Motra me probleme mendore djeg me qiri vilën 3-katëshe të vëllait

16 Gusht 2017, 11:28Kronika TEMA

Një banesë 3-katëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Piqeras të Sarandës mëngjesin e sotëm.

Banesa ishte në pronësi të shtetasit me iniciale N.Th.,i cili aktualisht banon në Greqi.

Nga hetimi ka rezultuar se në këtë banesë jetonte motra e tij e cila është me probleme mendore, dhe dyshohet se banesa ka marrë flakë si shkak i disa qirinjëve që ishin ndezur brenda në banesë.

Si rezultat janë djegur dy katet e para të banesës.

Është bërë e mundur shuarja e zjarrit dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje