Rama midis demokracisë dhe autokracisë

15 Gusht 2017, 19:06Blog TEMA

Nga Ferdinand Xhaferri

Në zgjedhjet problematike të majit të ‘96-ës Partia Demokratike mori mandate edhe më shumë seç do të donte. Si pasojë e futjes së duarve në zgjedhje, sidomos mbasi rojtarët rozë braktisën komisionet, në korridoret e selisë blu llafosej dendur, jo pa ironi, se ‘e mira na erdhi kaq e madhe sa nuk po e nxë as dera’. Kjo nënkuptonte edhe pasojat që do shoqëronin periudhën e mbas zgjedhjeve. Në situatë të ngjashme ndodhet Rama aktualisht, kur me një stil më fin të marrjes së votës, pa të fortë dhe policë që mbledhin vota, por me forcën e parave të të madhit në Tiranë, sikurse doli edhe nga më të fundit përgjime, ka marrë deputetë edhe më shumë se e mendonte. Në majin e ‘96-ës, opozita socialiste e mbështetur nga ndërkombëtarët e bojkotoi qeverinë dhe fitoi. Në qershorin e 2017-ës, opozita demokratike e detyruar nga ndërkombëtarët bashkëpunoi me qeverinë dhe dështoi. Tashmë kur jemi edhe opozitarë edhe qeveritarë, merr kuptim të diskutohet për përqasjen e kryeministrit për të realizuar kryeobjektivin e shpallur, atë të bërjes së shtetit.

Prag fillimi i qeverisë “Rama 2” është shqetësues, sepse në këtë vapë vere kur është koha për pushime po shohim denoncime dhe ndëshkime të tipit që dëshmojnë për shumë autokraci dhe për pak demokraci. Nëse ky stil qeverisës do të vazhdojë në katër vitet që vijnë, Shqipëria do të zhytet edhe më thellë drejt tendencës dëshpëruese të vënë re në katër vitet e shkuara. Drejt një vendi të lakmuar për trafikuesit dhe të braktisur nga investuesit. Kjo sepse vitrina ku shfaqen lakuriq të gjitha defektet tona, dhe ku nuk bën dot punë propaganda qeveritare, është mungesa dramatike e investimeve të huaja.

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për klimën e investimeve na thotë se investitorët në Shqipëri janë sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar dhe vazhdimi i praktikave të biznesit informal. Për më tej, raporti i Dhomës Gjermane të Tregtisë i hartuar me stil të ndryshëm adreson të njëjtin problem. Për më keq, edhe raporti i përvitësuar i Agjencisë së Inteligjencës të Shteteve të Bashkuara njofton se investimet e huaja nuk duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Duket se të gjitha raportet bëhen bashkë drejt fakteve se, gjatë qeverisjes së parë të Ramës korrupsioni masiv në administratë, burokracia joefektive, taksat dhe tarifat e larta, mosfunksionimi i sistemit ligjor, bazamenti i lëkundshëm i sistemit fiskal janë arsyet që e bëjnë Shqipërinë një tokë jo të lakmuar për investimet e huaja.

Një nga gazetarët më me ndikim në përmasa globale, Thomas Friedman, në librin e tij “Lexus and Olive Tree”, që mund të shqipërohej si “Moderniteti dhe Tradita”, përpiqet të shpjegojë kartëvizitën prezantuese të një shteti për të tërhequr investime të huaja. Kjo kartëvizitë, të cilën ai e cilëson si reklama e florinjtë, nënkupton që në kushtet e rendit të ri botëror, atë të globalizimit, reformat ekonomike liberale janë e vetmja rrugë ku duan të ecin investimet e huaja. Pra, që të tërheqësh investitorët e huaj duhet që vendi të veshë, sikurse Friedman thekson, kostumin e reformave liberale. I bindur se duhet të veshë diçka dhe i paditur apo i pamundur për të veshur kostumin e duhur, kreu i qeverisë ka mbetur deri tek atletet. Atletet e kryeministrit në samite ndërkombëtare janë një gjë e mirë për t’i bërë investitorët e donatorët të buzëqeshin, por janë shumë pak për t’i bërë ata të sjellin paratë e tyre në Shqipëri.

Thënë këtë, nuk kemi ndërmend të vëmë në diskutim pasionin e Ramës për të pasur shtetin. Ajo që vihet në diskutim është rruga që po ndjek Rama për të bërë shtetin. Si koncepti i mirëqeverisjes, edhe ai i shtetbërjes kanë shumë anë të përbashkëta, sepse të dyja konceptet synojnë për t’i bërë institucionet të shërbejnë më mirë. Por, bërja e shtetit shkon edhe më larg se mirëqeverisja, dhe lidhet me një përpjekje gjithëpërfshirëse për të ndërtuar siç duhet themelet e qeverisjes në të cilën institucionet do shërbejnë. E formuluar fare thjesht, bërja e shtetit nuk lidhet me shkarkesa, por me një seri aktesh ligjore dhe politikash që reformojnë dhe forcojnë kapacitete funksionuese dhe absorbuese të institucioneve të cilat janë dobësuar seriozisht. Masat administrative që Rama ka për zemër marrin një farë kuptimi për mirëqeverisjen, por nuk kanë kurrfarë kuptimi kur flitet për bërjen e shtetit. Nëse themelet e shtetbërjes qëndrojnë te shkarkimi i drejtorit të legalizimeve të Kukësit apo te drejtoresha e ambulancës së Quksit, atëherë është tronditës niveli i varfërisë së dijes për këtë qeveri. Themi kështu, se nuk duam të besojmë se Rama manipulon me Sindromën e Stokholmit të këtij populli të stërvuajtur nga autokracia. Ai ka për detyrë thjesht që ta shtyjë këtë popull më shumë te demokracia.

Shumëkujt që ka jetuar në këtë vend i kujtohet kur Edi Rama me sëpatë në dorë do t’i vërsulej një shtylle elektrike në emër të bërjes së shtetit të vogël të Tiranës. Këtë verë të nxehtë kryeministri ka rrokur sharrën për të sharruar në administratë gjithçka mbolli qeverisja e parë e tij tashmë për të bërë shtetin e madh të Shqipërisë. Por, investitorët nuk pyesin dhe nuk ka çfarë u duhet se si Rama shkarkon drejtorë. Ata pyesin dhe u shumë duhet se si Rama liberalizon sektorë. Pra, të marrësh masa administrative dhe të bësh reforma efektive janë dy gjëra të ndryshme, ku e para kërkon forcë dhe e dyta kërkon mend. Rama deri më tani ka dëshmuar vetëm forcën. Tashmë është koha të dëshmojë mendjen, gjithmonë duke shpresuar se e ka.(GSH)

16 komente në “Rama midis demokracisë dhe autokracisë”

  1. luan says:

    qeveria duhet te tregoje investimet e huaja nese ka

    1. Realist says:

      problemi eshte se ska asnje investim pervec atij te Rilindjes per lavazh truni.

      1. Albanian says:

        Me anetar si Ferdinand Xhaferri PD e meriton te quhet Partia e Debilave. Ky eshte ai tipi qe do permiresonte cilesine e Diellit ne Durres po te behej kryetar Bashkie.

  2. Don says:

    Ti ik rregullo cilesine e diellit sepse po na shkakton shume zjarre. Ne qoftese i ke gjetur eshtrat e Ismail Qemalit na njofto te zhvarrosim kete te vertetin qe kemi ne Vlore dhe ne vend te tij te fusim eshtrat qe do na sjellesh ti surrat debili nga Italia. Une mendoj qe Tema e ka gabim qe publikon keta derdimene injorante dhe ben qe zhurma mediatike te dominohet nga keta deficente qe ne shqiperi jane me shumice.

  3. bbv says:

    Nuk ka mbet deshtak pa ofruar leksione se si duet te funksionoje qeveria e Rames.

  4. Adriatik says:

    Bobobo si ka mumdesi te gjithe budallenje jane keta te PD. Eshte fatkeqesi per elektoratin e PD se kush e perfaqeson.

  5. niko says:

    me pak militantizem, shkrimi eshte korrekt don apo sdon doni

    1. Une says:

      Pa na e shpjego mer tyc Vicidoli apo Skrap-arly i Metes se si i vodhi zgjedhjet Rama kur Qeverine akoma e dominojne “Tekniket” e PDse dhe hajdutet e Leshelise?
      Zgjedhjet nuk quhen te vjedhura thejsht se nje pseudo-analist si ky kaqoli i artikullit thote qe u vodhen.
      Une nuk di ndonje shtet tjeter ne bote qe partia ne pushtet ja dhuron pushtetin opozites per zgjedhjet, i jep edhe kryetarin e KQZse me prag te zgjedhjeve. Keto jane fakte te verteta dhe jo fakte alternative si perpiqet ky palo kazanxhi me emer Ferdinand dhe mbiemer Xhaferr.

  6. Rrok cubi says:

    Hajde anal~ist,hajde,hajde politikan hajde,qe diellin do na e beje te linde ne perendim,po clidhje ka situata e sotme me ate te 96,ku para 96 ti humbe zgjedhjet lokale ne 92,humbe referendumin ne 94,vodhe vota,vodhe kursimet e popullit,vrave ne 96,masakrove opoziten e kohes,bere luften civile ne 97,bere Gerdecin,vrave demostrues ne shesh me duar ne xhepa ne 2011,vodhe vota ne mes dites me diell,per bashkine e Tiranes,shite detin,vodhe parate per rrugen e kombit e cfare nuk bere me pasurite e popullit dhe tani po na beke analizen e qeverisjes te kater vjeteve te fundit dhe nuk ben analizen e humbjes katastrofike te forces tende politike,qe populli ju nxori ne ankand dhe spo merrni vesh si do ju shkoje halli.Qofshi ju qe jeni qe nuk ju vjen zor dhe prononcoheni,kur per vete nuk edini se ku jeni

  7. alphade says:

    O Xhafo , po Saliun tend ku e katalogon zotrote : Ja po ta them une :
    nje amalgame komplet difunksionale njera me tjetren, midis anarki-
    se , diktatures me te deformuar,te perziere me bajraktarizmin primi-
    tiv dhe tribalizmit monstruoz.
    O Xhafo, analizat tuaja kur ishe minister ishin totalisht idiotizma saqe
    rreth figures tende qarkulluan nje mori anekdotash per bemat tuaja .
    Prandaj do besh mire te mos ta shohim surratin ne masmedia . Thjesh-
    te nje sahanlepires i perbindshmit te Vicidolit qe perben fatkeqesine me
    te madhe te Shqiperise dhe kombit shqiptar.

  8. Luan says:

    Libri i Thomas Friedman “Lexus and Olive Tree” eshte shume i mire dhe e rekomandoj te lexohet,artikulli ok

  9. kleptofagos says:

    Pa emocione personale dhe partiake, mua me duket se ky shkrim eshte i sakte dhe profesional. Sa per partine e Xhaferrit, sikurse dhe per shume te tjera ne Shqiperi, e kam thene dhe me pare, se jane organizata kriminale dhe duhen nxjerre jasht ligjit. Gjithsesi, kjo nuk me ben te jem optimist per kryeministrin aktual, i cili deri tani numeron (mos u genjeni nga reklamat dhe fasadat) me shume deshtime se sa suksese ne punen e tij dhe me parate tona..

  10. Kleid says:

    Ja edhe kryekokeloqja i Durresit.

  11. Albi says:

    shkrimi eshte i goditur dhe argumentuar sakte

  12. Peqini says:

    Turp z.Xhaferi per mbylljen qe i beni artikullin me fjalet …nese kryeminsitri ka mend, pasi keni qene vitet te tere funksionar dhe deputet ne kete vend. Ne radhe te pare ju takon juve qe te respektoni kryeministrin si institucion me qellim qe ti jepni sado pak shprese ketij vendi qe e keni katandisur ne kete derexhe.

  13. KASTRIOTALIAJ says:

    kY MJERANI QE KA SHKRUAR KETE ARTIKUL PER POZICIONIN E RAMES MIDIS DEMOKRACISE DHE AUTOKRACISE ESHTE NJE KOQE KANDARI QE MBASI JU ZVARRIT KRIMINELIT BERISHA PAS KEPUCES E HODHEN SI LEVOZHGE PA VLERE NE KOSHIN E MBETJEVE URBANE TANI THOTE PA TE SHKRUAJ CA BUDALLALLEQE SE MOS I HANE TE MENCURIT ,MERRE ME MEND SE KUSHTE KY MJERAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje