Fatos Klosi: Shërbimet iraniane po ndërhyjnë në Shqipëri, ja situata me muxhahedinët dhe e vërteta e vizitës së 4 senatorëve amerikanë

16 Gusht 2017, 08:48Politika TEMA

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, jep mendimin e tij mbi të vërtetën e vizitës së befasishme të katër senatorëve amerikanë në Tiranë.

Ish-kreu i spiunazhit shqiptar jep alarmin se shërbimet iraniane po ndërhyjnë në Shqipëri për të goditur muxhahedinët e strehuar në vendin tonë, të cilët janë armiq të regjimit të sotëm të Iranit.

Fatos Klosi u shpreh se, meqenëse SHBA kanë qenë vetë ata të cilët i sollën muxhahedinët në Tiranë, kërkojnë nga qeveria dhe autoritetet shqiptare që të rrisin masat për mbrojtjen e tyre, pasi kanë informacione se Irani po kërkon t’i godasë.

Ish-kreu i SHISH thotë se Shqipëria vetë nuk është e rrezikuar nga Irani, pasi dy shtetet kanë marrëdhënie diplomatike midis tyre.

“Senatorët kanë ardhur për t’u interesuar nëse ne i kemi marrë të gjitha masat për t’i mbrojtur ata këtu. Shërbimi iranian ka filluar të fusë hundët në Shqipëri se është bërë qendër e muxhahedinëve, e armiqve të tyre.

Vetë Shqipëria nuk është e rrezikuar nga Irani. Ne kemi marrëdhënieve diplomatike, sepse Irani ka ambasadë në Shqipëri”, u shpreh Klosi. Në këto kushte, SHBA kërkon ashpërsimin e masave për mbrojtjen e tyre nga regjimi i Iranit.

Fatos Klosi u shpreh per “Sot” se SHBA kërkojnë që muxhahedinët mos ta pësojnë në Shqipëri ashtu si në Irak ku ishin të strehuar. Pra, shteti shqiptar të marrë masa të forta për mbrojtjen e tyre. “Amerika i ka sjellë vetë muxhahedinët në Shqipëri dhe trembet se Irani mos u bëj gjë.

I kanë sjellët muxhahedinët në një vend që janë të mbrojtur apo siç ishin në Irak dhe Irani filloi t’ju bjerë? Këta janë armiq të regjimit të sotëm iranian. Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Amerikës për t’ju gjetur një vend të përshtatshëm muxhahedinëve.

Muxhahedinët janë njerëz të shtresës së mesme iraniane, në përgjithësi të shkolluar në Perëndim. Nuk janë terroristë. Janë siç kanë qenë ballistët tanë nëpër Europë gjatë kohës së regjimit komunist. Amerikanët i kanë sjellë këtu e para se jemi miq të Amerikës dhe nuk i themi dot jo dhe e dyta, se ne jemi vend kryesisht mysliman dhe ata mund ta ndjejnë veten mirë. Qendrën ata e kanë në Paris dhe presidenti i tyre rri më shumë në Paris, dhe tani ka filluar të rrijë edhe këtu.

Është bërë një kamping i madh te ish-universiteti “Vitrina””, deklaron Klosi. Ai thotë se Irani si shtet nuk është terrorist, por presidenti i tanishëm po mbështet opozitën e Jemenit.

“Amerikanët i kanë vënë nofkën terrorist shtetit iranian. Unë nuk mendoj kështu. Irani është shtet. Presidenti i ri që ka ardhur e ka futur Iranin në shtetet që përkrahin terrorizmin. Por në atë zonën atje, ndihmojnë opozitën në Jemen.

Iranianët ndihmojnë presidentin e Sirisë. Janë aleat me rusët në Siri”, thotë Klosi.  Senatorët në Tiranë diskutuan me liderët e politikës shqiptare edhe për ndikimin rus. Fatos Klosi shprehet se SHBA duhet ta bindin BE që të anëtarësojnë Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të minimizohet ndikimi rus.

“SHBA mos të shqetësohet dhe të vijë të na i thotë neve. T’i thotë Europës të na fusë në BE. Të futet i gjithë Ballkani Perëndimor në BE. Ky është hapi më i madh për ta mbrojtur Ballkanin nga rreziku rus”, tha Klosi.

11 komente në “Fatos Klosi: Shërbimet iraniane po ndërhyjnë në Shqipëri, ja situata me muxhahedinët dhe e vërteta e vizitës së 4 senatorëve amerikanë”

  1. Ditjona Lemaj says:

    Sherbimet ate pune kane. Ma do mendja qe dhe sherbimet inteligjente turke jane diku rrotull Gulenit ne Amerike. rendesi ka se nese kane ndonje qellim per destbilizimin e vendit apo jo. Por keto jane detyra per kundrazbulimin apo jo?

    1. Qafir says:

      Ke ruset ne albanistan qe prej 3 vjetesh dhe pyesni malokun e vicidolit sa here ka takuar (”turistet rus” Irani pa ruset nuk Ben asgje ne albanistan.
      Elimino ruset dhe Irani open me avjon in e par

    2. Qafir says:

      Ke ruset ne albanistan qe prej 3 vjetesh dhe pyesni malokun e vicidolit sa here ka takuar (”turistet rus” Irani pa ruset nuk Ben asgje ne albanistan.
      Elimino ruset dhe Irani open me avjon in e par

  2. Ora e Plehrave says:

    Amerika po i don aq shume ,,pse nuk i merr ne Amerike dhe ti mbroje si te doje.Kurva Amerike Kurve do mbetet.

  3. pro says:

    ..edhe sigurimi grek nuk la te futej Idrizi ne parlament…dhe ham-ullijne si qener ne jug te shqiperise,{se mos u iken pasaporta greke}..kunder anetaresimit te shqiperise ne BE…Shqiperia nuk duhet te kerkoje voten e ketyre pleherave..

  4. Pellazgos says:

    Te futet ne Evrope thote idioti.
    Shqiperia nuk eshte kryesisht vend myslimane por muslimane,eshte pjesetare i Organizates Islamike.
    Me shpjego zoti Klosi, perse luftoi Jeorgios Kastrioti Orthodoks i quajture qellimisht Gjergj apo Iskander-Beu?
    Per ju Sulejmanet,Idrizat,Enverat Mahmutet,Abdullahet feja juaj muslimane eshte e shenjte dhe nuk e nderoni,po i Kastriotit nuk ishte e shenjte?
    Atehere ku eshte respekti,nderi,dinjiteti per kombin?
    Ne vend te kerkoni falje dhe te denoheni per tradhetine e identitetit Ilyro Epirote,ju Arabet e kini per nder luften per Allahun.
    Ju e dini mire qe me hipokrizine tuaj po liva-dhisni ne nje atdhe qe nuk ju takon.

    1. Po.Po says:

      Pse more “Pellazgaqis” , edhe ata te Omonias , qe mbajne shtetesine
      shqiptare , i bere edhe ata myslime…?! Po katoliket dhe pjesa dermuese
      e popullates , qe eshte ateiste , edhe keta myslyme jane ?! Keshtu si ti ,
      mund te flase vetem nje idjot , i mbushur me urrejtje ndaj shqiptareve !

  5. Qafir says:

    Hiqni ruset nga albanistani dhe Irani iken me tragetin e mjesit . Kapni malokun e vicidolit dhe tredhjani koqet qe te flase per takimer me “arkeologet ruse”

  6. mirel says:

    Po ju dogj barku per 200 jevgj..Leri perallat.
    Tjeter eshte qellimi.

  7. loni says:

    Po ishe nga mallakastra I di te gjitha! Edhe morri, po ish nga mallakastra , eshte me bishte.

  8. Ylli says:

    Futja e gjithe ballkanit perendimore ne BE per te shpetuar nga Rusia ?! Kjo deklarate eshte teper jo serioze dhe e rrezikshme i nderuar Fatos Pse duhet shqptaret te lidhen pas qerres serbe per tupranuar ne BE kur e kann qerren e vete dhe munden vetem te pranohen. Kjo Puna e pranimit ne BE eshte bere qeshtje ekzistenciale thua se ne kemi lindur sote dhe nuk muindemi pa BE. Ne jemi ne Europe,nuk jemi ne azi apo Afrike. Pranimi pas qerres serbe ne BE do te thote hiq me pak se zhdukje e jona kombetare. Pse nuk pranuan as sllovenet as kroatet te futen ne BE pas qerres serbe edhe pse e perbenin nje shtet por hyne te pa varur edhe pse te dy keta popuj s’bashku nuk jan numerikisht sa ne shqiptaret.

    Per personin tuaj dhe nivelin tuaj kjo deklarate si e tille eshte ndjellakeqe andaj eshte mire ta terheqni. Ne shqiptaret, se pari duhet te bashkohemi nder veti pastaj te shohim dhe bejme me tutje. Ne jemi ketu autokton dhe me te vjeter se te gjithe popujt e europes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje