Vlorë: Tre persona rrahin me sende të forta shefin e pikës kufitare Triport

16 Gusht 2017, 09:23Kronika TEMA

Tre persona kanë dhunuar dhe goditur me sende të forta shefin e Stacionit të pikës kufitare Triport.

Ngjarja është shënuar pas mesnatës, rreth orës 01:00, (16. 08. 2017) pranë banesës së 49 vjeçarit S.C

I dëmtuari kishte telefonuar në sallën operative të policisë për të kërkuar ndihmë

“Reth orës 01:25, Salla Operative Vlorë, njoftohet nga një telefonatë se pranë banesës së tij në lagjen ”1 Maj ” , një shtetas ka kërkuar ndihmë pasi e kanë goditur me sende të forta”

Nga hetimi paraprak i policisë ka rezultuar se ndaj shtetasit S.C., është ushtruar dhunë fizike si edhe e kanë goditur me sende të forta, tre shtetas, ende të paidentifikuar nga policia” informon policia e Vlorës.

I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe aktualisht është jashtë rrëzikut për jetën.

Policia kërkon të nënvizojë se në momentin e ndodhjes së ngjarjes, ky punonjës policie nuk ka qënë me shërbim.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje