Mirditori merr peng shokun për 4 mijë euro borxh

15 Gusht 2017, 10:59Kronika TEMA

Një person nga Shkodra është marrë peng mbrëmjen e djeshme nga një mirditor në Velipojë për një borxh të vjetër, ndërsa autori është arrestuar pas 12 orëve.

Sipas të dhënave të para nga Policia e Shkodrës, Dedë Gjikolaj ka marrë peng shokun nga Shkodra për shkak të një borxhi të pakthyer, 3-4 mijë euro.

Takimi që kishin lënë në Velipojë për t’u sqaruar dy burrat agravoi, ndërsa Dedë Gjikolaj e ka futur në bagazhin e makinës me forcë duke e rrëmbyer borxhliun.

Dedë Gjikolaj është larguar më pas me shpejtësi duke thyer edhe postbllokun e policisë, por arratia nuk ka zgjatur më shumë se 12 orë, pasi janë lokalizuar nga policia.

Dedë Gjikolaj është arrestuar, ndërsa të dy personat po merren në pyetje për të zbardhur ngjarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje