OMN: Drejtësia shqiptare do të pastrohet nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar

15 Gusht 2017, 16:44Kronika TEMA
OMN: Drejtësia shqiptare do të pastrohet nga gjyqtarët dhe

Gjin Gjoni

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk asnjë dyshim se Vetting-u, do të pastrojë sistemin e drejtësisë shqiptare nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

E kontaktuar nga Vizion Plus, zyra e ONM-së u pyet nëse do të jene pjesë e kontrollit nga ekipi i Vettingut gjyqtarët dhe prokurorët, që kanë dhënë dorëheqjen para se procesi të nisë të zbatohet.

“Ne besojmë se puna në kuadër të procesit të Veting-ut do të jetë tërësore dhe më në fund do të mundësojë pastrimin e sistemit të drejtësisë, nga ata të cilët nuk do të shërbejnë në interes të qytetarëve shqiptarë, por që kanë ndjekur praktika korruptive dhe/ose kanë pasur lidhje me rrjetet e krimit të organizuar.

Përtej punës së Vetting-ut, zbatimi i reformës gjithëpërfshirëse të drejtësisë, ka vendosur themelet për të konsoliduar një sistem gjyqësor më efikas.

Prandaj është në detyrë të organeve përkatëse të sigurojnë, sa herë që është e nevojshme, që hetimet efektive kundër krimit dhe lufta kundër korrupsionit, të kryhet në të gjitha nivelet.”

Ligji i Vetting-ut, ka hasur sipas faktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në procesin e hartimit të tij, me oponencë të segmenteve të ndryshëm, me qëllim për ta penguar atë.

Alarm të cilin e ka dhënë edhe vetë drejtuesja e ONM-së Genoveva Ruiz-Calavera.

Zyra e Operacionit, rithekson se edhe nëse do të ketë përpjekje për bllokim, situatat do te tejkalohen.

“Zonja Calavera është shprehur se është normale se në reforma të ndërlikuara ekzistojnë disa rreziqe; disa mund të parashikohen

dhe të parandalohen, ndërkohë që disa të tjera mund të zbuten. Kjo ishte një konsideratë e përgjithshme.

Zonja Calavera pati mundësinë të përcillte një inkurajim të përgjithshëm, të gjithë aktorëve të përfshirë në Shqipëri, duke theksuar se në qoftë se bllokime të paparashikuara do të ndodhin gjatë rrugës së zbatimit, ato mund të tejkalohen përmes kurajos dhe përkushtimit.”

Në muajin korrik, Gjykata Kushtetuese vendosi të shtyjë në 28 shtator shqyrtimin e padisë së gjyqtarëve kundër Vetting-ut, të cilët ankimuan nenet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ta.

ONM thotë se nuk ka asnjë koment për këtë çështje, pasi procesi është ende në zhvillim.

Megjithatë, një pjesë e vëzhguesve ndërkombëtare kanë mbërritur në Tirane dhe kanë nisur punën me dosjet e magjistratëve shqiptarë.

15 komente në “OMN: Drejtësia shqiptare do të pastrohet nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar”

    1. J says:

      Derisa të ketë metastaza maloke në drejtësi, nuk do ketë asnjë reformë në drejtësi dhe asnjë sektor tjetër.

  1. sapa says:

    Po demet qe kane shkaktuar keta kriminle me vendimet e tyre a i dini?

    1. QYLAF REALSIT says:

      -Dhe do zevendesohen me Rilindas gjyqtare. U zgjid dhe kjo engese e vetme e realizmit shqiptar.

    2. fredi says:

      Keni vite qe thoni do vije drejtesi do behet reforma o njerez te paguar per kete tellall e asgje .si mund te besohet kur deri tani gjith kokat e mafies ne gjykate e prokurori si ka gjetur asgje.kryetaret e gjykatave e prokuroreve jane ne krye pa levizur.si mund ta besojme ne populli kete jo kurre.kryetari i gjykates me te koruptuar korce nje fshatar mafioz qendron akoma.kjo eshte reforma….

  2. Aurel says:

    Po kush do ta beje vetingun?
    Ata jane te gjithe juriste te elektrikut dhe ujesjellesit ose miltante partie..
    Turp per ata qe i zgjodhen..

  3. Mondi says:

    Po juristet e Rilindjes do e bejne vetingun?? aman, te gjithe njelloj

  4. mario says:

    nje pordhe me rigon do beni. o popull kerko te kthehen djemt dhe vajzat qe ke jashte. shiko ne itali ku gjysma e fituesve per avokat ne dhomen qendrore jane shqiptare.

  5. Bushi says:

    Mund t’ju them se gjykatesit me te koruptuar i ka qyteti i Fierit. Me ata nuk mund te meresh vesh fare,dhe jo vetem nuk te zgjidhin çeshtjen qe kerkon qytetari,por te fusin ne ngatrresa,qe i shkreti qytetar,hallexhi, vihet para nje pengese te pakaperxyeshme.Mjer ky popull.Prwsim me padurim reformen ne drejtesi dhe vetingun.

  6. Tuni says:

    Don Berishes i erdhi fundi.
    Fund i hidhur mor plehre toksike por populli shqiptar ka per te treguar rrugen qe ke marre o tradhetar i ndyre, perdhunues ordiner.
    Ushtaret e tu gjykates, prokurore te kane shitur aq sa e meriton surrati yt i vyshkur mor zagar malok.

  7. titaniku says:

    Po mire, kot sa per muhabet gazete, nje pyetje kisha une per te gjithe komentuesit qe permendin vetingun e rilindjes gjyqtaret e rilindjes etj etj – OMN sipas jush do te thote rilindje hahhahah o bole njerez…ne vend ti pergezoni qofte edhe me nje koment modest ne gazete , i percmoni….juve duhet shke..yer rraca femerore mendoj une personalisht dhe per kete operacion jam i gatshem te vet-ofrohem i pari .!!!

  8. goni says:

    Reforme te vertete ne drejtesi nuk do te kete. Ata qe do te benen vetingun jane te gjithe te kapur dhe te vendosur nga partite ne pushtet. Nuk ka drejtesi pa meritokraci.

  9. DRENICA E KUQE says:

    Po politika a do te pastrohet nga politikanet e korruptuar dhe fashiste, nga shitesit kyçe te Atdheut e te interesave te kombit?!…
    Dhe, mos harroni: Pa u pastru politika, nuk do te pastrohet asnje fushe tjeter!…

    DRENICA E KUQE

  10. befana says:

    Vetem nje Enver e rregullonte kete pune,por ce do qe nje here e beri nena.
    Kjo reforme e shume folur nuk ka per te bere asgje,perderisa ne krye jane kreret e mafies qe jo vetem su ka hyre nje gjemb por i zgjedhim dhe president prandaj o popull po qe se nuk je i zoti ti zhdukesh me dhune ,rri dhe prit nga allahu.

  11. demo says:

    Gjin gjoni dhe Sali berisha jane maloket me te suksesshem qe ka nxjerre Puka.Perralla me malokun e zgjuar qe erdhi ne kasaba dhe mori te bijen e mbretit per grua,nuk eshte asgje me fatin e dy malokeve nga Puka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje