29-vjeçari rreh bashkëshorten në mes të spitalit të Durrësit

17 Gusht 2017, 11:05Kronika TEMA

Policia arrestoi ditën e djeshme një 29-vjeçar, pasi dhunoi bashkëshorten në ambientet e brendshme të spitalit të Durrësit.

29-vjeçari me iniciale, Gj. B. ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur bashkëshorten e tij, shtetasen E. L, për arsye xhelozie.

Burri kishte shkuar në spital të mjekonte dorën, pasi e kishte të lënduar.

Ai shoqërohej edhe nga gruaja e tij, 29-vjeçarja E.L.

Mes çiftit ka vazhduar debati, pasi burri e akuzon se ajo ka një lidhje tjetër.

Debati ka degraduar dhe ai e ka rrahur  bashkëshorten në ambintet e spitalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje