Horror në Romë: Vëllai vret motrën, e ndan në copa dhe e hedh në koshin e plehrave

16 Gusht 2017, 16:54Kronika TEMA

Një 62-vjeçar vrau motrën e tij, më pas e ndau copa-copa dhe e hodhi në koshin e plehrave.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Guido Reni’, në Flaminio të Romës. Mediat italiane raportojnë se të dy motër e vëlla jetonin sëbashku në një apartament, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se krimi ka ndodhur për probleme ekonomike.

Maurizio Diotallevi, pas disa orësh marrje në pyetje nga oficerët e krimi pranoi se kishte vrarë motrën, Nicolletën, 58 vjeçe, dhe më pas e kishte ndarë trupin e në disa copa e më pas e kishte hedhur me kuti në tre kosha me mbeturina.

Provat që kanë ‘fundosur’ 62-vjeçarin ka qenë edhe një kamerat e sigurisë që e kanë kapur atë gjatë natës së 14 dhe 15 gushtit teksa hidhte një kuti në koshin e mbeturinave.

Ndërkohë, dy kutitë e tjera u gjetën në lagje të ndryshme, ku ishte trupi dhe sendet e saj personale dhe rrobat.

‘Tgcom’ shkruan se fqinjët janë shokuar nga ngjarja e rëndë, ndërsa shprehen se nuk kishin dëgjuar asnjëherë që të ziheshin të dy motër e vëlla.

“Nuk kanë pasur asnjëherë grindje. Nicoletta dhe Maurizio i njihnim mirë dhe unë kurrë nuk do ta kisha menduar këtë.”, rrëfehu fqinja. Policia po heton lidhur me zbardhjen e plotë të shkaqeve të krimit makabër.

1 komente në “Horror në Romë: Vëllai vret motrën, e ndan në copa dhe e hedh në koshin e plehrave”

  1. arturi says:

    Kush e di si do shkruanin mediat, nese ky çift, moter e vella, do te ishin shqiptar!
    Ja pra dhe nje rast tjeter, fatkeq, ku duhet te mesojme se krimi nuk ka ngjyre feje, rrace apo kombesie!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje