ndodhur valle afer brigjeve te amerikes app afer te iranit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje