VIDEO/ Polici nuk pranon të paguajë biletën, zbret me forcë fatorinon nga autobusi dhe e arreston

15 Gusht 2017, 18:23Kronika TEMA

Ligji që parashikonte që uniformat e policisë të mos paguanin biletë në urbanët qytetas dhe ndërqytetës është shfuqizuar me vendim Këshilli Bashkiak që kur Erion Veliaj erdhi në detyrë në vitin 2015.

Megjithatë me sa duket policëve nuk u është mësuar ende kjo gjë, pasi sot është shënuar një njgarje e pazakontë në autobusin e linjës Kamëz-Qendër, ku faturino i ka kërkuar lekët e biletës një polici dhe ky i fundit është hakërryer deri në vënie të prangave.

Një qytetar ka shkruar për JOQ dhe ka treguar gjithë dinamikën e ngjarjes:

“Përshëndetje JOQ! Një polic pa uniformë po kërcënonte fatorinon për çështje bilete sepse polici nuk pranonte të paguante biletë dhe fatorino i tha të zbriste në tokë se po thyen rregullat e kompanisë së transportit. Pastaj polici e shfrytëzoi detyrën me “shokët” e tij gangsterë me uniformë duke arrestuar fatorinon.

Polici zbriti nga urbani tek shkolla “Qemal Stafa”, se u ndje i ofenduar që ia preu biletën, kur arritëm te kafe “Flora” ai polici pa uniformë bashkë me kolegët e tij dhe i prenë rrugën autobusit dhe e morën faturinon me forcë”, përfundoi qytetari.

4 komente në “VIDEO/ Polici nuk pranon të paguajë biletën, zbret me forcë fatorinon nga autobusi dhe e arreston”

  1. rilindja e rames dhe meros says:

    Shteti po rilind ne Albanistan, mos u nxitoni me komente kundra Rames. se jua bllokon Mero tulla.

  2. Argita_B says:

    Nuk duhet te jete e vertete, çudi se policia eshte pjesa e administrates qe eshte me profesionalia ne Shqiperi!!!
    Kete e thote dhe Rama, si mundet te arrestojne kot keta ne mes te Tiranes!!
    Perfitojne legenat se Rama eshte gju me gju me Popullin ne Vlore e po merret me raportimet..

  3. Labi 100% says:

    Ne asnje vend ite botes uniformat nuk paguajne per transportin publik. …pak I nxituar veprimi i policit..

  4. Tut says:

    Lajm i marre nga JOQ…….WTF….sa poshte keni rene o Meroooooo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje