"Shpërthen" Dhori Kule: Ministrja teknike e Arsimit s’ia ka haberin, kurse rektori Koni po shkel ligjin

16 Gusht 2017, 21:02Sociale TEMA

Katër ditë më parë, ministrja teknike e Arsimit ka zëvendësuar 3 anëtarë të Bordit të Administrimit në Universitetin e Tiranës, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit.

Ky vendim, sipas Dekanëve të Universitetit të Tiranës është bërë pa dijeninë e kryetarit të Bordit të Administrimit në Universitetin e Tiranës, që është organi më i lartë drejtues administrativ, bazuar në ligjin e ri “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në universitete”.

“Ministrja, mesa duket nuk e paska fare haberin sesi funksionon institucioni. Nëse kishte ndërmend të firmoste një shkresë, duhet të konsultonte me institucionet përkatëse. Ligji i arsimit të lartë nuk njeh zëvendësim të anëtarëve përfaqësues të Ministrisë, por njeh shkarkim.

Kjo shkresë përpiqet të cënojë një autonomi kushtetuese të një organi kolegjial të rëndësishëm që merret me administrimin dhe financat e universitetit”, thotë Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule. Edhe pse me pushime, Dekani Kule thotë se i janë drejtuar me një shkresë zyrtare ministres Karabina, më datë 15 gusht, kur mësuan edhe për lajmin.

Ai thotë se Dekanët janë kundër, por Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është pro. “Qëndrimi i zotit Koni ka qenë në harmoni me qëndrimin e paligjshëm të ministres. Ose Karabina teston Konin për paligjshmërinë, ose ky ja ka kërkuar asaj që të bëjë këtë lloj veprimi. Para disa ditësh jemi njoftuar nga Bordi i Administrimit që ka dalë një njoftim i ministres për shkelje shumë të rënda nga ana e Konit”, shton Dhori Kule.

“Këto ndryshime janë bërë në përgjigje të shqetësimeve të autoriteteve drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë publik për të siguruar mbarëvajtjen e institucioneve në përgatitjet e tyre për vitin akademik 2017-2018. Ministri i Arsimit dhe Sportit, në zbatim të detyrimeve ligjore ka përgjegjësi institucionale të ndërmarrë të gjitha masat që shërbejnë për të krijuar mekanizma të qëndrueshëm të sigurimit të cilësisë dhe menaxhimit financiar në universitete, të cilat gëzojnë liri akademike dhe autonomi financiare”, thuhet në përgjigjen e Karabinës.

Kundër vendimit të ministres Karabina janë edhe Artan Hoxha, Dekani i Juridikut; Edmond Rapti, Dekani i Shkencave Sociale dhe Artur Sula, Dekani i Gjuheve të Huaja.

5 komente në ““Shpërthen” Dhori Kule: Ministrja teknike e Arsimit s’ia ka haberin, kurse rektori Koni po shkel ligjin”

  1. Dhori kurva says:

    Si ka fytyre ky Dhori kurva qe te dale kunder Rektorit qe nuk la gje pa e zgjedhur vete? Cfare ka ndodhur? Si ka mundesi qe te egzistoje nje vemje dhe qenie e tille?
    E tmerreshme

  2. Dhori kurva says:

    O zot kur flet edhe Dhori Kurva. Hapu dhe se kur e imagjinon qe ky bythqiri ka rreth 20 vjet ne drejtim te vjen te vjellesh.
    Cfare mund te presesh nga Dhori Kurva aman?

  3. krasta says:

    Mero ajo s’ eshte karabushi
    Eshte karabina se la qellu
    Ne zemer korrupsionin ne arsim
    Perderisa dhori Kula del i pari e kundershton.

  4. Devolliu says:

    Dhori e ndyn debatin. Shume poshteruese te kesh firmen e diplomes me emrin Dhori Kule.

  5. Gjithkush says:

    Dhori Kule dhe gjithe te tjeret kane te drejte, kurse Karabine duhet te jape llogari se perse kerkon te kryeje veprime te paligjshme dhe cfare perfitimi synon te arrije me veprime te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje